Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kina ndalon për herë të parë në 40 vjet, SHBA dhe BE në vështirësi”! Ekonomia në 2023, sipas kreut të FMN
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Kina ndalon për herë të parë në 40 vjet, SHBA dhe BE në vështirësi”! Ekonomia në 2023, sipas kreut të FMN
EkonomiKryesore

“Kina ndalon për herë të parë në 40 vjet, SHBA dhe BE në vështirësi”! Ekonomia në 2023, sipas kreut të FMN

Published: January 2, 2023
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kina do të përballen me dobësim të aktivitetit ekonomik. Këtë ka parashikuar këtë fillimviti, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

“Viti i ri do të jetë më i vështirë se viti që lëmë pas. Për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, viti 2023 do të jetë një vit i vështirë pasi forcat kryesore të rritjes globale. Pse? Sepse të treja ekonomitë e mëdha – SHBA, BE dhe Kina – po ngadalësohen njëkohësisht”, tha Georgieva në një intervistë për emisionin “Face the Nation” të televizionit CBS’.

Në tetor, FMN e uli parashikimin për rritjen ekonomike globale në vitin 2023, duke pasqyruar rënien e vazhdueshme nga lufta në Ukrainë, si dhe trysnia e inflacionit dhe normat e larta të interesit të vendosura nga bankat qendrore si ajo e Shteteve të Bashkuara.

- Publicitet -

Që nga ajo kohë, Kina ka hequr dorë nga politika e saj zero-COVID dhe ka nisur një rihapje kaotike të ekonomisë së saj, megjithëse konsumatorët atje mbeten të kujdesshëm, ndërsa rastet e koronavirusit rriten.

Në komentet e tij të para publike që nga heqja e kufizimeve, Presidenti Xi Jinping bëri thirrje të shtunën në fjalimin e Vitit të Ri për më shumë përpjekje dhe unitet ndërsa Kina hyn në një “fazë të re”.

“Për herë të parë në 40 vjet, rritja e Kinës në 2022 ka të ngjarë të jetë në të njëjtin nivel ose më poshtë rritjes globale”, tha zonja Georgieva.

Për më tepër, një shpërthim i pritshëm i infeksioneve të COVID-it atje në muajt në vijim ka të ngjarë të godasë më tej ekonominë e saj këtë vit dhe të ngadalësojë rritjen rajonale dhe globale, tha zonja Georgieva.

“Për dy muajt e ardhshëm, do të jetë e vështirë për Kinën, dhe ndikimi në rritjen kineze do të jetë negativ, ndikimi në rajon do të jetë negativ, ndikimi në rritjen globale do të jetë negativ”, tha ajo.

Në parashikimin e tetorit, FMN-ja e përcaktoi rritjen e produktit të brendshëm bruto në Kinë për vitin e kaluar në 3.2% – në të njëjtin nivel me parashikimin global të fondit për vitin 2022. Në atë kohë, ajo parashikoi gjithashtu se rritja vjetore në Kinë do të përshpejtohej në vitin 2023 duke shkuar në 4.4%.

Por komentet e saj lënë të kuptohet se në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit në Zvicër këtë muaj, FMN-ja do të bëjë një ulje tjetër të parashikimit për rritjen e ekonomisë së Kinës dhe asaj globale.

Drejtoresha e FMN-së, Georgieva, tha se ekonomia amerikane mund të shmangë tkurrjen e drejtpërdrejtë që ka të ngjarë të godasë deri në një të tretën e ekonomive të botës.

Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë më të madhe të ripërtëritjes, tha ajo dhe “mund të shmangin recesionin. Ne shohim se tregu i punës atje mbetet mjaft i fortë.”

Por ky fakt në vetvete paraqet një rrezik sepse mund të pengojë përparimin që Banka Qendrore duhet të bëjë për ta ulur inflacionin në SHBA nga niveli më i lartë në katër dekada.

Inflacioni tregoi shenja se kishte kaluar kulmin e tij me përfundimin e vitit 2022, por ai vazhdon të jetë pothuajse sa trefishi i objektivit prej 2%.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Agim Anastasi says:
    January 2, 2023 at 10:29 am

    Pikerishte 100 vite me pare, ne 1923 ,kriza ekonomike dhe inflacioni teper i larte, ku nje qytetare me nje karro plote me leke, shkonte te blente nje buke, e pabesueshme, ne Gjermani vjen ne pushtet, nje idiot austriak, i quhajtur Adolf Hitler. Dhe perseritet e njejta sot, kriza dhe inflacioni. Kryeministri shqipetar beri fajtor luften ne ukraine , duke cuditur bashkemoshataret e tij ne vend, te cilet dikure kane studiuar Kapitalin, ku thuhet se kriza nuk do ti ndahet kurre Kapitalizmit. Secili kerkon te beje politik. Aq me shume kur shkrimtari i madh Kadare, para studenteve ne Rumani, e cilsoi nje idiot, autorin e Kapitalit ne nje kohe qe perendimi e cilsone si profetin e madh te te gjitha kohrave. Por historia perseritet dhe kur flet per politike, behesh i rendomte. Kjo krize bie nje Hitler te ri ne skenen nderkombetare , i cili quhet Putin. A do mundet ky te heqe krizen!? Me nacionalizem ekonomia nuk fuksionon. Nuk eshte koha e vringellimit te armeve. Planetit me shume se kurre i duhet qetesia. Klima dhe ekonomia nuk kerkojne nje Hitler te ri,por kompromise.

    Reply
  • Cajupi says:
    January 2, 2023 at 1:05 pm

    “Me nacionalizem ekonomia nuk funksionon”.
    Kjo teme eshte shume me e komplikuar se sa mendon Anastasi.
    Une mund te sjell sa te duash (me te vertete SA TE DUASH) “kunderinstanca” po te duash.

    Reply
  • Pirdhni se liroheni. says:
    January 2, 2023 at 6:14 pm

    Mos u merrni me me Kinen, ne te gjitha portet e Botes gjen duke u shkarkuar vetem konteniere me mallra skarco dhe me materiale qe jane ricikluar 4-5 here ku shkruhet “Made in China”.
    Kina eshte perfituesi me i madh ne kete kohe pandemie qe e hodhi ne “tregun Boteror” ne 2019 dhe ne vend te demshperblimit qe duhet te paguaj ka vetem rritje te eksporteve te saj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?