Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bileta kushton 1 miliard dollarë, Trump prezanton sot në Davos “Këshillin e Paqes” që shihet gjerësisht si OKB-ja e tij private
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Bileta kushton 1 miliard dollarë, Trump prezanton sot në Davos “Këshillin e Paqes” që shihet gjerësisht si OKB-ja e tij private
BoteLajmi i fundit

Bileta kushton 1 miliard dollarë, Trump prezanton sot në Davos “Këshillin e Paqes” që shihet gjerësisht si OKB-ja e tij private

Published: January 22, 2026
Shpërndaje

Pas tërheqjes së tij lidhur me Groenlandën dhe uljes së tensioneve të një përplasjeje që ai vetë kishte nxitur, Donald Trump prezanton sot në Davos nismën e re të quajtur “Këshilli i Paqes”.

Fillimisht i konceptuar për rindërtimin e Gazës, ky këshill pritet të ketë një mandat shumë më të gjerë, duke synuar “zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën”.

Ky organizëm shihet gjerësisht si “OKB-ja private” e Trumpit sepse synon qartazi të nxjerrë nga loja Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke e zëvendësuar me një version thuajse monarkik, pasi Trump e ka shpallur veten drejtues të përjetshëm (edhe pasi të mos jetë më President i SHBA) me kopetenca shumë të gjera.

- Publicitet -

Në orën 10:30, presidenti amerikan do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kartës themeluese.

Një miliard dollarë për një vend të përhershëm – Kush do të marrë pjesë

Rreth 35 liderë botërorë kanë pranuar tashmë ftesën për t’u bashkuar me këshillin, nga afërsisht 50 ftesa të dërguara, bëri të ditur të mërkurën një zyrtar i lartë i administratës Trump.

“Mendoj se është këshilli më i mirë që është krijuar ndonjëherë”, u shpreh Trump gjatë një takimi me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, i cili është ndër liderët që kanë pranuar pjesëmarrjen.

Çmimi i “biletës së hyrjes” është 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në këshill.

Trump deklaroi në Davos se presidenti rus Vladimir Putin e ka pranuar ftesën, ndonëse më herët Putin ishte shprehur vetëm se Ministrisë së Jashtme i ishte “ngarkuar detyra të shqyrtojë” propozimin amerikan.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi gjithashtu se ka pranuar të marrë pjesë.

Megjithatë, aleatë të rëndësishëm të SHBA-së, përfshirë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë shprehur rezerva për këtë “Këshill Paqeje”.

Në të kundërt, shumë vende të Lindjes së Mesme, si Arabia Saudite dhe Katari, kanë deklaruar se do t’i bashkohen nismës.

Trump nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij për faktin se nuk ka fituar Çmimin Nobel për Paqe, ndërsa shpesh pretendon se ka kontribuar në përfundimin e tetë luftërave, ndonëse ato vazhdojnë.

Takim i paralajmëruar me Zelenskyn

Ftesa drejtuar Vladimir Putinit ka shkaktuar shqetësim të veçantë tek aleatët e SHBA-së, sidomos tek Ukraina, e cila kërkon t’i japë fund luftës gati katërvjeçare me Rusinë, që nisi me pushtimin e shkurtit 2022.

Donald Trump pritet të takohet sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, menjëherë pas shpalljes zyrtare të krijimit të “Këshillit të Paqes”.

Të mërkurën në Davos, Trump deklaroi se Rusia dhe Ukraina do të ishin “budallaqe” nëse nuk arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit, të cilin ai kishte premtuar se do ta zgjidhte “brenda një dite” pas marrjes së detyrës.

Ai përsërit vazhdikmisht se presidentët e Rusisë dhe Ukrainës janë pranë një marrëveshjeje, megjithëse herë pas here fajëson njërën ose tjetrën palë për mungesën e armëpushimit.

I rezervuar prej kohësh ndaj ndihmës për Ukrainën, Trump deklaroi në Davos se janë NATO-ja dhe Evropa ato që duhet “të merren me Ukrainën”, dhe jo Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, i dërguari amerikan Steve Witkoff pritet të largohet nga Davosi drejt Moskës, së bashku me dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner, për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Trump deklaroi gjithashtu se ka rënë dakord me shefin e NATO-s, Mark Rutte, mbi “kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme” lidhur me Groenlandën.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Edi says:
    January 22, 2026 at 10:08 am

    Kush ka bole nuk shkon duke paguar 1 miliarde

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    January 22, 2026 at 11:00 am

    Ate bulete 1 miliarde dollareshe e kam paguar une vete i pari pa mu dridh qerpiku e dora fare aty nga thesi i Buxhetit Shtetit. Eshte buleta vetme qe mundet te me mbaje larg nga bytha ime ndonje shigjete alla-Maduro.
    Sa per miliardin e dollareve, shqiptaret jane mesuar me shtrenguarje rripi e me siguri do gjejne vend per vrima tjera shtese per ta shtrenguar ca me shume, gjithnje ne te miren e Paqes ne Gaza, sigurisht.

    Reply
  • Pensionisti says:
    January 22, 2026 at 12:44 pm

    Trapi i Amerikes ka kaluar ne cmenduri!?

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    January 22, 2026 at 2:29 pm

    Pas nocionit ‘ Bordi i paqes’ fshihet BORDELLO e P….!
    Nje nga filialet e kesaj Bordello,nga me modernet do jete ne Sazan e Zvernec….ku Si mantenuta do jene Tere vajzat e mitura te ‘salisjaneve’,’Metisteve’,’patronazhisteve’ e tragjikisht ‘socialSSalisteve’ qe TRAPI do tua prishje VIRGJERINE me gishta me rite sataniste!
    E harriar BORDELLON e Xhihadit ne JALE!?
    Po historite e TrapTrumpit me minorenne kur ish Fjalen!?
    Po te EDvin nudistit thonj pa’ prere’ si i MARRE!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?