Sikurse shumë ushtarë të tjerë ukrainas të mbajtur në Qendrën Korrektuese Nr. 10 në rajonin e Mordovisë në Rusi, Pavlo Afisov tha se u përball me abuzime të tmerrshme fizike dhe psikologjike.
Ai është rrahur keq sapo mbërriti, dhe në raste të tjera të panumërta gjatë më shumë se 18 muajve në burg, u detyrua të zvarritej në dyshemenë e qelisë ndërsa i lëshonin qentë përmbi të. Ka qenë pranë vdekjes kur rojat ia futën kokën në një qese plehrash.
“Është shumë e frikshme dhe e tmerrshme, sepse në atë çast e humb çdo lidhje me botën e jashtme dhe nis të mbytesh. Përpiqesh ta heqësh qesen me duar, por ata të godasin në duar, të shokojnë me paralizues elektrik”, tha për Shërbimin ukrainas të REL-it Afisov.
Ai është oficer i këmbësorisë detare i kapur gjatë rrethimit rus të Mariupolit në vitin 2022. U kthye në shtëpi përmes një shkëmbimi të burgosurish në vitin 2024.

Afisov u dërgua te një mjek i burgut, gjë që mendoi se do t’i sillte qetësim. “Deri në atë moment mendoja se nuk mund të bëhej më keq”, tha Afisov, 26 vjeç.
“Por, kur më çuan atje… nuk e di. Atë nuk mund ta quash njeri. Ai filloi të tundte paralizuesin elektrik dhe më dha goditje shoku me të disa herë. Më kërcënoi, duke thënë: ‘Eja, shpejt, mos u bëj budalla’.
Fliste me zë shumë të lartë. Hiqej sikur ishte komandant i madh dhe thoshte se ne ishim ‘kutërbon khokhly’” – një term përçmues për ukrainasit – “që nuk meritonim trajtim të denjë”.
Oleksandr Savov, një marins që kaloi gjashtë muaj në burgun e njohur si IK-10, u befasua njësoj kur hasi për herë të parë të njëjtin mjek.
“Ai ndaloi para meje, e pashë që është me mantel të bardhë. Mendoja, ‘është mjek’”, tha Savov. “I thashë se dyshoja se kisha tuberkuloz. Dhe ai më tha: ‘Ç’po bërtet?’ S’e kuptova, ishte hera ime e parë atje. Dhe ai më dha një shok elektrik! Rri i heshtur. Sërish tha, ‘Ç’po bërtet?’, dhe më shokoi prapë”.

“Ai nisi të më shante. E pyeta çfarë saktësisht duhej të bërtisja. Ai tha: ‘Lavdi mjekësisë ruse!’ Unë e thashë. Dhe ai… më goditi përsëri me paralizues”, tha Savov. “E shikova, ai ishte me mantel të bardhë si mjek, pse ishte kaq mizor? Vetëm më vonë mësova se ky ishte ‘Dr. Shokuesi’”.
Savov, i cili vuante nga tuberkulozi, sëmundjet e lëkurës dhe limfedema kur u kthye në Ukrainë falë një shkëmbimi të burgosurish në mars, vdiq më 16 nëntor.
Të burgosurit në IK-10, ku qindra robër ukrainas janë dërguar qëkurse Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, shpesh nuk e dinin ku mbaheshin deri pas lirimit.
Por, të gjithë ish-të burgosurit që folën për Schemes – njësia hulumtuese e Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë – e mbanin mend “Dr. Shokuesin”, i njohur nga të burgosurit edhe si “Doktori Shpirtlig”.
Përmes një hetimi të shpërblyer me cmim, i kryer së bashku me Projektin e Raportimit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin (OCCRP), Schemes identifikoi mjekun, Ilya Sorokin, sjelljet e të cilit u veçuan në kujtimet e të burgosurve që thanë se kishin përjetuar dhunë të pandërprerë dhe privim; një regjim abuzimi të cilit disa nuk i mbijetuan.

Publikuar nga REL-i në korrik, hetimi fitoi çmimin Eppy 2025 të Editor & Publisher për materialin më të mirë hetimor. Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Sorokinit në tetor, duke përmendur “trajtimin çnjerëzor dhe degradues” ndaj robërve të luftës, përfshirë dhunën fizike dhe goditjet elektrike.
Demaskimi i “Doktorit Shpirtlig”
Për ta identifikuar Sorokinin, gazetarët e Schemes kërkuan në faqen e shërbimit të burgjeve të Mordovisë dhe shqyrtuan fotografi e video të ngjarjeve të ndjekura nga punonjës të shëndetësisë në burgjet e rajonit.
Schemes kontaktoi gjithashtu gati 150 ukrainas të mbajtur në IK-10, shumë prej të cilëve e njohën Sorokinin, tashmë 35 vjeç, nga imazhet. Disa nuk ishin të sigurt, pasi mjeku që i torturonte mbante gjithmonë maskë mjekësore dhe nganjëherë maskë të vizatuar me kafkë, sipas ish të burgosurve.
Identiteti i tij u konfirmua kur Schemes gjeti një video feste ku fytyra e Sorokinit shihej qartë, ndërsa një detaj vendimtar për ish të burgosurit ishte zëri i tij, që dëgjohej qartë. Afisov dhe shumë të tjerë e njohën menjëherë si zërin e “Doktor Shpirtlig”.
“Ja ku është, kopili, duke fituar kënaqësi estetike nga fakti që ti je i ulur para tij në katër këmbë, me duart lart, me sytë mbyllur, nuk ke asgjë. Dhe… të godet mes këmbëve, nën stomak, në mëlçi, të godet me shkop gome, të shokon me paralizues elektrik”, kujtoi Afisov. “Dhe, ai thoshte gjithashtu se njerëz si ne ‘duhet t’i të përballen me gjenocid’”.
Disa ish të burgosur të tjerë thanë se ishin se kujtimet e sjelljes së Sorokinit nuk mund t’i hiqnin nga mendja.

“Sa herë që hynte ai mjek, qelia hapej, ai thoshte: ‘Në gjunjë, kuçkë’. Pastaj: ‘Zgjat dorën, idiot’. Dhe, të shokonte dorën me paralizues thjesht sepse nuk i pëlqente diçka”, tha Yulian Pilipey, komandant marinsash nga Rivne, i kapur në prill të vitit 2022.
“Kur hynte në korridor, ishte menjëherë e qartë se kush kishte hyrë. Kishte një mënyrë të foluri si e një personi krejtësisht të sëmurë mendërisht. Sepse mund të ulërinte, pastaj të fliste qetësisht, e ndërronte shpesh”, tha Mykyta Pikulyk, një pjesëtar i Gardës Kombëtare nga Zaporizhja që kaloi gati një vit në IK-10.
“Ai kishte detyra, por i kryente vetëm për sy e faqe. Duhej të vinte [kur e thërrisnin], por ofrimi i ndihmës ishte vendim personal”, tha Pikulyk.
“Kur i kërkonin ilaçe, ai thoshte: ‘Mirë, po të jap një pilulë’. Dhe, për ta marrë, duhej të zgjatje dorën nga hapësira e derës. Dhe ai godiste me paralizues dorën e pacientëve në vend se t’u jepte ndihmë”.
Mizoria e raportuar e Sorokinit ishte pjesë e një sistemi abuzimi që të burgosurit e përshkruan si dhunë të vazhdueshme: qëndrime të detyruara në këmbë nga 6 e mëngjesit në 10 të natës, rrahje me shkopinj, çekanë dhe tuba plastike, dhunë seksuale dhe ekzekutime të rrejshme. Por, sjellja e mjekut binte edhe më shumë në sy për shkak të profesionit të tij.
“Nuk e di sesi një person i tillë përfundoi në fushën mjekësore. Rojat, punonjësit e Shërbimit Federal të Burgjeve apo forcat speciale, me ta gjithçka ishte e qartë”, i tha Pikulyk REL-it. “Por, një sjellje e tillë nga një punonjës mjekësor ishte e pakuptueshme për ne”.
Në 2022, Sorokin postoi në rrjetet sociale një fotografi të një çmimi që kishte marrë “për kryerje të ndërgjegjshme të detyrave publike dhe pjesëmarrje aktive në jetën e kolektivit”. Dokumenti tregonte se punonte në njësinë mjekësore që shërbente për IK-10, e njohur prej vitesh për praktika abuzive.
Kur Schemes e kontaktoi, Sorokin mohoi se punonte në burg dhe mbylli telefonin. Nuk iu përgjigj më pas dhe bllokoi kontaktin. Një punonjës burimesh njerëzore në një njësi mjekësore rajonale konfirmoi për Schemes se Sorokin ishte i punësuar në burg dhe se do të kthehej atje pasi të përfundonte shërbimin ushtarak.
Vdekja në Mordovi
Valentin Polyanskiy, një oficer i këmbësorisë detare, i tha REL-it se shoku i qelisë, Volodymyr Yukhymenko, filloi të kishte probleme mendore pas burgosjes, por rojat “mendonin se po shtirej” për ta fituar lirim dhe “e rrihnin sa më mizorisht që të ishte e mundur. U bë jeshil. Fillimisht vjollcë, pastaj plotësisht jeshil”.

Në një moment, rojat e goditën aq shumë në vesh saqë “kërcelli iu shkëput krejtësisht. Nuk kishte më asnjë formë, vetëm lëkurë”, tha ai.
Pasi gjendja e tij po përkeqësohej, Polanskiy iu drejtua Sorokinit për ndihmë: “I thamë, ‘Shikoja veshin’. Dhe ai tha: ‘Oficeri i rojës, godite atë në vesh’”.
Yukhymenko më vonë u lidh në shtrat, fillimisht ulur deri sa nuk mund të rrinte më, pastaj shtrirë. “Sytë i kishte të mbyllur dhe mezi fliste. Duhej t’i vështroje buzët e tij për të dëgjuar diçka”, tha Polyanskiy. “Thoshte, ‘Më dhemb shumë’”.

“Gjëja më e tmerrshme për mua ishte të dëgjoja se nuk i dhanë ndihmë mjekësore, por e lidhën”, tha e veja e Yukhymenkos, Yevhenia Lastovetska, për Schemes. Kur trupi i tij u kthye në Ukrainë, tha ajo, “ishte një tronditje për të gjithë ne… Nuk mund të thosha menjëherë se ishte Voloja im”.
“Aty dikur studioja vitet 1932–‘33 në histori”, tha ajo, duke iu referuar urisë së organizuar nga Stalini, të njohur në Ukrainë si Holodomori.
Lastovetska tha se e njohu dorën e djathtë të burrit të saj, e cila ishte dëmtuar para kapjes, dhe testi i ADN-së doli “99.99 për qind përputhje”.
Megjithatë, tha ajo, “nuk doja ta besoja. Nuk doja dhe ende nuk dua ta besoj se ishte ai. Më duket se sa të jem gjallë, do ta pres të kthehet në shtëpi”.
—-
Përgatiti: Ekrem Idrizi – REL
Ky artikull është shkruar nga Olya Ivleva dhe Kira Tolstyakova dhe është botuar nga “Skemat” (Skhemy)

DOKTOR MORTJA I PUTINIT SI DOKTOR MENGLE I HITLERIT DHE TE DY SI GARDIANI I BURGUT TE INTELEKTUALIT QE KERKONTE TE EMIGRONTE NE KANADA
Shume kriminele dhe xhelate komuniste kane kerkuar te emigronin ne SHBA, zyra ku punonte intelektuali ishte ngarkuar nga Departamenti i Drejtesise me detyre te “peshkonte” dhe t’i veconte keta kriminele te pacipe, keshtu kane rene ne rrjetat e Zyres se Migracionit shume kriminele dhe xhelate te Enverit me plot krime kunder njerezimit, nder ta Sulo Gradeci, Zylyftar Ramizi, Shkelqim Bajraktari, Agim dhe Hamdi Dega, Ilir Enver Hoxha, Shefja e Shtepise me Gjethe, lista eshte e gjate nuk eshte vendi dhe koha per te dekonspiruar keta kriminele, por ajo qe me erdhi ne mendje kur lexova kete shkrim te Ekrem Idrizit eshte figura e gardianit te burgut qe ne rreshtoren e darkes i detyronte te burgosurit me shkop ne dore te perserisnin fjalet e tij:
RROFTE ENVERI DHE PARTIA!
Kur nuk i pelqente tonacioni, ose kur ngaterroje radhen dhe bertisje:
RROFTE PARTIA DHE ENVERI!
atehere fillonte dajaku me shkop derisa gardiani te bindej se gabimi ishte pranuar perfundimisht. Me intelektualin gardiani e kishte ndryshe sepse intelektuali asnjehere nuk beri gabim, por i afrohej duke vertitur me shkopin ne dore dhe i thonte:
SE SI E THUA TI “RROFTE ENVERI DHE PARTIA” SIKUR JA KE ME HILE PARTISE
dhe me linte pa racionin e darkes si ndeshkim i detyrueshem per Armikun e Kllases. Fati mbase Zoti e dha ta takoja ne kufirin amerikano-kanadez kur po grindej me oficerin e kufirit pse nuk e lejonin te kalonte per te shkuar tek vajza e tij ne Kanada. I thashe ne shqip:
TI SIKUR JA KE ME HILE SHBA?
Ai u habit ne fillim me UAAA! intelektuali, por e kapi veten dhe tha:
ASHTU ISHTE KOHA, CFARE TE BEJA UNE I NGRATI, ME NDIHMO SE KETA PO MA NXJERRIN UJIN E ZI!
qe na kujton kriminelen e Sigurimit, shkrimtaren dhe poeten VDEKJA, Diana Culi, Kryetaren e grave shqiptare qe Edi Rama e emeroi si perfaqesuese te vendit ne BE per turp dhe si rezil i Shqypnise.
Pirdhni, pirdhni se liroheni
Ti vetëm intelektual nuk je, një bastardim i figurës së intelektualit, me doemos.
Enver Hoxha , étudiant de Montpelier de son état, mbetet patrioti më i madh i kohëve moderne, bir kreshnik i Gjergjit të Kastriotëve.
Ai mbrojti trojet shqiptare nga grabitqarët e dikurshëm, të jashtëm e të brëndshëm.
Në çdo vënd ka struktura të brēndshme për mbrojtjen e rendit.
Mjaft iu kthyet sistemit socialist në Shqipëri me një urrejtje të pashoqe.
Çfarë do lloj formulimi të shkruani nuk mundeni t’i kaloni për xhelatet e kremlinit bijtë e shqipes.
Dhe familjes së prijësit socialist rrijini larg, as ju vodhën as ju vranë.