Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FNSH e ruante në Fier, i dënuari përfundon në Greqi dhe përplaset me armë me policinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FNSH e ruante në Fier, i dënuari përfundon në Greqi dhe përplaset me armë me policinë
KronikeLajmi i fundit

FNSH e ruante në Fier, i dënuari përfundon në Greqi dhe përplaset me armë me policinë

Published: May 23, 2026
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të së shtunës në Mikrolimano të Athinë.

Rreth orës 05.30, efektivë të stacionit të Pireut konsideruan të dyshimtë një burrë që ndodhej jashtë një dyqani në Mikrolimano dhe u përpoqën ta kontrollonin atë. Në përpjekje për t’u arratisur, i dyshuari i drejtoi armën një oficeri policie.

Njëri nga oficerët e policisë u kundërpërgjigj duke përdorur armën e tij të shërbimit, duke rezultuar në plagosjen e autorit, i cili u transportua në spitalin “Attikon”. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 3 armë zjarri dhe 6 granata që dyshohet se i përkisnin autorit.

- Publicitet -

Pas transportimit në spital, i dyshuari është identifikuar si Alesio Xhelo, 41 vjec, nga Fieri, i njohur ne Greqi si “Titi”, person me precedentë të rëndë penalë. Ai më parë ka përdorur edhe emrin Astrit Hasani.

Nuk dihet se si Xhelo ka përfunduar në Greqi, pasi të paktën deri vitin e kaluar ai ndodhej në “Arrest shtëpie” në Fier me mbikqyrje 24 orë nga FNSH, nën akuzat “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë.

Madje në 30 mars 2025, ai ishte arrestuar pasi kishte kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë , Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi.

Xhelo ishte izoluar në banesën e tij në Fier pasi ishte person i shpallur në kërkim në Greqi për akuzat e mësipërme.

Ai ishte arratisur nga burgu i Petro Ralli në Greqi në qershor 2019 bashke më dy të burgosur të tjerë, duke arritur të marrë peng një gardian.

Ai ndodhej në burg, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një greku dhe i përfshirë në 8 shkëmbime zjarri me policinë në Greqi, si dhe në dhunimin e gruas se një diplomati të huaj gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre dhe në rrëmbimin e një të riu që e liroi pasi mori shumë para nga familja e tij.

Pas arratisjes, ai mbërriti në Shqipëri dhe në tetor 2019 u arrestua në Vlorë me një pistoletë pa leje.

Drejtësia greke dërgoi dosjen e tij në Shqipëri, dhe gjykata vendosi ndaj tij masën “Arrest shtëpie” për aluzat që kërkohej në Greqi, konkretisht “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë”. Këtë masë ai e kryente në banesën e tij në Fier nën mbikqyrjen e FNSH.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Gjene mirë! says:
    May 23, 2026 at 10:30 am

    Shtet leshi ore shtet leshi. Mund të bëjë dot shtet një artist/sportist/nudist?! Po gjene mirë ky i fundit se të paktën nuk ka djegur, vrarë, shkretuar dhe groposur si ai paraardhësi i tij, doktor/mortja andej nga viçidoli!

    Reply
    • xxx says:
      May 24, 2026 at 8:42 am

      Nuk do, jo nuk di.
      Kur u cenohen interesat e tyre tregojn dhembet e shtetit qe cke me te.

      Reply
  • demo says:
    May 23, 2026 at 10:57 am

    Dmth,policia ruante deren ne Fier,se personi ishte me pushime ne Greqi.
    Prandaj ka vene alarmin Edi Rama me ministrin Gogu,,mos mbahen kriminelet dhe hajdutet qeverritare neper burgje,por ne Shtepi.Ujku duhet te mbahet ne stan bashke me bagetite,sepse perndryshe cenohen te drejtatr e kafsheve.

    Reply
  • Jimi says:
    May 23, 2026 at 11:02 am

    Tani mbetet qe te futen brenda ata qe e kishin per detyre qe ta mbanin nen vezhgim gjate kohes qe ka qene ne arrest shtepie

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qofsh e bekuar rinia e vëndit tim! Protestat dhe dy propozime racionale  
  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?