Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Eksploziv, armë dhe makina të vjedhura, arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO: Eksploziv, armë dhe makina të vjedhura, arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan
AktualitetKronike

FOTO: Eksploziv, armë dhe makina të vjedhura, arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan

Published: April 6, 2026
Shpërndaje

Policia e Tiranës thotë se ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një 37-vjeçar.

Në kudër të operacionit të koduar “Kontigjenti” u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Perikli Doçi banues në Paskuqan.

Sipas burimeve zyrtare, ai dyshohet se kishte siguruar për qëllime kriminale lëndë eksplozive, lëndë djegëse, armë zjarri dhe një motomjet pa targa, i dyshuar si i vjedhur.

- Publicitet -

“Gjatë operacionit, i është bërë shenjë ndalimi motomjetit pa targa, me të cilin lëvizte shtetasi Perikli Doçi, 37 vjeç, banues në Paskuqan. 37-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, me motomjet. Si rezultat i ndjekjes policore, është bërë kapja dhe arrestimi i tij, në afërsi të liqenit të Paskuqanit”, thote policia.

Policia thote se në momentin e ndalimit, ai kishte vendosur një maskë silikoni për të fshehur identitetin.

Nga hetimet paraprake rezulton se i arrestuari dyshohet të jetë autor i dy ngjarjeve kriminale të ndodhura në muajin tetor 2025, në zonën e Paskuqanit. Konkretisht, më 3 tetor ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese në rrugën “Besim Cera” dhe më pas ka djegur automjetin e përdorur në afërsi të urës së Tapizës. Ndërsa më 17 tetor, në rrugën “Unaza e Madhe”, dyshohet se ka vendosur lëndë plasëse në një banesë, duke shkaktuar dëme materiale.

Perikli Doçi

Njoftimi i Policisë

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Kontigjenti”.

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit dhe pronës, si dhe zbardhen 2 të tilla, të kryera nga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapet, si rezultat i ndjekjes policore, një 37-vjeçar që kishte siguruar, për qëllime kriminale, lëndë eksplozive, lëndë djegëse, armë zjarri dhe një motomjet të dyshuar të vjedhur, pa targa.

Në momentin e ndalimit, ai kishte vendosur maskë silikoni.

Sekuestrohen sasi lënde eksplozive (gati për shpërthim), 10 litra lëndë djegëse, 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, 1 maskë silikoni dhe 1 motomjet pa targa (i dyshuar i vjedhur).

Si rezultat i vigjilencës së shtuar të shërbimeve të Policisë së Tiranës, për garantimin e sigurisë së qytetarëve, si dhe falë intensifikimit të kontrolleve dhe administrimit të informacioneve në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, finalizuan operacionin policor të koduar “Kontigjenti”.

Gjatë operacionit, i është bërë shenjë ndalimi motomjetit pa targa, me të cilin lëvizte shtetasi P. D., 37 vjeç, banues në Paskuqan.
37-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, me motomjet.

Si rezultat i ndjekjes policore, është bërë kapja dhe arrestimi i tij, në afërsi të liqenit të Paskuqanit.

Në momentin e ndalimit, është konstatuar se 37-vjeçari kishte vendosur maskë silikoni dhe gjatë kontrollit fizik dhe në motomjet, shërbimet e Policisë i gjetën sasi lënde eksplozive, gati për shpërthim, 10 litra lëndë djegëse dhe 1 armë zjarri (pistoletë) me municion.

Nga hetimet e mëtejshme dyshohet se shtetasi i arrestuar, P. D, më datë 03.10.2025, në rrugën “Besim Cera”, Paskuqan 1, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. K., dhe më pas ka djegur automjetin e përdorur gjatë kryerjes së krimit, në afërsi të urës së fshatit Tapizë, si dhe më datë 17.10.2025, në rrugën “Unaza e Madhe”, Paskuqan 2, ka hedhur një sasi lënde plasëse në banesën e shtetasit Rr. D., ngjarje nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më tej, dyshohet se motomjeti me të cilin 37-vjeçari u konstatua duke lëvizur gjatë natës, në rrugën “Mustafa Lita”, është i vjedhur.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të mundshëm të 37-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale në të cilat mund të jetë përfshirë ai.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?