Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FORUMI NË DITA: 8 janari i Saliut dhe 15 janari i Reçakut, vlera dhe antivlera e vitit, sipas Bedri Islamit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > FORUMI NË DITA: 8 janari i Saliut dhe 15 janari i Reçakut, vlera dhe antivlera e vitit, sipas Bedri Islamit
AnalizaKomunitetKryesore

FORUMI NË DITA: 8 janari i Saliut dhe 15 janari i Reçakut, vlera dhe antivlera e vitit, sipas Bedri Islamit

Published: January 5, 2023
Shpërndaje

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

- Publicitet -

Është bërë traditë tashmë në DITA që numri i parë i çdo viti të ri, të nisë me këtë forum mbi Njeriun e Vitit dhe shembullin e kundërt të tij. Këtë janar, më shumë se sa në njerëz të veçantë, mendimi im shkoi në dy bëma, të ndryshme nga njëra-tjetra, për nga idetë që kanë bartur, qëllimin, njerëzit që u përfshinë dhe dobinë apo dëmtimin e kombit.

8 janari 2022 – dita e antivlerës dhe antinjeriut

Në 8 janar të vitit që shkoi njerëzit ndoqën njërën nga përplasjet më të pamenduara ndonjëherë: sulmin e organizuar të një pjese të opozitës ndaj pjesës tjetër të saj. Ishte dhe mbetet ngjarja më makabre e opozitës në veten e saj, ku nuk u përplasën ide apo mendime, por thjeshtë egërsia me egërsinë, rrjedhur nga i njëjti burim.

Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur kështu dhe nuk do të mund të ndodhë më. Njerëz të armatosur me hunj, si në mesjetë, shkallë, si në rrethimin e kështellave mesjetare, me heshta druri dhe parzmore, duke ulëritur si jeniçerë politikë, u nisën të shkallmonin dhe të pushtonin selinë e patisë së tyre, ku brenda qëndronin të rrethuar pjesa tjetër e bukës së një mielli.

Dyer të mbyllura me hekur, dritare të përforcuara me banditë që ishin të gatshëm të rrihnin këdo, militantë që ngjiteshin në mure dhe rrëzoheshin prej tyre, hedhje e gazit lotsjellës dhe spërkatës për të humbur shikimin, thirrje kanunore, “lëshojeni kullën, se erdhëm”; mbrojtës që kishin thirrur në ndihmë gra dhe vajza, të struktura në katin e tretë të asaj ndërtese, e cila po ashtu ishte grabitur në grahmat e fundit të qeverisë së tyre; njerëz të gjakosur, të rrahur, turma që merrte hov dhe sulmonte përsëri, dyer të blinduara që nuk hapeshin, shkallë të rrethuara me militantë të tjerë, dhëndurë që prisnin të binte Troja e Bashajve dhe të ngrihej flamuri i Kullës së  Berishajve; fletë të hedhura në erë, gjuatje me gjithçka mund të mbahej në duar.

E gjitha u paralajmërua disa ditë më parë nga njeriu që i printe turmës, Sali Berisha. I porsa shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, momenti më i keq i jetës së tij politike, i përjashtuar nga shefi de jure i partisë së tij, që e kishte zgjedhur me dorë, ai, nga ekranet do të lëshonte ultimatumin se, “nëse Lulzim Basha nuk largohet nga zyra me 5 janar 2022, atëherë në datë 8 janar do të ketë protestë kombëtare ku do të marrin pjesë 44 mijë anëtarë, që do të marrin në dorëzim selinë e Partisë Demokratike. Në qoftë se i ka ngelur një nanogram në koshiencën e tij, ai nuk e pret atë datë, po nuk e bëri, data 8 do të jetë datë proteste të fuqishme… Nuk ka njeri që mund ta pengojë… ky është një revolucion, ata që mendojnë ndryshe e kanë gabim”.

Me 8 janar ndodhi tragjikomedia e pluralizmit shqiptar në kampin e opozitës, që tani ishte vërtet një kamp lufte. Të gjithë elementët e betejës ishin aty; që nga njerëzit e mënçur të opozitës që e shihnin këtë si dëshmi e rënies së forcës së saj, dhe deri tek metingashët e ardhur nga larg për të bërë plaçkën e rradhës nga shkopinjtë që tundeshin si armë lufte , deri tek flamurët e grisur; që nga “komandantët”, që pasi kishin ndarë ngastrat e dikurshme, tani i suleshin njëri tjetrit, deri tek të pafajshmit që vërtet mendonin se ishte çështje nderi të mbronin një ide që nuk ishte e tyre.

Atë ditë shteti ra. Nuk ra nga opozita, ajo dëshmoi se hallet e një njeriu të vetëm mund të sjellin gjendje alarmante dhe gjak – ashtu si e duan dajallarët jashtë kufijve; shteti ra nga pafuqia e tij për të ndërprerë këtë mllef mizor, dyndje barbare që ende sot nuk ka zgjidhje përfundimtare. Askush nuk u dënua, askush nuk mori përgjegjësinë, asnjë revolucion nuk ndodhi, sepse nuk ka një revolucion për një godinë, veçse nëse selia e PD-së është konceptuar si Bastija.

Është datë turpi në politikën shqiptare. Është antivlera e pluralizmit dhe e politikës. E solli një njeri, që selinë e ka tani si kullë ku të mund të mbrohen pasuritë e familjes dhe fisit. Mëkat!

VLERA OSE NJERËZIT E VITIT: “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga forcat kriminale serbe. Atë mëngjes të ngrirë nga i ftohti i papritur u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq. Kufomat e braktisura në luginën e ngushtë përshfaqnin tmerrin e asaj që kishte ndodhur.

Gjaku ishte ngrirë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, për herë të parë, haptas, deklaruan se ajo që kishin para syve ishte shenjë e gjenocidit që po ndodhte në Kosovë. Ajo që do të ndodhte më pas do të saktësonte më tej se lufta ishte maska e gjenocidit të planifikuar, masakrave dhe spastrimit të Kosovës nga shqiptarët etnikë.

Shteti serb asgjë nuk ka mësuar nga e kaluara dhe, si duket, nuk ka ndër mend të mësojë. Ende, edhe sot e kësaj dite, më shumë se 1600 trupa nuk janë gjetur, konsiderohen të zhdukur, zbulimi i nisur i varrezave masive të shqiptarëve, që janë trnasportuar në Serbi është ndaluar, vazhdon e njëjta gjuhë e urrejtjes dhe e ngritjes së kauzave të rreme.

Dikush duhet jo vetëm t’ua kujtojë qeveritarëve serbë dhe banditëve rreth tyre se çfarë ka ndodhur në Kosovë, por edhe t’i dokumentojë më tej krimet që kanë ndodhur, gjenocidin shtetëror të realizuar sipas një programi politik.

Për këtë qëllim është ngritur në strukturë krejtësisht vullnetare, “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”,  fillimisht me katër vetë, por që tani janë përfshirë në të mijëra të tjerë, lëvizje që rritet vazhdimisht dhe është kthyer në një institucion të mirëfilltë besimi, dëshmie dhe shprese për zbardhjen e të vërtetave.

Në deklaratën e saj të parë është shkruar se:

“Serbia kreu gjenocidin në Kosovë dhe ende nuk është dënuar për krimin më të rëndë që njeh njerëzimi. Fatkeqësisht, përveç Kuvendit të Kosovës që ka përkufizuar në mënyrë të qartë natyrën e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, deri në ditën e sotme asnjë vend tjetër nuk e ka emërtuar qartë dhe pa ambiguitet faktin se shteti serb ka kryer gjenocid kundër shqiptarëve.

Dihet se faktet nuk flasin vetë, prandaj është në përgjegjësinë e intelektualëve të fushave të ndryshme që t’i bëjmë “të flasin” për të nxjerrë në shesh të vërtetën e plotë për atë që përjetoi populli shqiptar i Kosovës.

Në funksion të këtij qëllimi, më 30 qershor 2019, në Bernë të Zvicrës u themelua  Qendra “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR”.

Qendra ka për qëllim të shndërrohet në rrjet të organizuar intelektualësh dhe veprimtarësh, të cilët angazhohen vullnetarisht për informimin e drejtë dhe ndriçimin e plotë të gjenocidit në Kosovë dhe të këmbëngul në domosdoshmërinë e ngadhënjimit të drejtësisë.

Qendra ka logon e vet domethënëse në formë të lulëkuqes me katër petale, të cilat paraqesin katër format e veprimeve të gjenocidit që u zbatuan në Kosovë: vrasjet, dhunimet seksuale, spastrimi etnik dhe shkatërrimi i objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar. Në vend të kokrrave të zeza të lulëkuqes, në logon tonë janë prezantuar figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash për të përfshirë mbi dhjetë mijë civilë shqiptarë të vrarë dhe të gjymtuar, mbi njëzet mijë viktima të dhunës seksuale, rreth një milion viktima të spastrimit etnik dhe qindra mijëra objekte të shkatërruara gjatë politikës gjenocidare të Serbisë në Kosovë.

Nismëtarët e themelimit të kësaj qendre vendosën t’ia besojnë udhëheqjen e saj politologut Bardhyl Mahmuti, ndërsa Adnan Asllani u caktua si zëvendës i tij.

Ftojmë të gjithë ata të cilët janë të interesuar që vullnetarisht të ndihmojnë për ndriçimin e gjenocidit në Kosovë, kudo qofshin në botë, t’i bashkëngjiten qendrës “GJENOCIDI NË KOSOVË-PLAGË E HAPUR” dhe të japin kontributin e tyre për ta bërë të njohur në çdo cep të globit tragjedinë që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës”.

Themelues të Qendrës «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur» janë: Bardhyl Mahmuti, Adnan Asllani, Agush Buja dhe Isuf Sherifi.

Që të katërt janë figura eminente të rezistencës në Kosovë, përsonalitete të spikatur, të ardhur nga lëvizjet çlirimtare dhe drejtues të strukturave të ndryshme politike, mediale dhe logjistike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  ish të burgosur politikë.

15 janari është përcaktuar si dita e përkujtimit të gjenocidit në Kosovë. Ajo që po bën kjo strukturë është bërë tani pronë e qindra intelektualëve, jo vetëm në Kosovë, por në Shqipëri, në viset shqiptare në Maqedoni apo në Malin e Zi, në Perëndim, kudo që jetojnë shqiptarët.

Në caqet e agresivitetit të tanishëm të politikës nacionaliste serbe përmes një strukture vullnetare po bëhet shumë më tepër se sa bëjnë dikasteret përkatëse.

Përse e solla këtë shembull si Vlera e Vitit apo Njerëzit e Vitit: Për një shkak të thjeshtë. Nganjëherë punët e mëdha bëhen pa zhurmë, por përmes ideve të spikatura dhe ndjenjës së të mundshmes.

Mirënjohje për to!

—–

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Në foton shoqëruese, pamje nga masakra e Reçakut

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?