Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FMN shpjegon pse uli parashikimin e rritjes për Shqipërinë, si Ballkani po e humb vrullin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FMN shpjegon pse uli parashikimin e rritjes për Shqipërinë, si Ballkani po e humb vrullin
AktualitetEkonomi

FMN shpjegon pse uli parashikimin e rritjes për Shqipërinë, si Ballkani po e humb vrullin

Published: October 20, 2025
Shpërndaje

Pas dy vitesh me rritje të fortë të nxitur nga turizmi, ndërtimi dhe konsumi i brendshëm, ekonomitë e Europës Juglindore po përballen me një periudhë ngadalësimi.

Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar “Regional Economic Outlook for Europe, October 2025” sinjalizon se pas kulmit të rikuperimit post-pandemik, kërkesa e brendshme po zbehet, investimet po frenohen nga kostot e larta të financimit, ndërsa kërkesa nga tregjet e BE-së mbetet e dobët.

Shqipëria, ashtu si shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndjen efektet e këtij ngadalësimi: FMN ka ulur parashikimin e rritjes së saj për vitin 2025 nga 3.8 % në 3.4 %, duke reflektuar zbehjen e vrullit të sektorëve që udhëhoqën zgjerimin në vitet e fundit. në vitin 2024 rritja ishte 4%.

- Publicitet -

Sipas FMN-së, rritja në Europën Juglindore jashtë BE-së pritet të zbutet në 2025, pasi efektet e rimëkëmbjes së fortë në turizëm dhe ndërtim po veniten, ndërkohë që kushtet më të shtrënguara të financimit dhe kërkesa më e dobët e jashtme po kufizojnë investimet.

FMN thekson se bumi turistik që nxiti rritjen në 2023-2024 po humbet intensitetin, ndërsa kostoja e jetesës dhe normat e larta të interesit në Europë po ngadalësojnë ardhjet dhe shpenzimet e vizitorëve të huaj.

Në tërësi, grupi i vendeve të Europës Juglindore jashtë BE-së pritet të rritet me rreth 2.8 % në 2025, nga 3.4 % që ishte parashikuar më herët.

Ky është një nga rishikimet më të forta në kontinent, krahas uljeve që FMN ka bërë për Rumaninë, Serbinë, Shqipërinë e Bosnjë Hercegovinën.

Ndërkohë, disa vende të BE-së të Europës Qendrore – si Polonia e Bullgaria – pritet të ruajnë ritme më të qëndrueshme rritjeje, ndërsa Hungaria dhe Moldavia mbeten të ndjeshme ndaj inflacionit dhe politikave fiskale të brishta.

FMN përshkruan rajonin si “zonë me rritje të pabarabartë dhe me vonesë në reformat strukturore”, duke theksuar se ekonomitë e Ballkanit mbështeten ende në konsum dhe remitanca, ndërsa eksportet me vlerë të shtuar dhe investimet produktive mbeten të ulëta.

Përtej 2025-s, FMN parashikon që rritja e Shqipërisë të stabilizohet në 3.5–3.6 % në vitet 2026–2027, në përputhje me mesataren historike të dekadës së fundit.

Sfidat kryesore të evidentuara për vendin dhe për rajonin janë:

-produktiviteti i ulët dhe emigracioni i lartë i fuqisë punëtore;

-vonesat në reformat institucionale dhe administrative;

-varësia e tepruar nga turizmi dhe ndërtimi;

-dhe kapaciteti ende i kufizuar për të tërhequr investime të mëdha prodhuese.

Ashtu si rajoni, Shqipëria është e ekspozuar ndaj tregjeve të Bashkimit Europian, që janë veçanërisht të ndjeshme ndaj presioneve globale. Ngadalësimi i rritjes në BE, tensionet tregtare dhe pasiguritë gjeopolitike po kufizojnë perspektivat e rritjes përmes eksporteve dhe remitancave.

Raporti thekson se një nga pengesat për rritje më të fortë është vonesa në reformimin struktural të institucioneve, tregut të punës, dhe integrimit më të thellë të tregjeve kapitale dhe punës.

FMN nënvizon se për të shmangur ngadalësimin afatgjatë, vendet e Ballkanit duhet të përqendrohen në rritjen e produktivitetit, forcimin e qeverisjes dhe diversifikimin e burimeve të rritjes përtej sektorëve të konsumit dhe ndërtimit.

Në përmbyllje, FMN e formulon mesazhin për rajonin me frazën: “Europa Juglindore duhet të kalojë nga njohja e problemeve në veprim konkret.” Sipas Fondit, kjo kërkon politika fiskale më të disiplinuara, nxitje të investimeve në sektorë eksportues dhe masa për përmirësimin e klimës së biznesit.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Detari says:
    October 20, 2025 at 9:20 am

    e po rritjet e minareve po arrijne stratosferen!
    Vend musliman qe prodhon vetem xhami dhe beton droge, asgje tjeter.

    Reply
  • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:
    October 20, 2025 at 9:36 am

    FMN paska ulur parashikimin e rritjes per Shqiperine? Gabon FMN ne llogarite e rritjeve, se sipas INDEKS te botuar po ketu ne gazeten Dita, cmimet e banesave ne Tirane jane rritur 3 here nga 20 vite me pare (2005)
    a nuk tregon kjo nje trefishim te rritjes se Ekonomise, ama jo asaj reale, por asaj Informale!

    Reply
  • Vlonjati says:
    October 20, 2025 at 10:16 am

    Ndërsa ti je plotësisht i degraduar nga trutë .

    Reply
  • Pellazgu says:
    October 20, 2025 at 10:27 am

    Shqiperia eshte CIRKO-KOLONI. Parazitet e FMN jan pronaret.
    Nuk do te behet mire.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?