Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fondi i vlefshëm për 4 vitet e ardhshme, ja sa milionë dollarë merr FSHF nga FIFA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fondi i vlefshëm për 4 vitet e ardhshme, ja sa milionë dollarë merr FSHF nga FIFA
AktualitetSport

Fondi i vlefshëm për 4 vitet e ardhshme, ja sa milionë dollarë merr FSHF nga FIFA

Published: February 16, 2023
Shpërndaje

Këshilli i FIFA-s ka miratuar Raportin Vjetor 2022, i cili tregon se të ardhurat e FIFA-s do të rriten për vitet në vazhdim.

Nga 7.6 miliardë dollarë që kanë qenë gjatë ciklit 2019-2022, të ardhurat do të shkojnë në 11 miliardë dollarë gjatë periudhës 2023- 2026, duke u rritur me 29 për qind.

Kjo përkthehet në më shumë para për federatat anëtare, ku këtu përfiton edhe Shqipëria, më konkretisht Federata Shqiptare e Futbollit.

- Publicitet -

Në lidhje me këtë rritje ka folur edhe presidenti Gianni Infantino: “Investimi i paprecedentë i FIFA-s në futboll është rezultat i transparencës sonë solide financiare dhe qëndron si një shembull konkret se si ne po synojmë ta bëjmë futbollin vërtetë global”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Kështu duke nisur nga ky viti, të ardhurat e FSHF-së nga FIFA do të rriten me 2 milionë dollarë, duke shkuar në një total prej tetë milionë dollarësh për katër vitet e ardhshme, nga gjashtë milionë dollarë që ka qenë për 4 vitet e kaluara.

Rritja me dy milionë

Gjatë ciklit 2019-2022, “FIFA Forward” i siguroi çdo federate investim prej 6 milionë USD për financimin e nevojave operacionale dhe projekteve zhvillimore.

Për sa i përket ndarjes së kësaj shifre, çdo federatë kishte akses në 1 milion USD në vit për të mbuluar kostot operacionale dhe funksionale dhe gjithashtu kishte të drejtë për 2 milionë USD gjatë ciklit, me prioritet të vendosur në projektet e lidhura me infrastrukturën e futbollit, të tilla si fusha, qendra teknike, terrene stërvitore, stadiume dhe seli.

Projekte të tilla duhej të përshtateshin me objektivat e pranuara nga federata. Në kongresin e 72-të të FIFA-s, presidenti Infantino njoftoi një rritje prej 29% të financimit të “FIFA Forward 3.0”, i cili do të nisë në vitin 2023.

Si rezultat, çdo federatë do të marrë rreth 8 milionë USD në një periudhë katërvjeçare, që paraqet një rritje e shtatëfishtë e shumës së shpërndarë para vitit 2016.

Të ardhurat e FIFA-s për këtë periudhë parashikohen se do të rriten me 29 për qind, duke kapur shifra rekord të ardhurash.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë
  • “Dimali bashki më vete”, kryebashkiakja kundërshton hartën e re territoriale
  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. Detari on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. KTH S on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. Vl on 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?