Pa kaluar një muaj nga miratimi i ndryshimeve ligjore që i lejojnë ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të privatizojë pronat e institucioneve shtetërore, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka hapur një thirrje për ndërtim në disa zona kyçe në kryeqytet. Thirrja parashikon ndërtimin e dy kullave të reja nga privati, në këmbim të ndërtimit të zyrave për disa institucione shtetërore. Vlera e tregut për kullat arrin të paktën 150 milionë euro.
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka hapur një garë për “zhvillimin” e pronës publike, më pak se një javë pasi Këshilli i Ministrave vendosi transferimin e disa pronave shtetërore në përgjegjësi të Korporatës së Investimeve Shqiptare.
Me zhvillim në këtë rast nënkuptohet ndërtimi në disa zona të Tiranës mbi tokë publike nga privati, duke i dhënë këtij të fundit mundësinë që të përfitojë pronë në këmbim të ndërtimit të zyrave për disa institucione shqiptare.
“Rezultati i këtij konkursi do të jenë projekt-idetë për qendra të reja administrative në Tiranë si dhe projektet paralele në formën e zhvillimeve private, të cilat do të ndërtohen si pjesë e kontratës me partnerin fitues.” – shkruhet në shpalljen e AKPT-së.
Zhvillimet private nënkuptojnë ndërtimin e dy kullave në Tiranë.
Kulla e parë, parashikohet të jetë deri në 41 kate, me 52,500 metër katror sipërfaqe ndërtimi do të ndërtohet në Bulevardin Zhan D’Ark, në pronën ekzistuese të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.


Në këmbim qeveria do të marrë ndërtimin e 22,000 metrave katrorë për zyra tek Komuna e Parisit.
Kulla e dytë parashikohet të jetë deri në 40 kate, ose 40,000 metër katror dhe do të ndërtohet tek rruga Muhamet Gjollesha, në pronën publike ku sot është Agjencia e Trajtimit të Pronave.


Përveç se pronë publike, në këtë rast harta ku shënjohet zona e konkursit duket se përfshin edhe të paktën dy godina që janë prona private.

Në këmbim të ndërtimit të kësaj kulle në pronë publike, shteti ka kërkuar 15 mijë metra katror zyra tek Zogu i Zi, ku ndodhet Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Pra në total do të ndërtohen deri në 92,500 metra katror kulla dhe 37,000 metër katror zyra shtetërore.
Për të llogaritur vlerën e ndërtimit që privati ftohet të kryejë në pronën publike përmes kësaj thirrjeje të AKPT-së, mjafton të shohim çmimet e referencës për Bashkinë Tiranë sipas zonave kadastrale.
Kulla e parashikuar në Bulevardin Zhan D’Ark përket me Njësinë 3 të Bashkisë, zona 3/1 ku çmimi i referencës është 98,500 lekë për metër katror. Ndërsa kulla e dytë, e parashikuar tek rruga Muhamet Gjollesha i përket njësisë 7, zona 7/2 ku çmimi i referencës shkon në 123,400 lekë për metër katror.
Bazuar tek këto çmime, vlera e kullës 41 kate në Bulevardin Zhan D’Ark shkon deri në 5 miliardë lekë. Po kaq shkon edhe vlera e kullës së dytë, asaj 40 kate tek rruga Muhamet Gjollesha.
Sipas thirrjes, këto dy kulla do të përdoren për zyra, banesa, shërbime, tregëti dhe parkim nëntokësor. Sipas çmimeve të referencës së shtetit shqiptar, “çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për veprimtari ekonomike tregtimi shërbimi në Bashkinë Tiranë është 2 (dy) herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit”.
Kjo do të thotë se, përmes këtij konkursi, shteti shqiptar po i jep privatit të paktën 150 milionë euro ndërtim në pronë publike.
Kjo vlerë mund të shkojë edhe më shumë pas dy-tre viteve kur të përfundojnë punimet, shpjegon eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj.
Ish këshilltari i kabinetit të Ministrisë së Infrastrukturës thekson edhe një tjetër përfitim.
Ai nënvizon se kontratat qeveritare në raste të tjetërsimit të objektit shtetëror dhe tokës në zotërim të qeverisë me një pronësi të privatit dhe qeverisë ofrojnë mundësi unike dhe qëndrueshmëri që mund të ketë ndikim transformues për bizneset që investojnë paratë me burime të ndryshme.
Duke siguruar kontrata qeveritare, shpjegon Gjokutaj, bizneset kanë potencialin për të shfrytëzuar një rrjedhë të qëndrueshme dhe të larmimshme të të ardhurave, për të hyrë në tregje fitimprurëse dhe për të shfrytëzuar mundësinë për sukses afatgjatë.
Por ky përfitim për privatin, në vende jo demokratike shoqërohet me një rrezik.
Konkursi i hapur në 4 Qershor, pritet të përfundojë brenda Shtatorit.
Në një kohë kur Tirana konsiderohet e mbi ndërtuar dhe kullat janë shtuar vazhdimisht gjatë viteve të fundit, duket se qeveria nuk do të ndalet duke nisur ndërtimin e tyre edhe në prona shtetërore. Thirrja e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit bën pikërisht këtë kur fton privatin të ndërtojë zyra shtetërore, në këmbim të përfitimit të ndërtimit të godinave që do të shfrytëzohen prej saj, në vendndodhje kyçe të qytetit të Tiranës. / Faktoje.al

Banda hajdutesh nga te gjitha krahet.
VO:
-Tirana po shtohet përditë.Dhe duhen Apartamente bamimi për qytetarët & ZYRA për institucionet,ku më keq është DREJTËSIA,sipas kërkesës së Kryetares së KLGJ NË KOM.LIGJEVE.
-Le të PËLCASI BERISHIZMI.Deri 2030 qeveria e PS do plotësoi të gjitha kërkesat që kërkon BE.
-Ky avokati Gjokutaj mos është vëllai i avokatit QAFDEM të non gratës.?
– Se të gjithë magjistarët e 92-16 i ka TREDHUR SALIU..!
o fshatar koketrashe. Po merr pronen publike per qef te kellirave kriminele e private.
O qelbesire e mbaruar. Te pellcas Berisha thote. Po Berisha ka ku e ul bythen, o kerme e mbaruar.
Popullit po i hiqet kotherja perdite, jo Berishes.
Kerkesat e BE thote. Ky po te than fshatrat per nje pike uje, ky ploteson kerkesat
Ca thua mor idiot.
Cope mishi me dy sy
Gishti trimit,dora Hajdutit dhe ushkuret e kurves,,nuk mbahen.
… i lejojnë ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të privatizojë pronat e institucioneve shtetërore…?!?!?!?
Qeveria si gjithmone fanare ndricues buze Adriatikut. Per ironi te fatit te zi te shqiptareve te dyja pronat kane zyrat per trajtimin e pronave private, ku procesi I pronave ka ngelure I pa zgjithure. Shtetiti socialisto- kapitalist shume mire qe po ja njehe pronat vetvetes, por pranareve kur do ja njohe edhe me ate budalla ligje per $1 meter katrorin? Ndersa per vete I do me $ 120,000 meter katrorin. Tamale ligje per te hyre ne Europe o Ethem djali. Kjo eshte jo vjedhje, por super vjedhje. As ne 2050 nuk na afrone europa me keto ligje speciale te shpikura nga brekushe dhjeri.
Per cfare zyrash flasin keta hajdute . Tek bulevardi Zhan Dark godina eshte ekzistene dhe e mire ndertuar . Kjo eshte nje vjedhje e hapur qe do pasoje pronat e tjera publike .
Perdite nxer ligje,urdhera,VKM per te vjedhur,troje,,Cfare ishin Baza te rendesishme Detare ne Sarande,ne Shengjin,,i zhduku me Marina Bay,,Ay Admirali Flotes ka bere kallzim ne prokurori,,ky s`do tja dije fare.
Te jete se ato para te kullave vejne per ato kompensime pronash,,qe mua ma ka llogaritur Toke Bujqesore,ku maloket kane ndertuar per qejf shtepia dhe dyqane edhe fabrika,.Toke bujqesore ka qene ne 46-90,Tani eshte truall ndertimi..Po ky Edi truallin e shtetit e jep me 1 euro metri katror per bossat e Lavatrices,,Ata e shesin 140000 euro metri katror,
Enver oxha vrau e preu dhe prape i pangopur shkoi n`ate bote.Edhe ti i pangopur do te shkoc,o Edi!
Aman mor aman.Te gjithe shqiptaret jane te “dijshem”,komentojne e nxjerrin nga goja gjithe fare lloj thash e themesh,se te gjithe vjedhin e vetem ai qe shkruan eshte i ndershem.Mik:jam gadi te te ndihmoj e te sqaroj qe asnje zyre,shtepi apo prone e paluajteshme nuk mund te blihet pa kaluar ne banke(origjina parave e blersit,e dokumentuar) e pastaj tek avokati qe zyrtarizon shitjen e prones(pasi merr nga banka origjinen e parave qe paguhet,avokatura ben punen e vet dhe kadastra nuk rregjistron pronen ne se nuk eshte ne perputhje me ligjin.Rregjistrohet vetem kur pronari e bleresi paraqiten ne kadaster e ku banka,avokatura e noteri kan firmosur per ligjishmerin e aktit shitjes behet kryerja e aktit te blerjes natyrisht edhe rregjistrimi ne kadaster.
Po nuk u ngopka ere, Perdite. E leqendisi popullin.Opozita vazhdon protestat pe Inceneratoret,per Sazanin,per Gjadrin,per Durrsin,per kullat e RAI3,,,,,Ato u vjetruan,..I ka zene korrupsioni Ri Ato!
Ka Dale Korrupsioni Ri sot..Fringo!
Ulsiu,Belinda,Spiroporga po lozin gomarash.Eshte ajo loja ne tren qe benin nxenesit e kohes tone.Kush numuron me shume gomare../Nje tek sporteli tragetit,Nje tek porta Rinasit,,KUSH NUMURON ME SHUME TURISTE,tja cojme shefit.
Asnje nga keta te tre.Fitoi Mirela.I kishte numuruar qe ne Nisje..40% me shume se sezoni kaluar.
VOTONI LULZIM BASHËN NË VITIN 2025!
MOS LEJONI QË TË ZAPTOHEN PRONAT SHTETËRORE!
RROFTË LULZIM BASHA!
7×7=42
Votoni Pulëzim Bashën për zgjedhjet e përveçme parlamentare të vitit 2099 !!!
Me Pul Bashën në krye të gjithë gjelat do bëhen pula !!!
A kerkon pronari privat i tokes deri ne 40 perqind te siperfaqea ae ndertimit?
Pse shteti nuk ka te drejtë, kur e jep nje prone publike dhe kerkon te njejten siperfaqe si prone shteterore?!
KI RESPEKT PËR LULZIM BASHËN, O LLAF ME FËND E MOS NXJERR FËND NË FORUME SE PO QELB FORUMET!!!!!
HAHAHAHAAAAAAAAA!!!!!!😁😁😁😁😁😁😁😁😁😁😁😁😁😁😁😁😁
Illi, prona publike-shtetit eshte e popullit, dhe jo e qeverise.
@”Rroft Luli” alias SPAK Beleraqis, alias TRENI, DRITANI, alias Shqiptari, alias Deti Jon:
Pse budalla është populli shqiptar të mos kuptojë që ti gjasme hiqesh si simpatizant I afërt i Pulëzim Kashtës, por në fakt çon ujë në mullirin e Edvin Ramës në Surrel !!! E njeh Nebi Surrelin ti…?!
SIGURISHT QË E NJOH.
DHE DUHET TË MBASH MEND 1 GJË:LULZIM BASHA NUK ËSHTË SHËRBËTOR I EDVIN PLEHRËS,POR I POPULLIT!
MORE VESH LLAF ME FËND,APO DO TREGOSH PRAPË MUNGESË RESPEKTI PËR SHKËLQESINË E TIJ,Z.LULZIM BASHA?
Cfare komenti te bejme? E gjithe Shqiperia do jete ne duart e nje grupi politikano mafiozesh, shqiptaret gradualusht do largohen ne emigracion dhe do zvendedohen me banore vendesh te pazhvilluara qe do kene te drejten vetem te punojne dhe marrin nje page mujore per te jetuar (grup sklleverish moderne se bashku me disa shqiptare qe nuk mund te emigrojne). Ne juge do administrojne pronat dhe plazhet nje grup i vogel matrapazesh ologarke politikane, me hunj ne dore se mos vene e vendosin cadrat ne plazhet qe ju fal qeveria, ata qe vijne nga mali.
Shqiperia do shnderrohet ne vendi i pare model i skllavopronarise moderne. Historia perseritet, por ne menyre cillike, me modele te reja. Do kene pronat e tyre edhe disa ambasadore te huaj qe genjejne per zhvillimet reale politike ne Shqiperi.