Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Çmimet globale të energjisë në çdo shtet për vitin 2022, si renditet Shqipëria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > FOTO: Çmimet globale të energjisë në çdo shtet për vitin 2022, si renditet Shqipëria
EkonomiKryesore

FOTO: Çmimet globale të energjisë në çdo shtet për vitin 2022, si renditet Shqipëria

Published: December 12, 2022
Shpërndaje

Për disa vende, çmimet e energjisë kanë arritur nivele historike në vitin 2022.

Çmimet e benzinës, të energjisë elektrike dhe të gazit natyror u rritën ndjeshëm pasi pushtimi rus i Ukrainës bllokoi zinxhirët globalë të furnizimit me energji. Familjet dhe bizneset po përballen me fatura më të larta të energjisë, në kushtet e luhatjeve ekstreme të çmimeve. Pasiguria rreth luftës duket e madhe dhe kostot e ngrohjes parashikohen të rriten.

Nisur nga pasojat globale të krizës energjetike, tabelat e mëposhtme tregojnë çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë në çdo vend, me të dhënat e marra nga GlobalPetrolPrices.com (KLIKO).

- Publicitet -

1. Çmimet globale të energjisë: Benzina

Cilat vende dhe rajone paguajnë më shumë për një gallon gaz?

Me një mesatare prej 11,10 dollarë për gallon, konsumatorët familjarë në Hong Kong paguajnë çmimin më të lartë për benzinë në botë – më shumë se dyfishin e mesatares globale. Taksat dhe kostot e larta janë faktorët kryesorë që qëndrojnë pas çmimeve kaq të mëdha të gazit në këtë vend.

Ashtu si Hong Kongu, Republika e Afrikës Qendrore ka kosto të larta të gazit, me 8,60 dollarë për gallon. Si një importues neto i benzinës, vendi është përballur me presione në rritje të çmimeve që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Konsumatorët familjarë në Islandë, Norvegji dhe Danimarkë përballen me kostot më të larta të benzinës në Europë. Në përgjithësi, Europa ka pasur një inflacion prej 10% në shtator, kryesisht për shkak të krizës energjetike.

Shqipëria renditet në vendin e 26-të nga 100 vende sa i përket kostos së lartë të gazit, duke lënë pas gjithë vendet e rajonit. Një gallon gaz tregtohet për 6.60 dollarë.

2. Çmimet globale të energjisë: Energjia elektrike

Një luhatshmëri ekstreme po vihet re edhe te çmimet e energjisë elektrike.

Shumica e vendeve me çmimet më të larta të energjisë elektrike janë në Europë, ku çmimet në Danimarkë, Gjermani dhe Belgjikë janë sa rreth dyfishi i atyre në Francë dhe në Greqi. Për referencë, çmimet e energjisë elektrike në shumë vende të Europës janë më shumë se dy ose tre herë më të lartë se mesatarja globale prej 0,14 dollarë për kilovat-orë.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Bashkimin Europian u rritën me 32% krahasuar me një vit më parë.

Në SHBA, çmimet e energjisë elektrike janë rritur me afro 16% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, rritja më e lartë në mbi katër dekada, duke nxitur kështu një inflacion më të lartë.

Megjithatë, konsumatorët familjarë janë më të mbrojtura nga ndikimi i ndërprerjeve të furnizimeve nga Rusia, për shkak se SHBA-ja është një eksportues neto i energjisë.

3. Çmimet globale të energjisë: Gazi Natyror

Tetë nga dhjetë vendet me çmimet më të larta të gazit natyror në nivel global ndodhen në Europë, me Holandën në krye të listës. Në përgjithësi, çmimet të gazit natyror në Europë janë rritur gjashtëfish brenda një viti, që nga pushtimi i Ukrainës.

Lajmi i mirë është se sezoni i vjeshtës ka qenë relativisht i ngrohtë. Kjo ka ndihmuar që kërkesa për gaz natyror në Europë të bjerë me 22% në tetor krahasuar me vitin e kaluar, duke zvogëluar rrezikun e mungesës së gazit më vonë gjatë dimrit.

Përtej Europës, Brazili është vendi i katërt me çmimet më të larta të gazit natyror në nivel global, pavarësisht se prodhon brenda vendit rreth gjysmën e nevojave të tij. Kostot e larta të gazit të gatimit kanë qenë sfiduese veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta, gjë e cila u kthye në një çështje kryesore politike në zgjedhjet presidenciale të tetorit.

Ndërkohë, Singapori ka çmimet më të larta të gazit natyror në Azi, pasi shumica e gazit importohet nëpërmjet cisternave ose tubacioneve, duke e bërë këtë vend vulnerabël ndaj luhatjeve të çmimeve.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 12, 2022 at 1:25 pm

    Po cmimet e ushqimeve qe kane nje ndikim drejtperdrejt ne rrigjen e cmimit te gazit pse nuk I keni vendosur ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  • VIDEO: Protestoi para makinës së Ramës, policia arreston qytetarin
  • Raporti i KE-së: Qeveria dhe Parlamenti sulmuan SPAK-un për imunitetin e Ballukut
  • Liria e zgjedhjes dhe dhimbja e largimit
  • Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria

Komentet e Fundit

  1. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  2. K R on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  3. K R on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  4. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  5. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?