Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FMN parashikon shtrenjtim çmimesh, bie rritja ekonomike e vendit për 2026 – 2027
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FMN parashikon shtrenjtim çmimesh, bie rritja ekonomike e vendit për 2026 – 2027
AktualitetEkonomi

FMN parashikon shtrenjtim çmimesh, bie rritja ekonomike e vendit për 2026 – 2027

Published: April 16, 2026
Shpërndaje

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale, ka rishikuar me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë. FMN pret që ekonomia e vendit të rritet me 3.4%, nga 3.6% që ishte parashikimi në raportin e stafit të FMN-së për Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar.

Me ulje prej 2 pikë përqindje është rishikuar dhe pritshmëria për vitin 2027, nga 3.4% që ishte vlerësimi fillestar, në 3.2% në vlerësimin e ri.

Në këto nivele, vendi pritet të ketë rriten e dytë më të larta në rajon, pas Kosovës me 3.6%. Rënien më të madhe në pritshmëritë ekonomike e ka shënuar Serbia, që pritet të zgjerohet me 2.8%, nga 3.6% që ishin vlerësimet në tetor. Bosnjë Hercegovina do të rritet me 2.2% (-0.5 pikë përqindje), Mali i Zi me 2.8% (-0.4 pp); Maqedonia e Veriut me 3.2% (-0.1pp).

- Publicitet -

Rishikimi në ulje vjen në linjë me zhvillimet ndërkombëtare dhe pasigurive që janë shtuar si rrjedhojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, që ka goditur tregjet globale të energjisë.

Në raportin e pranverës, “Ekonomia globale sërish në test” FMN vlerëson se globi po përballet me një goditje të re nga lufta në Lindjen e Mesme, e cila po rëndon mbi tregjet e lëndëve të para, pritshmëritë për inflacionin dhe kushtet financiare.

Në parashikimin referencë të FMN-së, rritja ekonomike globale pritet të jetë 3.1% në vitin 2026 dhe 3.2% në vitin 2027.

Kjo do të thotë se ekonomia botërore do të rritet më ngadalë sesa në vitet 2024-2025, kur ritmi ishte rreth 3.4%, dhe gjithashtu do të mbetet nën mesataren historike prej 3.7% të periudhës 2000-2019. Krahasuar me përditësimin e janarit 2026, FMN e ka ulur me 0.2 pikë përqindje parashikimin për rritjen e vitit 2026, ndërsa ai për 2027 ka mbetur i pandryshuar.

FMN ka rishikuar në rritje dhe pritshmëritë për inflacionin. Në Shqipëri, ndryshimi vjetor i çmimeve në 2026-n pritet të jetë 3.7%, nga 3% vlerësimin fillestar, duke kaluar objektivin e shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Në rajon, rritja e çmimeve pritet të jetë më e lartë, me rekordin që e mbajnë Serbia (7%) dhe Kosova (5.8%).

FMN thonë në raport se barra më e madhe ekonomike pritet të bjerë mbi vendet e përfshira në konflikt dhe mbi ekonomitë më të brishta, veçanërisht vendet në zhvillim që importojnë lëndë të para energjetike.

FMN vlerëson se rreziqet mbeten qartësisht në kahun negativ. Përveç përshkallëzimit të mëtejshëm gjeopolitik, rreziqe shtesë vijnë nga tensionet tregtare, borxhi i lartë publik, shtrëngimi i kushteve financiare dhe mundësia e korrigjimeve në tregjet financiare.

Në anën pozitive, investimet e lidhura me IA dhe reformat strukturore mund të mbështesin rritjen, por mesazhi kryesor i raportit është se ekonomia globale po hyn në një periudhë më të pasigurt, ku ecuria e saj do të varet shumë nga zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe nga stabiliteti i tregjeve të energjisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Phoenix says:
    April 16, 2026 at 8:45 pm

    Krijojne luftra per te c’montuar ekonomine Globale dhe Perendimin ne favor te Rendit te Ri me AI Cifut, e pastaj te bejne dhe profetet e ekspertet per pasojat ekonomike te luftrave dhe bllokadave qe i krijojne vete. Sa te zgjuar qe i ka bere Jahovai. Gjeni jane per zotin, gjeni. Gjeni ne mashtrime e manipulime.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?