Nga Dorin Xhima – DITA
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një bazilikë të famshme këtu në Romë. Pas një restaurimi në Basilica di San Lorenzo in Lucina, në një nga fresket e tij është vënë re një figurë engjëlli me një fytyrë që shumë njerëz e shohin të ngjashme me atë të kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
Sipas raportimit në mediat e sotme italiane restaurimi u firmos nga një dekorator/vullnetar që quhet Bruno Valentinetti, i cili nuk është një restaurator profesional i certifikuar dhe që njihet edhe për angazhime të tjera artistike e politike.
Në afresk, engjëlli që mban një pergamenë me hartë të Italisë ka fytyrën që disa e identifikojnë me Melonin.
Media italiane e ka nxjerrë në pah këtë detaj duke ngritur pikëpyetje rreth mënyrës se si u krye restaurimi dhe cilët ishin kontrollet e duhura për një monument historik të tillë – shkruan Corriere Roma.
Disa figura zyrtare, përfshirë përfaqësues të bazilikës, kanë thënë se nuk e konsiderojnë problem fytyrën e ngjashme, dhe se restaurimi u bë për të rikthyer freskun sipas modelit që kishte qenë dikur, megjithëse kjo është vënë në diskutim.
Por autoritetet lokale, përfshirë Soprintendenzën e Romës, kanë njoftuar se do të verifikojnë nëse puna ishte e ligjshme dhe nëse duhet rihapur restaurimi për t’i rikthyer freskut gjendjen origjinale.
Ngjarja ka ngjallur reagime të ndryshme, përfshirë komente politike dhe debat publik mbi vlefshmërinë historike, kontrollin e restaurimeve dhe rolin e figurave publike në artin sakral dhe kulturor – shkruan ANSA.
Edhe në Tiranë, në hapësirat urbane të qendrës, qarkullon diskutimi se fasada në një nga kullat e reja, duket si fytyra e Edi Ramës.
Fenomeni sjell në pah të njëjtin tension që ka të bëjë me rëndësinë e hapësirës publike si pasuri kolektive.
Tendenca për ta personalizuar atë me imazhe ose simbole të politikës nuk është historikisht e re as në Romë, as në Tiranë. Këtu është vendi për një reflektim social Sheshet apo katedralet etj ku publiku ka akses të përditshëm, duhet të jenë hapësirë neutrale për kujtesë të përbashkët?
Apo shenja tribale të kohëve politike?
There’s a major ongoing controversy in Italy: after the restoration of the San Lorenzo in Lucina church in Rome, one angel now appears to have Giorgia Meloni’s face. pic.twitter.com/8Vi1nhH9IQ
— Antonello Guerrera (@antoguerrera) January 31, 2026
j.l./ dita

Për disa ky debat është vetëm një gjë kurioze dhe qesharake.
Të tjerë mendojnë se duhet hetuar nëse restaurimi u bë siç duhet, për të mbrojtur vlerat historike të kishës. Meloni vetë e ka marrë me humor dhe ka thënë që ata që e krahasuan me engjëllin gabuan, duke qeshur me situatën.
Por qe ua ka qejfi ktyre si Meloni e Rama te len ca shenja andej ktej, ua ka qe cke me të
Shpesh perceptimi i njerëzve për një fytyrë apo figurë mund të jetë subjektiv — ajo që njëri e sheh si ngjashmëri, tjetri mund ta shohë si rastësi.
Por me then t drejten ajo kulla ne Tirane i ngjan ca Edushk Çitjanexhiut
Teme e bukur me rendesi qytetare
Nuk eshte per sufllaqexhinjt blu-mavi
Arti, memoria historike dhe besimi kanë nevojë për distancë, për heshtje dhe respekt. Politika është e zhurmshme dhe grabitëse. Kur i prek, i përdor monumentet apo godinat i deformon ose i bën karikaturë.
Shembujt janë të shumtë: nga restaurime “me fytyrë lideri”, te monumente që shndërrohen në propagandë.
Ka patur nje debat me pare per Ahmet Zogun ne nje riparim ne Vlore
Kte trapin e kryeministrise e kane bere edhe Skenderbe me hunde plastike,kta qahen per nje figurine ne nje cep te nje kishe ne Lucina qe s`e sheh askush.