Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fshati ku “Gysi, Visi e Tiku” janë fqinjë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Fshati ku “Gysi, Visi e Tiku” janë fqinjë
InvestigimKryesore

Fshati ku “Gysi, Visi e Tiku” janë fqinjë

Published: April 28, 2026
Shpërndaje

Nga Sebi Alla

Shiriti me mbishkrimin “Pronë e Sekuestruar” mungon, dhe jo pa arsye. Do të duhej “tender i hapur” për rripat që rrethojnë 106 mijë metra katrorë tokë arë, pyje dhe vila, në emër të emrave të panjohur për fshatarët aty, por shumë të njohur për publikun, politikën, krimin dhe drejtësinë.

Në buzë të lumit Erzen, ndanë autostradës Tiranë-Elbasan ndodhet fshati Qeha, duke vijuar me Shytaj dhe Mangull, pjesë e Njësisë Administrative Petrelë.

- Publicitet -

Ky vend i mbuluar nga gjelbërimi, kodrina tërheqëse dhe afërsi me kryeqytetin, është parë si oaz ku personazhe të proceduar për lidhje me krimin, zyrtarë të lartë publik, por edhe në majat e drejtësisë, të përvetësojnë pyje dhe blejnë toka bujqësore në zonat përreth.

Pyjet e Aga(s)it

Vendndodhja e kompleksit “Equos Resort”, në dalje të fshatit Qeha, ndjell interes.

Agjentë të BKH-së dhe policisë, më 16 dhjetor të vitit të kaluar shkuan për të kontrolluar nëse Ergys Agasi i akuzuar për përfshirje në grup të strukturuar kriminal, shantazh, pengmarrje dhe ndikim në përcaktimin e tendera të AKSH-it, ndodhej ose jo në një nga shumë banesat e tij.

Agasin nuk e gjetën, por në qilarin e një prej vilave (afër kompleksit) u zbulua
një sasi e madhe vere në vlerën mbi 1.5 milionë euro.

Për ta kjo ishte një provë me rëndësi, por natën vonë u zhduk e gjitha, duke i lënë BKH-së vetëm një fletë inventari në duar. Këtë të mërkurë, agjentët e BKH-së dhe Policisë së Shtetit shkuan sërish, por këtë herë me një vendim të GJKKO-së për sekuestrimin e pronave që dyshohet se i përkasin Ergys Agasit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, vetëm në këtë zonë Agasit i është sekuestruar 59.5 mijë metra katrorë pyll dhe tokë (dhe katër banesa, tre prej të cilave pa leje dhe ende në proces ndërtimi).

Mbetet hetim më vete për të zbuluar sesi pylli që në zërin kadastral cilësohet “pronë shtet”, e patjetërsueshme, ka kaluar në emër të Agasit.

Gjithashtu po në këtë zonë, por në fshatin tjetër ngjitur, Shytaj, SPAK i ka sekuestruar sërish disa parcela tokë arë dhe pyje. Në një pjesë të tyre ka nisur infrastruktura lidhëse me rrugën kryesore, në plan për tu kthyer në kompleks vilash dhe shërbimesh.

Toka e Berberit

Rruga i ndan në njërën anë Agasin dhe Berberin, për t’i bashkuar në copa të tjera toke arë dhe pyjesh, në të njëtën hapësirë, ku sytë në këtë mes pranvere shohin lule shumëngjyrëshe.

Në mars të vitit 2024, Prokuroria Speciale SPAK njoftoi se kishte kërkuar dhe më pas ishte miratuar nga GJKKO (Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) sekuestrimin e disa pasurive në emër të Ervis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për veprat penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Pesë parcela tokë në total prej 34.2 mijë metrash katrorë e ndodhur në fshatin Mangull u sekuestruan vetëm për “pjesën takuese” të Berberit dhe shoqërisë DAAM.sh.p.k.

Toka e Llallës

Agasi është “kufitar” edhe me pronën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, tashmë e konfiskuar.

Në pjesën lindore të kompleksit “Equos Resort” ndodhen 12.500 metra katrorë tokë arë dhe një pjesë e vogël pyll, e përfituar nga Llalla në kohën kur ishte në drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme, për të cilën SPAK në dhjetor në vitit 2020 kërkoi sekuestrimin e disa pasurive, përfshi edhe të kësaj parcele.

Infrastrukturë për “elitën”

Në aksin e atostradës Tiranë Elbasan në projektin final ishte parashikuar dalja e parë sipas të gjithë kritereve teknike në fshatin Mullet. Në kohën kur pyje dhe toka arë u blenë ose zaptuan nga individët e pushtetshëm, ndërhyhet në një tjetër dalje në autostradë e cila përkon me fshatin Qeha.

Në vijim, aksi Mangull-Kryezi përfiton një tjetër projekt infrastrukturor i cili është në fazën përfundimtare. Rrugë me dy kalime, trotuar dhe ndriçim. Financimi është nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në vlerën 205 milionë lekë me tvsh.

“Po të mos ishte për çunat që kanë blerë toka e pyje këtej, ne nuk na sillte shteti rrugë”, thotë një banor kalimthi, pasi askush nuk do “që të përzihet me ta”.

Frika por edhe autocensura këtu bëjnë të vetën, duke u ndjerë të pafuqishëm para fuqisë së individëve që gjithsesi janë “pronarë nën sekuestro” të hapësirave të mëdha pyje e tokë arë. Prona që askush nga banorët autoktonë aty nuk mundën që t’i merrnin, madje as tokën arë. Vetëm një pjesë është pajisur me dokumenta, ndryshe nga “blerësit e shpejtë” që në kohë të shkurtër jo vetëm tokën arë, por edhe pyjet i bënë “me dokumenta të rregullta”.

—-

Botuar në FAKTOJE me titullin “Fshati që tërhoqi krimin, politikën dhe drejtësinë”. Fotografitë, nga Atdhe Mulla

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
39 Comments
  • Vlora 97 says:
    March 31, 2026 at 7:24 am

    Sa te shpifur e te shemtuar te dy
    Ptu

    Reply
    • K R says:
      March 31, 2026 at 7:24 am

      E.kan vulen e hajdutit në.ball ndaj duken ashtu

      Reply
    • Emigrant 97 says:
      March 31, 2026 at 12:55 pm

      Kush hypi ne karrige dhe nuk beri te njejten gje fatkeqesisht ne kete vend. Mund te jene te rralle ata qe ishin te ndershem, po qe sistemi korruptiv i ka nxjerr jashte shume shpejt. Fytyra te ndyra te gjithe ata qe kane vjedhur kete popull, ju dalte nga hundet bashke me familjet e tyre qe shijojne gjënë e vjedhur.

      Reply
    • Aldrin says:
      April 25, 2026 at 12:49 pm

      Keto fytyra te qelbeta po shkaterrojne Shqiperine.
      Plerat e Ramutit

      Reply
    • Ethem Lalaj says:
      April 25, 2026 at 4:59 pm

      VR:
      Është shumë VONË për PRONA E DOLLAR TË VJEDHUR 1992-2025,MBI 500 MILD.$.
      DUHET 1 SI ENVERI TUA SEKUESTROJË SI NË 1945.AI NUK ISHTE BUDOLLA QË SEKUESTRONTE DHE FUSTE NË BURG PËR 20.000 LEKË.
      KJO ISHTE ARSYEJA PSE U NXOR NGA VARRI ENVERI DHE U SHANTAZHUA SI KOMUNIST.. QË NUK U NDËRTUA KURRË NË ASNJË VËND TË BOTËS.!
      TANIMË, POLITIKA,DREJTËSIA,OLIGARKËT JANË BËR BASHKË DHE TOPI MATO GRUDËS I ÇAN.
      KJO ISHTE DREJTËSIA QË NA BËRI PERËNDIMI PËR TË IKUR SHQIPËTARËT NGA SYT KËNBËT DHE TË COPTOHET VËNDI NGA POLITIKAN AGJENT TË SHUMFISHT -BISTURIA DHE NON GRATA.
      JO MË KOTË SALIU THOT..O MË JEPNI PUHTETIN OSE DO BËJ KIAMETIN.
      FLM DITA.

      Reply
      • Antimero says:
        April 26, 2026 at 7:05 am

        O ligesire kapterr matuf

        Reply
  • prehistoriku says:
    March 31, 2026 at 7:25 am

    Kur do ta kuptoj ky popull qe ato para me te cilat majmen keta jane te tijat???

    Reply
  • TIRONA says:
    March 31, 2026 at 7:27 am

    “Kur do ta kuptoj ky popull qe ato para me te cilat majmen keta jane te tijat” – pyet njeri ketu

    Kur te behet shtet formues

    Serbin e kemi inat por ka te drejte kur thote qe ne nuk jemi shtet formues

    Ne nuk e duam shtetin

    Shteti mbahet me taksa

    Shqiptaret nuk e kan ndjesin dhe peshen e taksapagusit

    Pyet nje polic ne rrug

    “Ma jep rrogen Edi Rama” – thot

    As e kupton si funksionon

    Reply
    • Kokpalari 21 janarit says:
      March 31, 2026 at 7:28 am

      Pse shkon te polici
      Pyet Xha Temen qe komenton ketu
      Teme ziu mendon qe pensionin ia jep Edvin Sureli nga lekët që i ka lën Kristaqi me Anetën

      Reply
  • Rex says:
    March 31, 2026 at 7:29 am

    Bravo Spak

    Reply
    • Vrejtje says:
      March 31, 2026 at 9:07 am

      Mua pencionin ma jep Sali Berisha me L’urine. Te mos ishin ata do isha akoma ne pune, osé do isha bere juriste si Klodiani’ Dumani, Kraja osé Bani me Olsin. Kam frike se mos n’a hedhin molotove socialistet e Edi Rames.

      Reply
      • durrsaku says:
        April 25, 2026 at 7:27 am

        Shume i zgjuar ti vrejtje dhe per kete zgjuarsi Rama te paguan mire .

        Reply
  • X says:
    March 31, 2026 at 7:29 am

    Ore po keta te Akshit sikur jetonin me qira te shkretët – tha kryeministri

    Reply
    • Fshatar pa tok says:
      March 31, 2026 at 7:30 am

      Nuk ka genjyer mo
      Me TË QIRA jetojn

      Reply
  • Ardiani says:
    March 31, 2026 at 7:38 am

    Po si tha, si tha ai Avokat legeni Haxhia i atij Gysit kur i vajten per ta arrestuar e nuk e gjeten – “nuk eshte arratisur por po zhvillon ca vizita pune jashte vendit” !

    Reply
  • Xha jaho says:
    March 31, 2026 at 9:25 am

    Nuk mjafton burgu duhen sekuestruar pronat e llogarite bankare. Ne te kundert cna duhet ne si popull.

    Reply
  • demo says:
    March 31, 2026 at 9:44 am

    Max Haxhia eshte kthyer ne nje SEKSER te Organizatave Kriminale.Ne bashkepunim me dallaveraxhijte,gjobaxhijte e Mediave,si emisjoni Ylli Rakipit,sulmon prokuroret dhe gjykatesit qe nuk pranojne ti nenshtrohen krimit dhe korrupsionit Qeverritar,T`ja rruash me brisk rubie prokuroreve te SPAK ,PROKUROREVE ,GJYKATESVE TE PAKORRUPTUAR TE GJENERATES SE RE.Bashkepunimi me bandat kriminale quhet krim dhe do ta paguash.Ti me kopilat e AKSHIT do te sekuestrohet pasuria,qe ke vene si sekser i Bandave Kriminale.

    Reply
  • demo says:
    March 31, 2026 at 10:04 am

    Tu sekuestrohen,vilat dhe pasurite.pa burgun e tyre e dime ne. As pas 30 vjetesh nuk perfundojne shkallet e gjykimeve

    Reply
  • Zgjohuni, gjumi tepert t’shkuton jeten says:
    March 31, 2026 at 10:24 am

    Da heret na qenka kujtu SPAK-si duket ka na paska qene KAPS!

    Reply
    • cuf dabjoni says:
      March 31, 2026 at 10:55 am

      SaPllAKu… priti sa i pastroi Gysi pastaj i kontrolloi.. nuk e dine se nesër mund te akuzohen per shpërdorim detyree

      Reply
  • capi says:
    March 31, 2026 at 11:08 am

    Kurioz te di cfare gjetet atje tek ato vilat, besoj kane harruar ndonje pale breke, se kote nuk thone” kane iku e ju kane lene puplat’. Ndonje sekuestirm ose konfiskim apo sjane te tyre, jetojne me qira.

    Nejse mire bete qe shkuat, se duheshin hapur dritaret si ishte bere ajri ndenjur, Kushedi sa kane pa shkuar aty.

    Reply
  • fjala says:
    March 31, 2026 at 11:17 pm

    Nga kaluan keta te SPAK nga qafa a Llogorase apo nga Tuneli? Ne se kane kaluar nga Tuneli duhen gjobitur.

    Reply
  • vlora says:
    April 1, 2026 at 1:48 am

    Pavaresisht pagave te larte,rojeve qe i rethojne,etj etj duket qe jane nul,te paafte dhe te palexuar.Veprimi i pare kur meret autorizim nga gjykata per mase ndalimi eshte dhe kontrolli i baneses.Duhet te ishin identifikuar banesat dhe duhej kryer kontrolli.Tani mbas kaq muajsh eshte te tallesh me profesionin .Atje dhe muret jane lyer qe mos te kete asnje shenje .Kane pasur kohen e mjaftueshme te benin pastrimin e materjaleve nja 10 here.Me nje fjale kane gjetur OPINGAT

    Reply
  • demo says:
    April 1, 2026 at 7:28 am

    Vertet SPAK u krijua per te kapur peshaqenet e korrupsionit,por por nuk i dhane marinsat amerikane me vete.

    Reply
  • Çaj lope... says:
    April 1, 2026 at 11:50 am

    Ështe thjesht show propagandistik për të shplarë me çaj lope (e thënë ndryhe “shurrë me presion”) trutë e rjedhura të kapterrave rezervistë pi çorrushi, përfshi këtu dhe të gjithë shpurrën rilindjoto-patronazhiste me IQ max. sa të peshkut.

    Me ca gjyqe farsë, i ashtuquajturi SPAK duket se është duke u zbythur gradualisht, pa përfunduar as në shifrën 5% misionin historik. Ndikuar dhe nga shmangia e vëmendjes ke dy vatrat kryesore të luftës, ky ka filluar të vërtitet si elektron i lirë rreth orbitës, pa patur as më të voglin preokupim për detyrën emergjente që i ngarkoi USA dhe BE, duke patur këtu parasysh një “objektiv”, të cilin asnjëra nga dy forcat kryesore politike në vend, as nuk e ka patur mjaftueshëm në axhendë, as nuk e ka trajtuar seriozisht, dhe as ka e ka pasur si interes primar në rrugëtimin drejt botës së lirë demokratike.

    E theksoj gjyqe farsë, sepse për cilindo spektator, pjesmarrës aktiv në këtë cirk amatoresk plepistësh, do të ishte tërësisht i pashpjegueshëm dhe komplet e papranueshme shtyrja pa afat kohor për gjoja “mosprani” në sallë të ish-kryeboshkiakut, a thua se kokërrojturi nuk gjendet as brenda qelisë dhe as i gatshëm për llogaridhënie, por njëlloj si paraardhësit e tij në arrati, diku në “stratosferë” (hotele me 5 yje), duke shijuar plaçkën e majme me “20% zbritje” që i bëri peshqesh pushteti.

    Së fundmi, konet bishtlëkundura të partisë, që e mbajnë veten gjoja për “media”, njoftuan njëzërazi publikun e marrosur pas telenovelave”, se edhe “brekët dhe sutjenat” e së shoqes, me vlera që kapnin milionin, e kishin fitur dhe ato lirinë… Boll mbetën varur ke teli me gjemba para ish apartamentit të tyre të marrë me qira. Bile-bile brekëzave me tantellë u ishin stamposur dhe vula të kuqe me formë zemre. Të gjitha të destinuara për dalje jshtë shtetit. E sikur mos mjaftonin gjithë këto, na ishin dhe parfumosur e paketuar për tu ekspozuar në rotlichtmilleu.

    Reply
  • Loni says:
    April 25, 2026 at 12:53 pm

    PIDH MOTRA të URRYER dhe të PËSHTIRË që TRE kèta MONSTRA HAJDUTË dhe GRABITQARË të NEVERITSHËM

    Reply
  • Forster says:
    April 25, 2026 at 10:54 pm

    Ne Albanistan keta Ergyset, Dhallat,Pallat,Qorret e comp.kane bere ligjin,per arsye se vendi eshte drejtuar,nga nji doktor me emrin Buf-Kenete dhe nga nji Piktor Zhgarravinash te cilet as e kane pasur idene e Shtetit,por kane rrembyer çfardo qe ju ka dale perpara,kane bredhur neper bote ,kane vila dhe rezorte ne te gjithe planetin e rruzullit Toksor sepse ishin dhe jane te paprekshem A.S.P.A.K.nuk beri gje vetem se i mbron keta Mostra.Keta nuk e kane idene e shtetit njofin vetem Eron-dhe Dollarin kur ne Albanistan perdoret leku SHqiptar.SHqiperia eshte vend i bukur qe nga te huajt adhurohet nga pushteti perdhunohet kurse populli po lendohet .SHqiperia do ndryshoje mbas 50-viteve lum kush te rroje ta shohi Zonje me te drejta te plota ne EURPE.

    Reply
  • demo says:
    April 26, 2026 at 4:01 am

    Votimi i Agron Shehajt dhe Arlind Qorrit i dergon ne hale te gomereve keta gjenialitetet e korrupsdionit.

    Reply
  • Anonymous says:
    April 26, 2026 at 6:16 am

    Nuk jane vetem keta. Ka te tjere “te paster”.

    Reply
    • Dursakja says:
      April 27, 2026 at 3:18 am

      Postoni komentin tim!

      Reply
  • ISMAIL says:
    April 26, 2026 at 10:36 pm

    I BËFSHIN ILAÇE, NË FËMIJË TË TYRE!
    TË GJITHË, PA ASNJË PËRJASHTIM!!!

    Reply
  • Dursakja says:
    April 27, 2026 at 3:17 am

    Ligji 7501 u zbatua vetëm në Shqipërinë e Mesme se ajo ishte zona më e preferuar në Shqipëri dhe në veri dhe jug të Shqipërisë nuk gjeti zbatim.
    Kjo ishte strategji që u ndoq nga politikanët pa dallim, që të bënin çfarë të dëshironin me pronat e pronarëve në këto rrethe.
    Përfundimisht këtë e realizuan dhe me këto pronarë po tallen prej 35 vitesh.
    Kur pronari kërkon tokën e tij, pronari zaptues i thotë :
    Po deshe tokën, lë kokën”
    Kjo ishte dhe është i famshmi ligji shqiptar i paramenduar nga “elita”, që shumë shqiptarë i bëri hasëm, u përhap
    grindja dhe vrasja dhe kështu Tiranas,
    Dursakë ikën me shumicë nga Shqipëria se ia panë sherrin këtij ligji grabitqar socialist(si reformë agrare) në kushtet e “shtetit demokratik ligjor”. Prona e pasigurt, do të thotë dhe jeta e pasigurtë, do të thotë që ligjin e bën Maliqi, prandaj qytetarët do të braktisin
    përfundimisht këtë vend se ligjin do të vazhdojë ta bëjë Gjin Gjonët e kompani.
    Kjo tragjedi e vazhdueshme kombëtare.

    Reply
  • Dursakja says:
    April 27, 2026 at 3:19 am

    Postoni komentin tim!

    Reply
  • 1thundrak says:
    April 27, 2026 at 5:12 am

    Mos beni me kontrolle se do kapni me kar ne goje nikon, megjithese gys regjizori e ka xhiruar, ves i vjeter. Kryetari pallkarmentit me kar ne goje, gramoz hiqe cigaren nga goja se ngeli tiku me goje hapur! Te rroje partia

    Reply
  • demo says:
    April 27, 2026 at 9:21 am

    Eshte plotesisht e vertete ajo qe shkruan Durrsakja.
    Kur shkova ne komitetet pluraliste te kopratives ku jane tokat e mija ne 1992-93,ishin pikerisht kulaket e Berishes,qe me treguan lopatat ne tokat e zaptuara.,Pershendes Ate vajzen Alessia Balliu qe e bka paditur ne gjyq kete uzurpator te PD dhe tew Pronave tona,.Te zbatoje Statutin.Humbesi i Zgjedhjeve shkarkohet dhe nuk ka te drejte te rizgjidhet.Ketu fillon Demokracia.

    Reply
  • iliri says:
    April 28, 2026 at 10:29 am

    llumhane
    turp madh

    Reply
  • labi says:
    May 1, 2026 at 3:05 am

    Skerdilajd konomi kur kerkoi token la koken ,po keshtu ne gjithe shqiperin .Maloket e saliut tendihmuar nga gjykates ,prokuror te super te korruptuar i vune kazmen pushtetit qe ne fillim filloi si demokratik pastaj u kthye ne nje vend supermafioner ne saje te politikaneve dhe sistemin edrejtesis supertekorruptuar Tirana qw mbante era evropeu kthye ne dru me pre qe vinin era kudo Fshatret neper qytete lozen drogen dhe u ben pronar te hoteleve dhe plazheve Une kam ikur nga shiperia 46 vjec jam 81 nga vlora ,nuk njoh asnje pronar hotei ose te rezorteve ,plazheve I madhi qazim mulleti ka thene :Po zbriti katunaria mbaroi shqipnia

    Reply
  • Bisnesmeni i vjedhur says:
    May 3, 2026 at 7:54 am

    Problemi tokes eshte i lidhur ngushte dhe me sigurine kombetare. Imagjinoni sikur andej nga Dropulli te ishte kthyer toka te i zoti a do i degjonim pordhet e Grekut sot,Shqiperia ka marre fund,vetem propaganda e mban ne kembe,genjejne veten dhe per turizmin,cfare turistash jane nje tufe me Italian sillen te tregu cam dhe te uzina dinamo per te blere rroba te lira,cfare turistesh jane ata qe mbushin qebabtoret te pazari e mbajne rradhe per byrek.Turizmi tille vetem sa ka rritur cmimet per Shqiptaret e thjeshte.

    Reply
  • demo says:
    May 3, 2026 at 1:38 pm

    Eshte e kunderta Bisnesmeni!Pikerisht sepse ne Dropull nuk eshte kthyer Toka tek i Zoti,po durojme pordhet e grekut Sot.
    Sepse po ti ishte kthyer Toka TE ZOTIT,dmth bejlereve dhe pashallareve te Libohoves dhe agallareve te Gjirokastres,qe zoterojne me Tapi fushen e Dropullit,nuk do te duronim pordhet e grekut sot.
    Fshataret e Dropullit nuk kane pasur toke ne Zoterim ne Fushe te Dropullit.Nuk kane Dokumenta Pronesie.
    Gjemen qe i beri Fisnikeve shqiptare ,kombitshqiptar,kufijve te Shqiperise Sali Berisha(1992-93) me dhurimin e tokes shqiptare grekeve,mos e quaj AVANTAZH,por Gjeme.
    Deri ne fillim te shekullit XIX,udhetaret ,historianet turq dhe evropiane qe kane vizituar ato vise nuk deshmojne prani te popullsise greke ne Dropull,.Kane qene argate te bejlereve te Libohoves dhe agallareve te Gjirokastres.Kush i solli e kush i pruri,le ta sqarojne historianet.Po Toke me Tapi nuk kane patur,.
    Ndryshon puna me Himariotet,qe jane shqiptare denbabaden,I kane te trasheguara Tokat.Po se ju do bytha e flasin greqisht si ca pordhace anglisht foles ne Portalet e Tiranes,,Edhe ca maloke ne Shishtavec me banim ne Londer.Pune Mode.Edhe katundaret e Himares ju vjen si lezet kur i quajne Spartane,bijt e Leonidhes,,edhe maloket e Kuksit,kur i quajne nenshtetas te Mbretereshes Elisabete.
    Ketu vetem demo me Zace Islamin kane mbetur shqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?