Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Foltorja’ nis hapjen e gropës pas “Teatrit”, lëvizja “Bashkë” thirrje për protesta dhe për ta ndaluar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ‘Foltorja’ nis hapjen e gropës pas “Teatrit”, lëvizja “Bashkë” thirrje për protesta dhe për ta ndaluar
AktualitetPolitikeShoqëri

‘Foltorja’ nis hapjen e gropës pas “Teatrit”, lëvizja “Bashkë” thirrje për protesta dhe për ta ndaluar

Published: August 22, 2023
Shpërndaje

Lëvizja Bashkë ka reaguar ndaj punimeve për ndërtimin e kullës së “Foltores”, në qiellgërvishtëse 64-katëshe që do të ngrihet në mes të Tiranës duke shkatërruar një prej lulishteve të fundit të kryeqytetit.

Fadromat e kompanisë “Nova Construction” kanë shkulur sot pemët e lulishtes. Pronarët e kësaj kompanie që do të ndërtojë kullën janë përfolur si të lidhur me familjen e Sali Berishës. Opozita është kritikuar se përse nuk e denoncon kullën, që Lulzim Basha e ka çuar tashmë në SPAK. Lëvizja ‘Bashkë’ fton qytetarët të ngrenë zërin dhe të mos pranojnë “goditjen e rëndë ndaj jetës urbane” në Tiranë.

Reagimi

- Publicitet -

PARKUT PO I BËJNË GROPËN!

Aktivistët e Lëvizjes BASHKË dëshmojnë se shkatërrimi i parkut pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ka avancuar ndjeshëm. Fadromat e kompanisë Nova Construction kanë shkulur pemët dhe po hapin themelet e përbindëshit të radhës prej betoni. Dalëngadalë qytetit do t’i merret fryma dhe qytetarët do të kenë një park më pak.

Këto ditë Lëvizja BASHKË ka dërguar disa shkresa drejt institucioneve përgjegjëse pasi dyshojmë se leja e ndërtimit është dhënë në kundërshti me ligjin. Zvarritja e dhënies së informacionit për procedurat e dhënies së lejes së ndërtimit, përputhjen e saj me planin urbanistik dhe kryerjen e konsultimit me banorët është pjesë e omerta-së mafioze që kërkon të fshehë ndërtimin e kësaj kulle.

Katër protestat e organizuara nga Lëvizja BASHKË për mbrojtjen e parkut e nxorën këtë krim ndaj qytetit në dritën e diellit të vëmendjes publike. Gjithsesi mbrojtja e parkut kërkon më shumë angazhim dhe vetëbesim nga qytetarët. Ndaj i ftojmë të gjithë të ngrenë zërin për këtë goditje të rëndë ndaj jetës urbane, individualisht dhe kolektivisht. Vetëm kësisoj do të mundemi ta transformojmë rezistencën qytetare në një aksion masiv dhe të suksesshëm.

Nëntoka kriminale, oligarkia ekonomike dhe politikanët e korruptuar nuk mund të fitojnë gjithmonë!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në
  • Bojkoti, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
  • Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Komentet e Fundit

  1. Skypion on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. K R on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. TIRONA on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  4. demo on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. capi on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?