Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Brenda rezidencës luksoze të Donald Trump me 128 dhoma, e cila u bastis nga FBI
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > FOTO: Brenda rezidencës luksoze të Donald Trump me 128 dhoma, e cila u bastis nga FBI
KryesoreLifestyle

FOTO: Brenda rezidencës luksoze të Donald Trump me 128 dhoma, e cila u bastis nga FBI

Published: August 16, 2022
Shpërndaje

FBI ushtroi kontrolle në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, të hënën e kaluar. Me gjithë ndikimin politik që ka pasur ky lajm, ajo që të bën përshtypje sapo përmendet rezidenca është madhështia që ka ky resort.

Gjatë presidencës së Trump, resorti shpesh quhej “Shtëpia e Bardhë e dimrit”.

Më poshtë sjellim foto që tregojnë se si është ky resort nga brenda, të cilat Business Insider i ka përshkruar me detaje.

- Publicitet -

Mar-a-Lago ka pritur gjatë këtyre viteve një numër vizitorësh, personalitete, me poste shumë të larta, pasi resorti ka shërbyer gjithmonë si vendi i “arratisjes” së familjes Trump në fundjavë.

Trump ka pritur gjithashtu liderë botërorë në resort, mes tyre presidentin kinez Xi Jinping dhe ish- kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe.

Kompleksi gjigand u ndërtua në fillim të shekullit të 20-të. Aty familja Trump ka organizuar festa të mëdha dhe gjithashtu ndeshjet e Super Bowls së bashku me anëtarët e klubit privat.

Mar-a-Lago Club është një pronë e cila shtrihet në një sipërfqe prej 20 hektarësh me 128 dhoma.

Trashëgimtarja e Post Cereal e ndërtoi atë në 1927.

Ai përfshin të gjithë gjerësinë e ishullit ku ndodhet Palm Beach, duke u shtrirë nga Oqeani Atlantik deri në Rrugën Ujore Intrabregdetare.

Trump e bleu pronën me të gjitha mobiljet e saj antike në 1985 për 8 milionë dollarë.

Sot, resorti shërben si shesh lojërash për familjen Trump, por është gjithashtu i hapur për njerëzit që paguajnë për një anëtarësim në klub.

Në vitet 1990, anëtarësimet kushtonin 50,000 dollarë, por ato u rritën në 200,000 dollarë pas zgjedhjes së Trump si President.

Të anëtarësuarit mund të hyjnë në pishinat, plazhet, sallat e ngrënies dhe dhomat private të klubit.

Ata gjithashtu mund të japin me qira zona të resortit për dasma, apo festa të tjera dhe mbrëmje gala bamirësie.

Ushqimi në eventet e mbajtura në resort përgatitet nga një ekip kuzhinierësh ekspertë.

Për shkak të terrenit të sheshtë dhe hapësirës, Trump mund të fluturojë me helikopterin e tij nga resorti.

Mar-a-Lago është bërë sinonim i stilit të jetesës luksoze të Trump.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Pilo Lala says:
    August 16, 2022 at 6:22 pm

    Donald Trump jeton ne nje pjese te ketij resorti, mund te kete 8-10 dhoma.
    Resorti ben dasma, ka restorant, ka anetare qe paguajne, luajne golf, dhomat jane per te tjeret, jo per Trump.
    Kjo eshte njesoj si te ndertosh nje pallat me 20 hyrje, tua shesesh njerezve, vete jeton ne katin e siperm.

    Reply
  • Pensionist pa pension says:
    August 17, 2022 at 12:44 pm

    Tamam, dhe te thuash pallati eshte i imi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?