Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: 50 euro për çdo votë dhe 300 euro për ‘të infiltruarin’, akuzat ndaj Belerit në SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: 50 euro për çdo votë dhe 300 euro për ‘të infiltruarin’, akuzat ndaj Belerit në SPAK
KronikeKryesore

FOTO: 50 euro për çdo votë dhe 300 euro për ‘të infiltruarin’, akuzat ndaj Belerit në SPAK

Published: May 17, 2023
Shpërndaje

Pas vendimit të Gjykatës së Vlorës, dosja e Fredi Belerit, tashmë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili është në burg për akuzën e blerjes së votave i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Materialet e dosjes hetimore paraprake tashmë i janë dorëzuar nga Prokuroria e Vlorës në SPAK dhe pritet që së shpejti të mbahet një tjetër seancë për masë sigurie në GJKKO.

Report TV ka publikuar vendimin e Gjykatës së Vlorës në të cilën jepen detaje se si ka nisur procedimi. Në vendim thuhet se procedimi penal ndaj Belerit nisi më 8 maj pasi kishte dyshime se blinte vota nga 50 deri në 200 euro.

- Publicitet -

Më pas është paraqitur vetë në Prokurorinë e Vlorës shtetasi A.R, i cili denoncoi blerjen e votave nga ana e Belerit dhe pranoi të bëhej ‘i infiltruar i prokurorisë’.

Në dosje thuhet se ai kishte biseduar me Belerin për një listë me 13 emra dhe për këtë do të paguhet 300 euro për ‘shërbimin’ që do t’i bënte kandidatit të Berisha-Meta dhe do të merrte nga 50 euro që t’ua shpërndante personave që do e votonin.

“Në datë 10.05.2023, shtetasi A.R, ka komunikuar ne telefon me shtetasin Dhionisios Alfred Beleri dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij.

Alfredi i ka thënë se do ta verifikontë një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për t’u takuar. Në vijim të kësaj bisede, sërish në datë 10.05.2023, ata janë takuar më njëri tjetrin në lagjen Potam, jashtë ambienteve të lokalit “Gelateria”, ku sipas bisedave ambientale të përgjuara, kanë biseduar në mënyrë të përmbledhur lidhur me listën prej 13 personash të dorëzuar nga shtetasi A.R dhe shumën monetare që duhej të përfitonte secili prej tyre në këmbim të votës pro kandidatit Dhinisios Alfred Beleri.

Në këtë bisedë, ky shtetas i ka premtuar shtetasit A.R se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për shtetasin A.R, nëse shtetasi Dhionisios Alfred Beleri bindej sipas verifikimeve që ai do të kryente, se vota ishte hedhur pro tij. Në këtë bisedë, shtetasi Dhionisios Alfred Beleri, i premton shtetasit A.R se shumën monetare do t’ja jepte po atë natë në darkë ose të nesërmen në mëngjes“, thuhet në dosje.

Në dosje thuhet gjithashtu se në pasditen e datës 11 maj, 3 ditë para zgjedhjeve dhe 1 ditë para arrestimit, A.R ka komunikuar me Belerin në lidhje me takimin me Pandeli Kokaveshin dhe ai i ka thënë që do t’i thotë ta marrë në telefon vetë Pandeliu.

Në vijim të kësaj bisede disa orë më pas,  rreth orës 23:00 A.R  është telefonuar nga Kokaveshi në lidhje me porosinë e Fredit dhe ai i ka thënë që kishte qenë i zënë dhe të takoheshin nesër, por A.R e ka pyetur nëse mund të takoheshin po atë ditë dhe ai i ka thënë që do ta merrte vetë për pesë minuta.

Dhe në vijim shtetasi Pandeli Kokaveshi e ka marrë në telefon dhe i ka thënë të takoheshin tek një lokal në Potam, Himarë. Ata janë takuar brenda në këtë lokal dhe janë ulur në një tavolinë dhe ai i ka marrë telefonin shtetasit A.R për arsye sigurie dhe bashkë me telefonin e tij i ka lënë në banak.

Ata kanë biseduar në lidhje me zgjedhjet dhe listën që shtetasi A.R i kishte dorëzuar më parë shtetasit Dhionisios Alfred Beleri dhe shtetasi Pandeli Kokaveshi i ka thënë se 4  persona nga lista i kishte kapur ai më parë dhe se mbeteshin vetëm tetë vetë nga lista (lista e sekuestruar kishte 12 emra). Por më pas është shtuar edhe një tjetër dhe lista është bërë më 13 persona.

Kujtojmë që sot Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe ambasadorja greke në Shqipëri pritet të takohen sot me Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshin të cilët ndodhen në paraburgim, pasi u arrestua për blerje votash, 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë
  • “Dimali bashki më vete”, kryebashkiakja kundërshton hartën e re territoriale
  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. Detari on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. KTH S on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. Vl on 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?