Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjyqi i Historisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Gjyqi i Historisë
Kendi i KryeredaktoritLajmi i fundit

Gjyqi i Historisë

Published: September 15, 2026
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Procesi nxjerr në pah asimetrinë e thellë, të goditjes së krerëve të rezistencës përballë unifikimit të krimeve të makinerisë shtetërore serbe që mbetën pa ndëshkim. Gjykata hibride është në sprovën e fundit të legjitimitetit por rasti është në fund një tjetër leksion Prishtinë-Tiranë mbi pushtetarët e shantazhueshëm dhe sovranitetin e shkëmbyer

Gjyqi i drejtuesve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Hagës është një nga proceset më me peshë juridike, politike dhe historike për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare penale, rasti është tepër kompleks pasi përballet me interpretimin e strukturës së një force guerile.

- Publicitet -

Nga njëra anë, Prokuroria përpiqet të provojë ekzistencën e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe një strukture piramidale me kontroll efektiv nga Shtabi i Përgjithshëm. Nga ana tjetër, Mbrojtja dhe dëshmi të shumta ndërkombëtare argumentojnë se UÇK-ja ishte një lëvizje e decentralizuar kryengritëse, ku pushteti dhe vendimmarrja reale ishin të fragmentuara te komandantët e zonave operative.

Mënyra se si trupi gjykues do ta zbatojë konceptin e përgjegjësisë komanduese për një forcë të tillë jo-konvencionale do të përbëjë precedent për jurisprudencën globale.

Në rrafshin publik dhe historik, ky proces përjetohet me një ndjeshmëri të lartë. Ndonëse formalisht në gjyq janë katër individë dhe jo ushtria apo lufta e Kosovës, për opinionin publik shqiptar është e vështirë ta shkëpusë figurën e drejtuesve kryesorë nga vetë karakteri çlirimtar i UÇK-së.

Ekziston një ndjesi e fortë asimetrie, ku drejtuesit e një lëvizjeje që luftoi kundër një regjimi shtetëror shtypës përballen me akuza me peshë të rëndë, ndërkohë që shumë nga përgjegjësit e krimeve masive të makinerisë shtetërore serbe të viteve ’90 i shpëtuan drejtësisë.

Vendimi përfundimtar, qoftë dënim apo pafajësi, do të ketë valëgoditje të gjata. Një vendim pafajësie do të rikonfirmonte legjitimitetin e udhëheqjes politike e ushtarake të luftës dhe do të ngrinte pikëpyetje mbi vetë funksionimin e kësaj gjykate hibride. Në anën tjetër, një vendim dënues do të shfrytëzohej politikisht nga Serbia për të barazpeshuar narrativën e krimeve të luftës, ndërsa brenda Kosovës do të kërkonte një rirregullim të thellë të kujtesës kolektive dhe skenës politike.

Pavarësisht nga verdikti juridik, ky proces tregon se si drejtësia tranzicionale shpesh përplaset me kompleksitetin e historisë. Kufiri mes përgjegjësisë individuale penale dhe narrativës kombëtare për një luftë çlirimtare mbetet i cënueshëm.

Ekziston gjithashtu një dimension i brendshëm sovraniteti që nuk mund të shmanget. Kjo është brishtësia e udhëheqjeve politike shqiptare përballë trysnisë ndërkombëtare. Kur elitave drejtuese u mungon integriteti i papërlyer moral dhe konsolidimi etik, hapësira e tyre e manovrimit ngushtohet ndjeshëm, duke i bërë ato të cenueshme ndaj shantazhit diplomatik.

Në këtë gjendje dobësie, liderë si në Prishtinë, që pranuan krijimin e një strukture paradoksale juridike që mban emrin e Kosovës por vepron jashtë saj, ashtu edhe në Tiranë, sovranitetin dhe interesin kombëtar shpesh i shndërrojnë në monedhë shkëmbimi për mbijetesë politike. Kësisoj, vendimet me peshë historike nuk burojnë më nga vizioni shtetformues, por nga kompromiset e detyruara të pushtetarëve të kushtëzuar nga mëkatet e tyre. Në Kosovë, të pasluftës sigurisht.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  • Parku i Liqenit lirohet nga ndërtimet pa leje, Bashkia e Tiranës aksion për prishjen e godinës shumëkatëshe

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?