Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FMN rrit parashikimin e ekonomisë shqiptare në 3.8% për vitin 2025
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > FMN rrit parashikimin e ekonomisë shqiptare në 3.8% për vitin 2025
EkonomiLajmi i fundit

FMN rrit parashikimin e ekonomisë shqiptare në 3.8% për vitin 2025

Published: April 23, 2025
Shpërndaje

Ekonomia globale do të ndikohet nga tensionet në rritje tregtare dhe pasiguria politike. Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) global pritet të ngadalësohet në 2.8% në vitin 2025 dhe në 3% në vitin 2026. Kjo sipas Raportit të Përditësuar për Perspektivën Ekonomike Botërore (WEO) të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në nivel rajonal, FMN parashikon një ecuri pozitive për vendet e Ballkanit. Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 3.8% në 2025 nga 3.4% që parashikoheshe në raportin e perspektivës ekonomike të tetorit. Parashikimi për Kosovën mbetet i pandryshuar në 4%, ndërsa parashikon me ulje ekonomitë e tjera në vendet e rajonit. Serbia do të rritet me 3.5%, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut parashikohen të kenë një rritje të ngjashme prej 3.2%. Pë Bosnjë-Hercegovinën parashikohet të rritet me 2.8%.

Përshkallëzimi i shpejtë i tensioneve tregtare dhe nivelet jashtëzakonisht të larta të pasigurisë politike pritet të kenë një ndikim të ndjeshëm në aktivitetin ekonomik global, thuhet në raportin e ri. Rishikimi i muajit janar parashikonte një rritje të PBB-së globale prej 3.3% për vitet 2025 dhe 2026. Theksohet se situata ka ndryshuar pasi qeveritë në mbarë botën po ndryshojnë prioritetet e tyre politike. Ndër të tjera, që nga raporti i janarit, një sërë masash të reja tarifore janë shpallur dhe zbatuar nga Shtetet e Bashkuara dhe kundërmasa nga partnerët e saj tregtarë. Kjo kulmoi me vendosjen e tarifave pothuajse universale nga SHBA më 2 prill, duke e çuar nivelin efektiv të tarifave në një nivel që nuk është parë në shekullin e fundit. Vetë kjo është një tronditje e rëndë negative për rritjen ekonomike, sipas FMN-së.

- Publicitet -

Paparashikueshmëria me të cilën janë zhvilluar këto masa, ndër të tjera, e bën të vështirë parashikimin. Prandaj, FMN e quan rishikimin e prillit një “parashikim referues”, i bazuar në informacionin deri më 4 prill 2025, përfshirë tarifat e 2 prillit dhe reagimet fillestare. Ai shoqërohet edhe me një sërë skenarësh të tjerë për rritjen globale, kryesisht në varësi të ndryshimeve në politikat tregtare.

Për Ukrainën, parashikimi për rritjen e PBB-së për këtë vit është ruajtur në 2%, ndërsa për vitin e ardhshëm është parashikuar në 4.5%. FMN pret që inflacioni bazë global të bjerë më ngadalë sesa pritej në janar, duke arritur në 4.3% në vitin 2025 dhe në 3.6% në vitin 2026.

Më herët, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, kishte theksuar se fragmentimi i sistemit tregtar global ka rritur vëmendjen ndaj çështjeve të sigurisë kombëtare, të cilat favorizojnë prodhimin vendas të mallrave si çeliku, në vend të kostos së tyre – kështu që po rikthehet vetë-mjaftueshmëria./ Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • edi says:
    April 24, 2025 at 6:18 am

    Sipas mendimit tim FMN eshte shprehur gabim sepse ekonomia shqiptare nuk eshte rritur asnjehere ndersa ekonomia e qeveritareve ka 35 vjet qe rritet !

    Reply
  • Tellalli says:
    April 24, 2025 at 12:35 pm

    Herë tjetër , nuk ka se pse të shprehet FMN -ja për ekonominë shqiptare , na mjafton opinioni i këtij loqes me emrin edi .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. Skypion on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. Kalemi on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?