Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dështojnë planet për hotelet në Palasë dhe Dhërmi, anulohet tenderi për mungesë ofertash
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Dështojnë planet për hotelet në Palasë dhe Dhërmi, anulohet tenderi për mungesë ofertash
EkonomiLajmi i fundit

Dështojnë planet për hotelet në Palasë dhe Dhërmi, anulohet tenderi për mungesë ofertash

Published: November 3, 2026
Shpërndaje

Korporata e Investimeve Shqiptare ka anuluar procedurën për përzgjedhjen e partnerit privat që do të zhvillonte dy struktura akomoduese në Palasë dhe Dhërmi, në këmbim të ndërtimit të një qendre të re shërbimesh publike në bregdetin e Jugut.

Shkak për anulimin është bërë numri i pamjaftueshëm i aplikimeve të dorëzuara në fazën e parë të konkurrimit, sipas njoftimit të publikuar nga Korporata. Afati për shprehjen e interesit nga investitorët ishte 28 tetori.

“Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve të dorëzuara për Fazën I të procedurës konkurruese”, thuhet në njoftimin e anulimit, ku saktësohet se procedura nuk do të vijojë në fazën e përzgjedhjes së partnerit privat.

- Publicitet -

Projekti “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë” është konceptuar si një marrëveshje zhvillimi me sipërmarrjen private, ku shteti vë në dispozicion prona në zona turistike, ndërsa investitori merr përsipër ndërtimin e objekteve publike dhe zhvillimin e strukturave hoteliere.

Skema përfshin tri zona të veçanta, një për funksione publike dhe dy për zhvillim hotelerie dhe shërbimesh turistike.

Qendra e shërbimeve publike është planifikuar pranë rrethrrotullimit të Palasës, në një pronë shtetërore me sipërfaqe rreth 54,391 metra katrorë. Ajo përfshin stacionin e policisë në Palasë, Policinë Kufitare të Dhërmiut, ambiente për Gardën e Republikës, shërbimin zjarrfikës dhe shërbime shëndetësore e emergjence.

Në këmbim të financimit të këtyre objekteve, partneri privat do të zhvillojë dy struktura akomoduese në prona shtetërore në Palasë dhe Dhërmi.

Prona në Palasë, ku ndodhen funksione të stacionit të policisë, ka sipërfaqe prej 2,555 metrash katrorë, me një potencial orientues zhvillimi prej rreth 3,577 metrash katrorë.

Në Dhërmi, projekti përfshin pronën e Policisë Kufitare pranë vijës bregdetare, me truall rreth 1,500 metra katrorë dhe një ndërtesë ekzistuese prej 312 metrash katrorë. Sipërfaqja maksimale orientuese e zhvillimit ishte rreth 2,100 metra katrorë.

Sipas kushteve të konkurrimit, investitori privat duhej t’i kalonte Korporatës të paktën 35% të sipërfaqes së zhvilluar në secilën strukturë akomoduese.

Kjo pjesë do të shërbente si kundërvlerë për ndërtimin e Qendrës së Shërbimeve Publike. Anulimi i procedurës në Palasë dhe Dhërmi pason edhe raste të tjera të projekteve të Korporatës së Investimeve Shqiptare që janë anuluar ose rishpallur për shkak të numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dështojnë planet për hotelet në Palasë dhe Dhërmi, anulohet tenderi për mungesë ofertash
  • Champions League rikthehet me përballje të mëdha, Bayern sfidon Atleticon, Barça pret Aston Villën
  • Rrugëtimi drejt lirisë: Mësime nga lëvizja studentore në Serbi
  • Gjurmët e Belinda Ballukut në vilën e fshehur në Dhërmi
  • Buxheti 2027 ndan fondet për 61 bashki, pa reflektuar reformën territoriale me 46

Komentet e Fundit

  1. rapsodi popullor on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  2. durrsaku on 03 nëntor 2026
  3. Pupupu on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  4. !!? on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  5. Spinoza on FOTO: Arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?