Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Forumi Ndërkombëtar i Turizmit, Veliaj dhe Kumbaro presin Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Forumi Ndërkombëtar i Turizmit, Veliaj dhe Kumbaro presin Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit
Shoqëri

Forumi Ndërkombëtar i Turizmit, Veliaj dhe Kumbaro presin Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit

Published: April 3, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, pritën në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, i cili ndodhet në kryeqytet për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit, “FESTA – E ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm dhe Mjedisor në Shqipëri”.

Veliaj e cilësoi forumin si një nga ngjarjet më të mëdha për turizmin, që ka ndodhur ndonjëherë në rajon. “‘Festa’ nis sot pasdite në orën 18.00 në Pallatin e Kongreseve. Jam fatlum sepse është një kënaqësi e veçantë që Tirana është epiqendër e këtyre aktiviteteve, në vitin kur jemi Qyteti Europian i Sportit. Folëm se si nga ky forum i rëndësishëm mund lindin disa ide të reja, si të punojmë për një forum të kryetarëve të bashkive për të promovuar turizmin urban dhe për t’i shfrytëzuar këto energji”, u shpreh Veliaj.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se Tirana është qyteti ideal për organizimin e këtij aktiviteti, pasi është kthyer në destinacion të turizmit. “Nuk mund të zgjidhnim qytet tjetër përveç Tiranës për ta bërë këtë sepse Tirana është kthyer në destinacion të turizmit. Problem kemi hotelet që duhet t’i shtojmë sepse ka më shumë kërkesë sesa ofertë, ndaj po punojmë bashkë. Më vjen shumë mirë që bëmë një kalendar plot me evente në turizëm, por edhe në promovimin e disa sektorëve, siç janë start up-et apo turistët nomadë, apo turizmi shëndetësor, ku në Tiranë i kanë të gjitha çfarë ju duhet”, tha Kumbaro.

- Publicitet -

Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili shprehu bindjen se ky aktivitet është vetëm fillimi i shumë projekteve të mëdha, që do vijojnë me fokus turizmin.

“Jemi të lumtur të jemi në Shqipëri dhe në Tiranë e të takojmë miq të mirë këtu. Jam i bindur se ky është fillimi i nisjes së projekteve të mëdha e i gjërave të veçantë, që ju po bëni këtu. Këto janë orët e para të miat në Shqipëri dhe në një orë kemi parë shumë gjera që po ndodhin në vend. Jam i suprizuar duke dëgjuar për projektet që ju po realizoni. Jemi këtu për të mbështetur nismat tuaja dhe për t’ju përgëzuar për lidershipin tuaj. Falenderime për ministren dhe kryebashkiakun dhe përfaqësues të lartë të rajonit nga Portugalia, Spanja dhe nga vende të tjera Europiane, vijnë në këtë event shumë të rëndësishëm. Jemi krenarë, jemi të vendosur të punojmë së bashkë”, u shpreh Pololikashivili.

Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Droga e fshehur në makarona, gjendet kokainë dhe kanabis në burgun 313
  • Në Kroaci publikohet dosja sekrete e ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiç në “Sarajevo Safari”
  • Rrahje me shkop në tubim, protestuesi përfundon në Komisariat, dhunoi ashpër familjaren e tij
  • SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, vendimi hap rrugën për investime
  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 31 vatra, 3 janë ende aktive

Komentet e Fundit

  1. Artan on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  2. 123audio.org on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  3. demo on HARTA: Shqipëria mes vapës dhe zjarreve, Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave
  4. U shua Shqipëria që më 1992-shin. on “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  5. Vëni pak rradaken në punë on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?