Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Formatet Big Brother, si fitojnë 100 euro në sekondë, nga shtresat e varfëra në vende pa arsim cilësor dhe me papunësi të lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > FOTO: Formatet Big Brother, si fitojnë 100 euro në sekondë, nga shtresat e varfëra në vende pa arsim cilësor dhe me papunësi të lartë
EkonomiKryesoreLifestyle

FOTO: Formatet Big Brother, si fitojnë 100 euro në sekondë, nga shtresat e varfëra në vende pa arsim cilësor dhe me papunësi të lartë

Published: April 17, 2023
Shpërndaje

TV luan një rol të madh në jetën e njerëzve. Sidomos shtresave të ulëta të shoqërisë, të papunëve dhe atyre me nivel arsimi dhe informimi të ulët. Jo vetëm kaq, por mund të ndikojë edhe në blerjet e shikuesve. Reality Show-t në veçanti, sikurse Big Brother është një metodë reklamimi e lehtë për shumë marka, sepse nëse një personazh i famshëm e ka atë, shumica (veçanërisht njerëzit pa personalitet apo identitet të fortë të vetin), e dëshiron atë.

Sipas mediamonitors.net: “Televizioni nuk ka të bëjë thjesht me shikimin e gjërave të reja dhe të ndryshme. Ai ka të bëjë kryesisht me shitjen.”

Ky ndikim është bërë më i theksuar me zhvillimin e internetit dhe rrjeteve sociale, të cilat kanë mundësuar komunikimin në mënyra që më parë ishin të pamundura.

- Publicitet -

Kjo ka bërë që informacioni të arrijë shumë shpejtë tek publiku, duke krijuar një atmosferë të frytshme për lindjen e personazheve të famshëm dhe të programeve të televizionit si “Big Brother”.

Të gjithë e kemi hasur në rrjete sociale apo edhe e ndjekim, efektin që ky edicion BBV ka pasur te masa dhe format kanë qenë të shumta: “Luiz”, hashtagu me emrin e të cilit theu rekorde në platforma sociale si TikTok apo Instagram, ulja e frekuentimit të bareve në ditët e transmetimit live të Prime-t, lindja e metodave marketimi për bizneset, sidomos ata të e-commerce etj.

Frekuentim i ulët i bareve, rritet konsumi në shtëpi

Gjatë netëve të spektaklit, të martën dhe të shtunën, është vërejtur një frekuentim më i ulët i lokaleve dhe një qarkullim më i lehtësuar i automjeteve.

I pyetur nga Monitor, Enri Jahja, drejtues i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve ka pohuar se ky fenomen po vijon edhe pas disa muajve shfaqjeje.

“Vihet re një frekuentim i ulët i bareve ditëve të marta apo shtuna në darkë, fillimisht mendohej se lidhje më stinën e dimrit, por më pas u vu re që lidhja ishte me shfaqjen direkte. Ndonëse thuajse të gjithë baret kanë tv të lidhur me Digitalb, preferohet shtëpia edhe për shkak të orëve të zgjatura që zgjat nata”-pohon ai.

Nga ana tjetër, sipas vëzhgimeve në treg, popullariteti në veçanti i këtij edicioni Big Brother stimulon shitjen e kartave të Digitalbit që kushtojnë 1,000 lekë për tre muaj, por që paraprakisht duhet patjetër të kesh një nga abonimet bazë (njëri nga ato kushton 18 000 lekë për një vit).

Një tjetër element që është nxitur këto muaj ka qenë konsumi i ushqimeve të shpejta si fast food, sushi dhe produkte sallamerie e djathëra gjatë kohës së transmetimit live ditëve të marta dhe të shtuna.

Sipas një vëzhgimi në treg, restorantet e sushi-t përgatisin menu të personalizuara për këto dy ditë dhe mundësojnë catering të shpejtë, sakaq supermarketet kanë raportuar nxitjen e shitjeve të kokoshkave, sallameve dhe djathrave.

Bizneset

Thirrjet që shfaqjet e realitetit televiziv kanë për audiencën e tyre kanë bërë që shumë produkte dhe kompani ta eksplorojnë atë për shpenzimet e tyre të komunikimit të marketingut dhe vendosjen e produkteve dhe shërbimeve.

Me rritjen e shikueshmërisë, bizneset janë përmirësuar gjithashtu në përmbajtje dhe kanë dalë me paketa më të mira që tërheqin më shumë audiencë për të qëndruar në treg dhe për të përfituar në tortën e shpenzimeve që bëhet për hir të këtij fenomeni.

Rastet e vëzhguara janë të shumta: qirinj aromatikë më emrat e personazheve, bluza apo veshje të personalizuara me emrat apo foton e personazheve, edhe produkte ushqimore që shiten krahas emrave të pjesëmarrësve në reality show.

Historia e hashtagut

Hashtagu Luiz Ejlli thyen rekord, 1 miliardë shikime në Tiktok i arriti brenda 1 muaji që nisi formati. Sakaq, aktualisht, numëron rreth 7 miliardë shikime. Çfarë do të thotë kjo?

Sipas ekspertëve të fushës teknologjike, të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, si Tik Tok ashtu edhe Instagram, në momentin që postojnë diçka, qoftë video apo foto, jo domosdoshmerisht në lidhje me shfaqjen televizive, për të tërhequr vëmendje online përdorin hashtagun me emrin e një prej lojtareve më të përmendur.

Vizibiliteti i lartë i hashtagut i mundëson përdoruesve që të shesin ose reklamojnë produkte të tyre ose shërbime. Kjo është vënë re në një gamë të madhe biznesesh online, si në fushën e shërbimeve por e produkte si veshje, këpucë, pajisje teknologjike etj.

Reklamat

Big Brother është shndërruar në një vendtakim ideal për trekëndëshin “audiencë – media – kompani biznesi”. i pari (publiku) ofron interes dhe përkushtim, e dyta tifozeri dhe emocion, e treta financim.

Në rastin në fjalë, të shtunën ose të martën në darkë, një reklamë tridhjetë sekondëshe që transmetohet në kohën kur nis prime i Big Brother, kushton rreth 3,000 euro. (çmimi zyrtar është 1 sekondë 100 euro). Por, ky çmim edhe mund të ndryshojë në varësi sasisë së spoteve, numrit të ditëve të transmetuara, orarit në Prime apo në ditët e tjera etj.

Megjithatë, nuk kanë shumë rëndësi shifrat konkrete sa ka rëndësi për të kuptuar se sa e dëshiruar, madje jetike është audienca për një televizion, sepse në këtë rast çmimin e një reklame nuk e vendos media, por publiku dhe në varësi të shikueshmërisë varion edhe çmimi.

Kosto të tjera

Mbarëvajtja e Big Brother, ashtu si edhe disa formate të tjera, është e lidhur ngushtë me pjesëmarrjen aktive të publikut, ngase ata nëpërmjet votimit me sms (100 lekë një sms). Përveç kësaj, ky edicion, ka vënë në dispozicion edhe një formë tjetër ku shqiptarët po shpenzojnë para.

Dërgimi i dhuratave ose mesazheve të personalizuara që lexohen nga banorët. Dhuratat nisin nga 3 euro deri në 100 euro të specifikuara por gjithashtu aplikacioni të lejon edhe një alternativë ‘tjetër’ që të mundëson shuma më të mëdha shpenzimi.

Psikologjia e një fenomeni

Marsi Simo, sociologe thotë për Monitor se Big Brother gjithmonë merr vëmendje tek vendet të cilat janë të varfra dhe ku papunësia është në kulm.

“Këtë gjë mediat e shfrytëzojnë maksimalisht duke na e shërbyer këtë show gjatë dimrit, ku lëvizjet janë më të pakta. Rivalitetet, historitë e dashurisë, dramat që po krijohet në vazhdim, mund t’u japin disa individëve një ndjenjë të të qenit të gjallë dhe produktiv. Drama mund të bëjë të sekretoni endorfinë (zinxhirë proteinikë prodhuar nga vetë trupi, të cilat janë përgjegjëse për stimulimin e zonave të trurit që prodhojnë kënaqësi në trup).

Kjo kënaqësi është krahasuar shpesh herë nga psikologët dhe studiuesit, e ngjashme me kënaqësinë nga droga. Nëse njeriu ka diçka ose dikë për të cilin mund të zemërohet, kjo mund ta ndihmojë të shkëputet nga shikimi i thellë i vetes dhe problemeve që ka në realitet”, pohon znj. Simo për revistën Monitor.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Media perverse! says:
    April 17, 2023 at 1:29 pm

    Media në Shqipëri është shumë negative, e cila ka ndikuar në ndihmë të kriminelëve, të drogave dhe prostitucionit. Ka ndikuar në prishjen e familjeve dhe të moralit të shoqërisë. Kryesorë në këtë drejtim janë Top Channel dhe Klan. Vështirë se gjen këto programe në vëndet perëndimore, me këtë intensitet të lartë.

    Reply
  • Sonila says:
    April 17, 2023 at 2:51 pm

    Eshte e vertete shqiptaret kane ca shijere cuditshme nuk e llogarisin lekun per qejfin e tyre sic eshte zakoni dasmave qe burri me gruan ne shtepi zihen sa leke te cojne ne dasem dhe kur dalin te kercejne nuk pyesin sa hedhin , jeta e shqiptareve dhe shpenzimet e tyre jane qesim , te kalojme diten sot se kushedi ca del neser. Jemi bere pefr gjynah , ushqime fallco, veshje fallco, vota fallco , spektakle fallco ne qe mbetem ketu mire te nabehet.

    Reply
  • sonila says:
    April 17, 2023 at 2:56 pm

    Spektakel koti por nuk e di pse e pelqejne nerezit si duket shtyjne kohen

    Reply
  • Aldo says:
    April 18, 2023 at 5:16 am

    Ndaj kercen ajo bretkosa plake si majmun, mos I hengshin per mire qe shfryrezojne fatkeqesine massive te skamhes dhe injorances, ky eshte krim masiv.

    Reply
  • Radio pp says:
    April 18, 2023 at 11:00 pm

    Mire e bojne kur gjejne poull budalla

    Reply
  • demo says:
    April 19, 2023 at 3:30 am

    Gazeta e NERUME Dita ka ca mekate kohet e fundit,,Bllokon komentet;ben politike ne favotr te qeverrise,,ruan ftyren e kryehajdutit,poor poooor nje te keqe te madhe na e ka kursyer:Nuk ka asnje informacion per ca kafshe te ndyta si bicim minj gjirisesh,qe i kane mbyllur ne nje kafaz qe quhet Big Brother dhe bejne tifozeri poplli i kafsheve te ndyta se kush scopaniset aty brenda.
    Numri i shumte i TV me mijra punonjes,,disa me rroga stratosferike,,per Programe Fasade,pa brume,,Gazetare shtirraqer,pa kulture,,te fryre si gjel plehu,me makina superluxi,,gjys te ditur,gjys te shkallitur,imponojne ne turmen qe i sheh,,Manierat dhe jo kulturen,,.pordhet dhe jo studimin,,parazitizmin dhe jo punen..
    Jemi nje popull Xhevrie. Xhevria polli nje skuader me kelyshe,,pill e hidh ne rruge,Kelyshet e Xhevries u rriten neper kazane plehrash,Xhevria kapardisesh me corap najloni me kepuce me taka,.
    Ja,,kesoj jane keto TV,si TV top channalli..
    i vetmi ngushellim ne kete mjedis,eshte se Gazeta e Nerume Dita na e ka kursyer grafmen e kermes se kazanit te plehrave Big brother dhe per kete meriton nje FLMND.

    Reply
  • VATANI says:
    April 19, 2023 at 6:34 am

    SHESHIT KURVERIA
    SHESHIT EDHE KRIMI
    QEVERIA HESHT
    TE NA RROJE ARSIMI

    SHKOJME VEC PERPARA
    RIPJELLJA GJEMON
    KUR DEGJENERIMI
    KOMBIN PO HELMON

    NUK KA RENDESI
    PER CBANDE VOTON
    VETEM KURRE SOVRANI
    TE MOS VIJ NE FRON

    DRITE E KOMBIT TRURI
    KUR FE KA VATANIN
    KOLONE E PESTE
    KUR NJEH VEC SAHANIN

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?