Një tjetër aksident është regjistruar këtë të hënë, kësaj here në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku një prej makinave ka përfunduar mbi trafikndarëse.
Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar. Fatmirësisht ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
p.k\dita
