Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Forcat e Armatosura do pajisen në vitin 2025 me raketa antitank “Javelin”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Forcat e Armatosura do pajisen në vitin 2025 me raketa antitank “Javelin”
AktualitetPolitike

Forcat e Armatosura do pajisen në vitin 2025 me raketa antitank “Javelin”

Published: July 12, 2022
Shpërndaje

Një muaj më parë, nga Pogradeci, ministri i mbrojtjes Niko Peleshi u tha gazetarëve se Forcat e Armatosura Shqiptare do të pajisen me një nga sistemet më të avancuara raketore anti-tank sot në botë “Javelin”.

Këto raketa anti-tank kanë qenë nga më efikaset në shkatërrimin e tankeve ruse gjatë luftës në Ukrainë. Peleshi shtoi se blerja e raketave antitank “Javelin” është në kuadër të modernizimit të Forcave të Armatosura si dhe rritjes së kapaciteteve tona ushtarake për të rritur sigurinë dhe mbrojtjen  territoriale të vendit.

Media e njohur ushtarake amerikane “Military Leak” ka dhënë më shumë detaje në lidhje me raketat antitank që ka blerë vendi ynë.

- Publicitet -

Sistemi raketor antitank prodhohet nga konsorciumi amerikan Javelin Joint Venture, e cila përbëhet nga kompanitë e industrisë ushtarake më të fuqishme në botë, Lockheed Martin Corp dhe Raytheon.

Sipas “Military Leak”, raketat antitank “Javelin” që më pas do u dërgohen Shqipërisë, Letonisë, Norvegjisë dhe Tajlandës duhet të dorëzohen tek shtetet blerëse më 28 shkurt 2025.

Montimi i tyre do të bëhet në Tucson, të Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zbulohet edhe kostoja e porositur nga katër shtetet përfshirë Shqipërinë: 71,412,090 dollarë. “Javelin” kushton rreth 250 mijë dollarë për copë por është në gjendje të hedhë në erë një tank që kushton shumëfish më shtrenjtë.

Interesant është fakti se shumë bebe të lindur në Ukrainë, gjatë muajve të pushtimit rus, janë quajtur Jan, Javelin dhe Javelina, për të nderuar raketën antitank amerikane “Javelin” që përdoret gjerësisht nga ushtarët ukrainas dhe është kthyer në tmerrin e tankeve rus.

Sistemi i raketave anti-tank “Javelin” ka hyrë në shërbim në vitin 1996, por që atëherë është avancuar vazhdimisht në modele të ndryshme.

Javelin, është portalbel, konsiderohet armë precizë, peshon mesatarisht 22 kilogram, pesha e predhës është 8.4 kilogram dhe mund të shkatërrojë tanke moderne, duke i goditur nga lart, ku armatura e tyre është më e hollë. Distanca e qitjes varion nga 2,500 m deri në 4,750 m.

“Javelin” mund të instalohet nga platforma të shumta dhe të përdoret gjatë ditës, natës dhe në çdo lloj moti. Programi ka demonstruar gjithashtu se Javelin mund të gjuhet nga një lëshues në distancë i montuar në një mjet tokësor pa pilot.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • [email protected] says:
    July 12, 2022 at 2:37 pm

    Po pse I harxhoni leket kote o te zinje, po kush do ti perdori ato, presidenti, k/ministri apo ministri i mbrojtjes z. Peleshi. Po ju skin i ushtare por mercenari, skin i atdhetare Ata qe ishin i perzute nga ushtria osé i liruat tani kini vetem bashibozuke qe nuk I hyjne ne pune as dreqit e jo me atdheut a t. I ka amerika por ka dhe ushtare dhe oficere qe dine ti perdorin pasi e kane mission punen e Tyre kurse keta tanet e kane pune ejo mission mbrojtjes e atdheut, ai qe i ngrinte ne kembe si komb ka vdekur dhe nuk besoj se do vij ndonje njeri tjeter te beje ate qe beri AI. Mos harxhoni leket kot I shpenzoni per ndonje spital, shkolle, kopesht o rezervuare uji.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Vetë zot, vetë shkop”, Rama nxjerr shifrat për pagat e gjyqtarëve: Një gjykatës në Shqipëri merr 500 euro më shumë se kolegu në Greqi
  • Një vatër e re konflikti
  • Parashikimi i horoskopit 13 shtator 2026, çfarë thonë yjet për ditën e sotme
  • Nga përdhunimi i nënës, te vrasjet, trafiku i drogës dhe arratitë: Një nga historitë më komplekse të botës kriminale shqiptare
  • Mesdita do të luhatet në vlerat ditore 13-33°C, çfarë ka rezervuar moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Tragjedia e 11 Shtatorit 2001 në kujtimet e Skifter Këlliçit
  2. Arjanit Ceraj on Spahiu shkarkon drejtoreshën e Sterilizimit, pasi dha tenderin 50 mln euro të dializës
  3. Xhimi on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Buda on FOTO: Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, zbulohet projekti 21 milionë euro i FSHZH
  5. per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri on ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?