Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FMN: Shpresa e ekonomisë te turizmi, përparoni në reformat për PPP-të
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > FMN: Shpresa e ekonomisë te turizmi, përparoni në reformat për PPP-të
EkonomiLajmi i fundit

FMN: Shpresa e ekonomisë te turizmi, përparoni në reformat për PPP-të

Published: July 16, 2024
Shpërndaje

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një deklaratë të fundit ka pohuar se ekonomia pritet të ruajë vrullin e saj pozitiv këtë vit, ku një aktivitet turistik mbi pritshmëritë mund të ulë rreziqet për ekonominë.

Pa komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, FMN ka thënë se ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat ndihmoi në bërjen e sistemit tatimor më të drejtë, duke siguruar që profesionistët e lirë të tatohen në një mënyrë të krahasueshme me tatimpaguesit e tjerë të punësuar.

FMN ka pohuar se e rëndësishme është dhe reforma e tatimit për pronën. FMN ka mbështetur dhe, vendimin e fundit i Bankës së Shqipërisë për të rritur shtesën kundërciklike të kapitalit Në kuadër të rritjes së fortë të kredisë.

- Publicitet -

Sipas fondit, përpjekjet që po bëhen për të forcuar rregulloren për mbrojtjen e konsumatorit, duke përfshirë atë për institucionet financiare jobanka, janë thelbësore për ruajtjen e integritetit dhe besimit në sistemin financiar. FMN ka pohuar se plotësimi dhe publikimi i raporteve për PPP-të dhe koncesionet për vitet 2022 dhe 2023 janë të mirëpritura dhe inkurajon publikimin në kohë të raporteve të ardhshme..

Sipas një njoftimi zyrtar për shtyp, një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), drejtuar nga Znj. Anke Weber, zhvilloi një vizitë në Shqipëri gjatë datave 9-12 korrik, për të diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike, parashikimin ekonomik dhe politikat prioritare.

Në fund të vizitës, Znj. Weber bëri deklaratën në vijim:

“Ekonomia shqiptare u rrit me 3.5 për qind në vitin 2023, kryesuar nga një konsum privat i qëndrueshëm, me forcim të konsiderueshëm të turizmit dhe ndërtimit. Performanca e sektorit fiskal dhe e sektorit të jashtëm ka tejkaluar pritjet, me suficit primar dhe deficit të llogarisë korente përkatësisht 0.7 për qind dhe 1 për qind të PBB-së. Presionet inflacioniste janë ulur dhe inflacioni shënoi vlerën 2.1 për qind në qershor, si pasojë e rënies së çmimeve të lëndëve të para. Ekonomia pritet të ruajë vrullin e saj pozitiv këtë vit, me një rritje të parashikuar në rreth 3¼ për qind. Inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3 për qind.”

“Rreziqet janë gjerësisht të balancuara. Një aktivitet turistik mbi pritshmëritë mund të zhvendosë balancën e rreziqeve për lart. Tensionet e rritura gjeopolitike përfaqësojnë një rrezik të mundshëm për poshtë, ndërkohë që ekonomia mbetet e ndjeshme ndaj rreziqeve të goditjeve të sektorit energjetik të lidhura me motin dhe një ndryshimi të papritur të kahut të kursit të këmbimit. Në afat të mesëm, progresi për reformat në planin e ri të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor mund të nxisë rritjen potenciale, ndërkohë që prirjet demografike përfaqësojnë një rrezik kyç për poshtë.”

“Goditjet ekonomike në vitet e fundit kanë nënvizuar rëndësinë e rindërtimit të hapësirave të përshtatshme fiskale për të siguruar qëndrueshmëri të vazhdueshme ndaj goditjeve të ardhshme. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve për një politikë fiskale të kujdesshme, siç reflektohet nga pajtueshmëria e hershme dhe e vazhdueshme me rregullat fiskale sipas Ligjit Organik të Buxhetit. Ne nënvizojmë rëndësinë e një konsolidimi fiskal afatmesëm ambicioz dhe menaxhimi të kujdesshëm të borxhit për të reduktuar nevojat për financim bruto dhe për të mbrojtur qëndrueshmërinë fiskale. Një konsolidim i tillë duhet të mbështetet nga masa për të nxitur mobilizimin e të ardhurave, për të gjeneruar përfitime nga efikasiteti dhe për të rritur shpenzimet produktive.”

“Progresi i vazhdueshëm në reformat fiskale mbetet kritik për besueshmërinë e kuadrit fiskal. Ne mirëpresim miratimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave deri në fund të këtij viti. Shqipëria do të përfitonte nga një sistem tatimor i mbështetur nga një mbulim gjithëpërfshirës, rregulla të drejta dhe stimuj të duhur për të garantuar një barrë të barabartë mes taksapaguesve. Në këtë kontekst, ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat ndihmoi në bërjen e sistemit tatimor më të drejtë, duke siguruar që profesionistët e lirë të tatohen në një mënyrë të krahasueshme me tatimpaguesit e tjerë të punësuar. Masat për mobilizimin e të ardhurave që zgjerojnë bazën tatimore, përfshirë reformat e tatimit mbi pronën, mbeten të rëndësishme.”

“Ne mirëpresim miratimin e Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike dhe bëjmë thirrje për operacionalizimin e plotë të një kuadri të forcuar të menaxhimit të investimeve publike, si dhe përparim të mëtejshëm në reformat e partneritetit publik-privat (PPP). Në këtë drejtim, plotësimi dhe publikimi i raporteve për PPP-të dhe koncesionet për vitet 2022 dhe 2023 janë të mirëpritura dhe ne inkurajojmë publikimin në kohë të raporteve të ardhshme. Deklarata pilot e pavarur e Rreziqeve Fiskale është një hap kyç në forcimin e menaxhimit të rrezikut fiskal. Më tej, një përparim konkret në rritjen e mirëqeverisjes dhe mbikëqyrjes së ndërmarrjeve shtetërore vazhdon të jetë vendimtar për ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale.”

“Qëndrimi aktual i politikes monetare është i përshtatshëm, me presionet e çmimeve nga rritja e pagave potencialisht të zbutura nga një inflacion i importuar më i ulët për shkak të mbiçmimit të lekut. Autoritetet duhet të vazhdojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet e çmimeve dhe të mbajnë një qasje mbështetur në të dhëna ndaj politikës monetare. Më tej, një kurs i lirë këmbimi duhet të jetë amortizuesi kryesor i goditjeve. Një mbikëqyrje e vazhdueshme fleksibël dhe instrumentet e shtuara prudenciale do të ndihmojnë ekonominë në kapërcimin e pasigurive financiare dhe ekonomike. Progresi në reformat financiare duhet të vazhdojë, duke përfshirë forcimin e mëtejshëm të kuadrit mbikëqyrës dhe rregullator dhe thellimin e tregjeve financiare. Në kuadër të rritjes së fortë të kredisë, vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për të rritur shtesën kundërciklike të kapitalit është i përshtatshëm dhe miratimi i një shtese të rrezikut sistemik mund të rrisë më tej qendrueshmërinë. Përpjekjet që po bëhen për të forcuar rregulloren për mbrojtjen e konsumatorit, duke përfshirë atë për institucionet financiare jobanka, janë thelbësore për ruajtjen e integritetit dhe besimit në sistemin financiar. Për më tepër, me mbi një dekadë të kaluar nga Vlerësimi i fundit i Stabilitetit të Sistemit Financiar (FSAP), ne inkurajojmë autoritetet të marrin në konsideratë një Program të ri të Vlerësimit të Sektorit Financiar. Në tërësi, ruajtja e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë është thelbësore për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar.”

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • intelektuali says:
    July 16, 2024 at 12:53 pm

    FMN KAPITALISTE SI PROPAGANDA KOMUNISTE E ENVERIT KUR SHQYPNIA ME TOLLONA DHE BUNKERE FITONTE CMIMIN E PARE NE BOTE PER USHQIMIN

    Me tregoni nje vend ne Bote qe e ka shpresen te zhvillimit kombetar te turizmi dru me pre, madje edhe vende si Spanja, Italia apo Greqia te ardhurat nga turizmi perbejne vetem nje % te vogel ne krahasim me GDP totale te prodhimit kombetar.

    Shikoni cfare qyfyresh shkruan FMN per Shqypnine: “…Një mbikëqyrje e vazhdueshme fleksibël dhe instrumentet e shtuara prudenciale (CFARE KAFSHE ESHTE KJO?) do të ndihmojnë ekonominë në kapërcimin e pasigurive financiare dhe ekonomike. Progresi në reformat financiare duhet të vazhdojë, duke përfshirë forcimin e mëtejshëm të kuadrit mbikëqyrës dhe rregullator dhe thellimin e tregjeve financiare (CFARE LLAFOQYLI PA ASNJE KUPTIM!). Në kuadër të rritjes së fortë të kredisë, vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për të rritur shtesën kundërciklike (CFARE KAFSHE ESHTE KJO?) të kapitalit është i përshtatshëm dhe miratimi i një shtese të rrezikut sistemik (CFARE RREZIKU ESHTE KY?) mund të rrisë më tej qendrueshmërinë. Përpjekjet që po bëhen për të forcuar rregulloren për mbrojtjen e konsumatorit, duke përfshirë atë për institucionet financiare jobanka, janë thelbësore për ruajtjen e integritetit dhe besimit në sistemin financiar (LLOGJET PREJ BUDALLI VAZHDOJNE). Për më tepër, me mbi një dekadë të kaluar nga Vlerësimi i fundit i Stabilitetit të Sistemit Financiar (FSAP), ne inkurajojmë autoritetet të marrin në konsideratë një Program të ri të Vlerësimit të Sektorit Financiar. Në tërësi, ruajtja e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë është thelbësore për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar (BANKA E SHTETIT RUAN STABILITETIN E CMIMEVE VETEM NE SHTETIN KOMUNIST)…”

    Kush i ka kuptuar keto llogje budalli le te na sqaroje, sepse duket sikur i ka shruar Edi Rama me doren e tij, ne nje kohe qe Shqypnia e Rilindjes Enveriste nuk prodhon dot asgje per ta shitur ne tregun nderkombetar dhe GDP ka mbetur ne vend numero qe nga Koha e Enverit me tollona dhe bunkere dhe mburrjet e Anke Weber qe: “…“Ekonomia shqiptare u rrit me 3.5 për qind në vitin 2023, rritje famoze e kryesuar nga një konsum privat i qëndrueshëm, kur inflacioni eshte perllogaritur 2,5 %…” ky eshte nje xhevahir injorance per ekonomine boterore me thirrjet: “O shqyptare “patriotike”, hani pini dhe kendoni, berxholla Kauri te Amerikes te hani e kafshoni, birra me krikell te Hitlerit te pini dhe konsumoni qe nga ky konsum sipas llogjeve te FMN te rritet ekonomia kombetare e FMN si “patriote” enveriste dhe edveriste te vertete sepse o milet me 1 % rritje ekonomike ne vit reale, pas 1 milione vitesh rritje dhe fitorje ekonomike do te arrini Boten Demokratike.”

    O SA MIR ME KEN SHQYPTAR!

    Reply
  • demo says:
    July 16, 2024 at 1:07 pm

    Kesaj i thone te mbash nje shtet me luge te zbrazet.Te ushqesh 2 miljon banore me lloqe turistike,kunderciklike,.
    Shqiptaret sa ti kuptojne keto ekuacione lloqesh me luge te zbrazet,,me mire ja mbathin kembeve ne emigracion ku paguhen per ate pune qe bejne.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    July 16, 2024 at 1:08 pm

    O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR OE OE!
    HALEJA!HALEJA!HALEJA!
    INTELEKTUHALEJA!

    Reply
  • Diktatura nuk ka brire! says:
    July 17, 2024 at 7:30 am

    Te thuash se turizmi do zhvilloje vendin tone,eshte mashtrim dhe tradheti ndaj interesave te shqiptareve!
    Kemi pasuri kolosale kombetare qe shfrytezohen nga halabaket,ndersa keta derdellitin se kamarieret dhe kuzhinieret qenka shpetimi yne!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryebashkiaku Mamdani krijon lagjen shqiptare në New York, e quan “Little Albania”
  • Një tjetër ‘Super El Nino’ pritet të godasë botën, shkencëtarët po testojnë në zgjidhje kontroverse për të ftohur Tokën
  • Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
  • Rama publikon pamjet e stadiumit për Kanye West: Kultura nuk është luks

Komentet e Fundit

  1. Diaspora on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. Vezguesi atdhetar on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  3. ETHEM LALAJ on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  4. Fad on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  5. L on Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?