Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Forumi për Paqe në Paris/ Rama batuta me Macron: Jeni shumë kurajoz, tani e kuptoj pse Putini do të të përqafojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Forumi për Paqe në Paris/ Rama batuta me Macron: Jeni shumë kurajoz, tani e kuptoj pse Putini do të të përqafojë
KryesorePolitike

Forumi për Paqe në Paris/ Rama batuta me Macron: Jeni shumë kurajoz, tani e kuptoj pse Putini do të të përqafojë

Published: November 11, 2022
Shpërndaje

Gjatë Forumit për Paqe të mbajtur në Paris, nuk kanë munguar batutat e kryeministrit Rama me presidentin francez Emanuel Macron.

Kryeministri Rama i tha presidentit francez Emmanuel Macron se është shumë kurajoz që vendos një afat kohor për organizmin e një forumi të tillë dhe se tashmë e kupton se përse presidenti rus Vladimr Putin dëshiron ta përqafojë.

“Së pari zoti president ju them që jeni shumë kurajoz të vini një afat kohor e të ftoni krerë shtetesh deri nga Amerikan Latine. Ju heq kapelen. Tani e kuptoj pse Putini tenton të të përqafojë”, tha Rama.

- Publicitet -

Në fjalën e tij, Rama tha se Moska vazhdon të ketë ndikim potencial në Ballkan dhe nënvizoi se Ballkani duhet të jetë i bashkuar.

“Në përpjekje për të kursyer kohë edhe për miqtë e tjerë të shquar këtu dua të kaloj në një temë tjetër që ka të bëjë me këtë temë. Por është e rëndësishme në këtë kohë kur ne reagojmë ndaj tragjedive të mëdha. Lidhet me idenë e komunitetit politik europian që u rihodh në tryezë nga Macron por nuk është diçka tërësisht e re. Është një ide me rrënjë në Francë. Kjo është për të thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të pasur paqe. Projekti nuk shkoi shumë mirë por vazhdoi të ripërsëriste veten si vizion.

Më pas patëm Bashkimin Europian e me radhë. Kur ideja u rihodh sërish për diskutim nga mikpritësi ynë shumë vende menduan se ishin për t’i shpëtuar thirrjes për të zgjeruar Bashkimin Europian. Sa më shumë kohë kalon provohet se kjo është një ide e shkëlqyer. E pamë të shpalosej menjëherë pasi nisi lufta. Pasi përjetuam pandeminë që na dëshmoi që mungesa e kësaj ure lidhëse mund të krijojë distancë. Mund të shkaktojë tragjedi ndasish mes të pasurve dhe më të varfërve.

E pamë BE të sillej si një federatë vendesh të pasura dhe egoiste që të përballur me frikën nga vdekja ikën prej përgjegjësive për të ndarë vaksina me të tjerët. Për një kohë të gjatë dëgjonim moton që duhet të punojmë me BE-në. Çfarë ndodhi. Pa Kinën, Rusinë dhe Turqinë nuk do i kishim mbijetuar valës së parë të pandemisë. Vaskinat nuk erdhën nga BE por nga këto vende. 

Kjo ka nisur dhe kam shumë shpresë se kjo do na çojë më tej dhe do ketë mënyrën e duhur për t’i artikuluar. Dua ta përmbyll duke thënë se ne gjendemi përballë një paradoksi të dhimbshëm sepse na duhet të përballemi me krizë ushqimore, terrorizëm, emigracion dhe lufta që nuk na lejojnë të përballemi me të parat.

Gjetja e një ekuilibri mes të dyjave është e rëndësishme. Ballkani deri më tani ia ka dalë të qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit. Nëse flasim për komunitetin politik europian e dimë shumë mirë që në Ballkan Rusi ka ndikim potencial dhe mund të shkaktojë dëmet më të mëdha për shkak të ndasive historike. 

Kemi çështjen e paqes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme të shihet se Ballkani është i bashkuar. Vendet tona veprojnë njësoj në Kombet e  Bashkuara. Pra dua të them se jemi në drejtimin e duhur. Nuk është e lehtë është shumë e dhimbshme”, tha Rama.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 8:32 pm

    Lerini shakate dhe merruni me Kosoven qe po e bllokojne ne menyre te qellimshme pa viza dhe pa akses ne Europe .

    Reply
  • Detari says:
    November 11, 2022 at 10:09 pm

    @ANDIS per cfare e do evropen kosova apo skiptaret ne pergjithesi kur kane vellaun erdogan?

    Nuk po meret vesh me ju, nga nje ane thoni se perspektiva juaj eshte evropa por ne realitet nedrtoni xhami pa pushim dhe turqizim deri ne neveri.

    Reply
  • Arben.T says:
    November 12, 2022 at 2:07 am

    Gjella me krype,
    krypa me karar.

    Reply
  • Fat man says:
    November 12, 2022 at 2:35 am

    Rruges u kenaqem me shakate e kripura te Ram Duces, por me koqe jane ata qe degjejne dhe i miratojne traplliqet e tij.

    Reply
  • Erdogan says:
    November 12, 2022 at 3:46 am

    Po nuk u cliruat nga Turqia you turkoallvanosat perse duhet ta bej Serbia ndarjen nga Rusia?
    You jini bij te Deoutetit Osman Ismail bej Vlores, Frashellinjve,Hasaneve, Tahsimeve etj qe luftuan kunder Grekeve te Epirit dhe luftes Heroike te Arvanitasve per tu cliruar nga Turqia.
    You bashkepunoni me cdo pushtues pervec Arvanitasve dhe Greqise.
    You si te pabese nuk kini asgje historike te krenoheni dhe kini dale hapur kunder Pirros,Arxileas,Akeksandrit,Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos.
    You jini degjenerimi i Kombit Greko-Ilyre.

    Reply
  • vlonjati says:
    November 12, 2022 at 7:56 am

    Pse mos valle greket jane me te mire se turqit ! Te dy palet njeri me maskara se tjetri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?