Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Ky është hoteli luksoz në Tiranë ku po jeton Ilir Meta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Intervista – Video > FOTO: Ky është hoteli luksoz në Tiranë ku po jeton Ilir Meta
Intervista – VideoKronikeKryesoreLajmi i fundit

FOTO: Ky është hoteli luksoz në Tiranë ku po jeton Ilir Meta

Published: April 28, 2024
Shpërndaje

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk jeton më në shtëpinë e tij me familjen, djalin, 2 vajzat dhe bashkëshorten Monika Kryemadhi.

Prej ditësh kishte zëra se Meta jetonte në një hotel luksoz me pesë yje në kryeqytet, në një prej zonave më të “privilegjuara” të Tiranës.

Lajme të kësaj natyre kanë qarkulluar edhe në portale disa herë, por mungonte një konfirmim zyrtar, qoftë edhe një pohim ose mohim nga vetë Meta.

- Publicitet -

Mirëpo, mëngjesin e të shtunës, duket se Ilir Meta i ka vënë vulën të gjitha dyshimeve dhe zhurmnajës që qarkullonte nëpër tavolinat e gazetarëve.

Kryetari i PL ka shpërndarë pikërisht pamjet nga ky hotel që ndodhet në zonën e Liqenit të Thatë dhe njihet si më luksozi në kryeqytet.

Që në orët e para të mëngjesit, teksa përgatitej për Konventën e Partisë së Lirisë, Meta ka ndarë pamjet nga hoteli teksa shfaqet me veshje sportive, në orët e para të mëngjesit.

Sipas një gazetari afër Rithemelimit, Meta është larguar nga apartamenti ku jetonte me Kryemadhin dhe fëmijët disa javë më parë.

Vetë Kryemadhi tha se jeton në apartamentin që është në emër të nënës së saj, apartament ky që ka qenë edhe pjesë e kontrollit nga agjentët e SPAK.

Por bashkëshorti i saj, Ilir Meta duket se po i kalon ditët dhe netët në hotelin, pjesë e në brandi të njohur ndërkombëtar i cili prej dy vitesh ndodhet edhe në Tiranë.

Përplasjet në familje

Ilir Meta, por edhe Monika Kryemadhi kanë pranuar se raporti i tyre bashkëshortor dhe familjar, është në krizë.

Meta akuzon Kryemadhin se ka bërë gabime në politikë kur ishte kryetare e LSI. Atë kohë, Meta ishte president. Kryemadhi, në bashkëpunim me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, vendosën djegien e mandateve në shkurt të vitit 2019. Disa muaj më pas ata braktisën edhe zgjedhjet bashkiake.

Këto vendime fataliste bënë që opozita pothuajse të shkrihej nga pikëpamja institucionale, ndërsa i gjithë pushteti u përqëndrua në një dorë, atë të Edi Ramës.

Sot kur Ilir Meta ka lënë detyrën e kryetarit të shtetit dhe ka marrë partinë, të cilës i ndryshoi emrin në Parti e Lirisë, fajëson bashkëshorten e tij për ato vendime të cilat sipas tij kanë çimentuar Edi Ramën në pushtet.

Shumë shqiptarë që ndjekin politikën besojnë se e gjitha kjo është një teatër.

Hetimet e SPAK

Problemet familjare në çiftin Meta-Kryemadhi nuk lidhen vetëm me vendimet e gabuara politike dhe fataliste të të shkuarës.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ndodhen në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se prokurorët e SPAK kanë në dorë 3 dosje për Ilir Metën, atë për aferën CEZ/DIA, lobimin në SHBA dhe pasuritë e pajustifikuara.

SPAK po kryen hetime intensive, ndërsa para prokurorëve kanë dhënë dëshmi edhe vetë Ilir Meta e Monika Kryemadhi, madje edhe nëna e kësaj të fundit.

Prej disa javësh, kryetari i PL, Ilir Meta po sulmon me një retorikë të ashpër politike kreun e SPAK, Altin Dumani. Sulm i cili mendohet se lidhet pikërisht me statusin e pritshëm të Metës para drejtësisë.

 

 

Po cili është hoteli luksoz?

Shumë media kanë shkruar lidhur me hotelin, por pa ia përmendur emrin.

Nga një vëzhgim i gazetës DITA rezulton se bëhet fjalë për Hotelin….

Vijimin mund ta ndiqni në VIDEON më poshtë:

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • Sul Koburja says:
    April 28, 2024 at 9:45 pm

    Pash Zotin,si ndjeheni menderisht qe mereni kaq shume me nje fshatar me probleme mendore si Ilir Meta,se une ndjehem i fyer ne intelegjence.

    Reply
    • K R says:
      April 28, 2024 at 10:04 pm

      Ti mos u merr o Sul se merret ai me ty

      Reply
  • Ska problem says:
    April 28, 2024 at 9:54 pm

    E thjesht per tu kuptuar , ai kerkon qe rezidenca e arrestit ne izolim te jete nje ambient me shume hyrje dalje pra spranon te perfundoje si berisha ne ballkon

    Reply
  • Tori says:
    April 28, 2024 at 10:49 pm

    Eshte e pamundur qe ti te rrish ne nje hotel ne arrste shtepie,,,,ne qofte se ti nuk Ke dikushin QE te te ofroj strehum,perfundon ne Burg,,,

    Reply
  • LEON says:
    April 29, 2024 at 4:51 am

    Dje fitoi gjyqin brenda Partise,Rimori Partine,qe ja kishte pervetsuar gruaja.Shpresojme te behet edhe me Shtepi.
    Per pagesen e Hotelit mos u merakosni,se keta paguajne nje mut,.Trojet e hoteleve ,kullave,i kane firmosur keta.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 29, 2024 at 6:43 am

    VO:
    -Falinderoi DITËN që saktëson adresën e banimit të LikeFloririt(LikeSpiunit) për SPAK,Pasi siç ka dal me shembuj të tjerë,të akuzuarve nuk u gjendet adresa Ose fshihen nga frika si Luli,Tik Llalla,A.Ahmetaj,etj.
    -Marrëzit e I.Meta(j) nuk kan fund sikurse të S.Berishës 2 të korruptuarit e mëdhej të SHEKULLIT 21.
    -Sekuestrimi pasurisë të Sb,Im,Lb..do siguronte rritjen në 500.000 lek(v) të mbi 100 pensionistëve.Ndërsa e të gjithë pushtetarve që nga 1992 për të gjithë pensionistëve gati 700.000..!
    -DHE KËTË DUHET TA BËI DREJTËSIA QË TASHMË MONITOROHET NGA SHBA..!!
    -Këtë e bëri E.Hoxha në 1945 duke ju marr edhe MANDOT E GRAVE BEILERVE E AGALLARVE..!
    • Ndaj E.Hoxhën e donte populli 99 % & e urrente PERËNDIMI KAPITALIST-NJERIU PËR NJERIN-UJK.
    -Lutem,njoftoni nëse SPAK+GJKKO+BKH..kan dalur nga KOMA.

    Reply
  • kur 3000 Euro pasuri deklaronte says:
    April 29, 2024 at 7:05 am

    Bravo DITA, tani te mbetet qe neser a pasneser te tregosh me kaq foto edhe se ku banon Edi Rama.
    Kjo do ti ndihmonte ato idhtaret e tij te shohin se ku e si jeton Lidhjeri i tyre aq “prane shtresave ne nevoje”
    Ndryshe me e pakta je e njeanshme, me e shumta je e paguar nga Qeveria/

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 29, 2024 at 8:35 am

    VO:
    -Për të gjithë b..lëpirsit e NON GRATËS,LIKE/FLORIRIT,PËRBINDSHAVE TË TROPOJËS & ÇEPANIT,SPIUNËVE TË SHUMFISHT KOMBËTAR E ND/KOMBËTAR 1967,70,80:
    -E.Rama ka vetëm një shtëpi(bunker si qëndër zjarri pa dritare)që kushton sa një QZ artilerie të ushtrisë së E.Hoxhës më moderrne në ballkan që Saliu e dërgoi për SKRAP NË GËRDEC=ME 130.MILD.$ të futur në xhepet e familjes & të HA-LE-ATVE si Like,Luli,Topalli,Topi,Nishani,Mediu,Ruli,Bode,Shehi,Muli,Ristani,Bylykbashi,Vokshit,Salianëria,Boçi,Baçi,Ballijt,Bardhët,Kuliçajt,Breçanët…mbi 5000 bandit spiun e komunistësh malokar të armatosur që në 1991 për të realizuar MOS BINDJEN CIVILE SI NË 1991,96,97,98,08,09,011..!
    -Për E.Ramën nuk ka asnjë VIDIO ME ZË E FIGURË SI SB,IM,LB,FM,MK..e KO.!
    -Nga 120 PARTI,Vetëm PS me ER po ndërton SHTET,ndonse me shumë pengesa armiqsore nga Berishizmi,Metizmi..2 fatkeqsit Kombëtare e nd/Kombëtare(Shqipëri-Kosovë).
    -Sb i izoluar nga bota pas non gratës Amerikane & Angleze në arrest shtëpie për shkak të moshës me ligjin e votuar vet në 92,Sikurse NENIN E PSRASHKRIMIT për të mos u hetuar,Gjykuar e dënuar për grushtet e Shtetit 1991,96,97,(1998 me ndihmën e S.Millosheviçit që i fali 20.mil.$ & të B.Bukoshit Kosovar që me 400 mercenar Sërb të armatosur asistoi për rrëzimin e QEVERIS NANO,PAS VRASJES SË A.HAHDARIT TË CILIN E NXORI NË PRITË PËR TA VRARË F.HAKLAJ QË I KISHTE VRARË VËLLANË-SHKËLQIMIN..dhe më pas 4 vëllezrit Haklaj & mbi 200 Tropojan duke veshur me të ZEZA mbi 20.000 Nëna Shqipëtare e Kosovare.
    -Që të vihet HAKA TE I ZOTI DUHET TË DALI NJË TRIM SI ENVER HOXHA PËR TË VARUR NË LITAR SB,IM,LB..Vetëm për:
    •21 janarin,Gërdecin,Çez-Dia,Rr.Kombit,Lobimet Ruse,Vilat pa mbarim për sekuestrim,Thyerjen e Embargos,Firmat rentiere,etj.etj.
    -Fatkeqsia Nr.4(Nr.1 Sb,Nr.2 IM,Nr.3 Lb) është DREJTËSIA E TREDHUR NGA SB 92 e tipit GJIN GJONI..!Pasi pa drejtësi nuk ka SHTET.Ky ishte krimi më i madh & i pa koregjueshëm edhe për 100 vite të tjera që bëri Sb në kohën e sundimit të tij si President e KM i plotfuqishëm,i cili kërkoi të bëhej MBRET NË 1994.
    -Fatkeqsia Nr.5 është MRDJA E KAPUR PREJ TIRANIT NË 2005=99 % përveç REP.TV,DITËS,TEMËS,Ku shumica prej tyre financohen nga agjenturat e huaja. Me anën e të cilave Sb po HELMON MJEDISIN KOMBËTAR E ND/KOMBËTAR ME SHPIFJET MË TË ULTA,siç po bën me RAI3,BILD,etj.
    -FLM DITA.

    Reply
  • MeteH says:
    April 29, 2024 at 9:50 am

    Kapterr Lalaj Gomarice madhore mbete tere jeten qe kujton se ti lexo njeri keto carcafet e arnuar njesoj qe poston perdite ne disa kopje e poshte c’do shkrimi.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    April 29, 2024 at 10:16 am

    Spak ja ka pre bileten të burgu Reçit.

    Reply
  • Bureto says:
    April 29, 2024 at 3:13 pm

    Hoteli eshte prone e Ilir Metes, por si gjithe pasuria e tij, brenda dhe jashte vendit, qe sipas parimit win-win, eshte regjistraur ne emer te te aferme, bashkepunetoreve apo sherbetoreve te tij.

    Reply
  • KCK Live ne Surrel says:
    April 29, 2024 at 3:24 pm

    Mos ju shkoje gje mendja te shkoni te fotografoni (larg qofte – te filmoni) gje Kalane e Rames atje ne Surrel se ju mori dreqi me gjithe gazete pastaj…

    Reply
  • demo says:
    April 29, 2024 at 4:42 pm

    z Ethem! Deri ne 1944 kUsh punonte token e vet,kush punonte Zanatci,kush punonte Tregeti,kush zoteronte bageti,kush punonte ne Kurbet,,quhej Aga dhe Efendi,dhe kishte qypat me Florinj. Halabakerit,hajdutet,kriminelet e enver hoxhes jo vetem ju grabiten pasurine dhe katandine,por ashtu si te behet qejfi ty,JU HOQEN EDHE MANDOT E GRAVE.
    Bejleret dhe Agalaret nuk i kishin te vjedhura.Ate turp qe beri enver hoxha,qe ju hoqi edhe mandot e grave gjysheve tona,e pagofte tek femijte e mbesat e tij.Po te ishte per te shkulur mandet e grave dhe gjerdanet me florinj duhej t`ja shkulte Gjylos,se ajo ishte fajdexheshe e Regjistruar edhe ne gazete.ME REGJISTER BASHKIE.

    Reply
  • Dursakja says:
    May 4, 2024 at 1:47 pm

    Iliri dhe Monika luajnë teatër me çdo lloj skenari të mundshëm, me qëllim ruajtjen e pasurisë së grabitur. Kush kanë qenë ata para 25 vjetësh, askushi personalisht, si dhe askushi intelektuali sht, askushi materialisht. Politika(hipokrizia dhe mashtrimi) pjesë e së cilës u bënë, i bëri të pasur duke grabitur(se me të ardhurat e ligjshme mund të bësh një jetë me komodeitet (këtu përjashtohen shpenzimet e fëmijëve për studime) por në asnjë mënyrë një jetë luksi. Në këtë situatë për të ruajtur pasuritë! grabitqarët luajnë teatër me pafundësi rolesh. Por aktrimi nuk do t’i garantoj sukses, sepse spektakli nuk ka më spektatorë. Spektatorët janë bashkuar, diskutuan skenarët dhe protestojnë për mirëqënien e tyre. E vërteta vonohet, por më në fund ajo shkëlqen si drita e diellit. Hipokrizia dhe mashtrimet dënohen, së bashku me to dhe qëniet mbartës së këtyre shpërfytyrimeve njërëzore.

    Reply
  • Dursakja says:
    May 4, 2024 at 1:54 pm

    Iliri dhe Monika luajnë teatër me çdo lloj skenari të mundshëm, me qëllim ruajtjen e pasurisë së grabitur. Kush kanë qenë ata para 25 vjetësh, askushi personalisht, si dhe askushi intelektuali sht, askushi materialisht. Politika(hipokrizia dhe mashtrimi) pjesë e së cilës u bënë, i bëri të pasur duke grabitur se me të ardhurat e ligjshme mund të bësh një jetë me komodeitet (këtu përjashtohen shpenzimet e fëmijëve për studime) por në asnjë mënyrë një jetë luksi. Në këtë situatë për të ruajtur pasuritë! grabitqarët luajnë teatër me pafundësi rolesh. Por aktrimi nuk do t’i garantoj sukses, sepse spektakli nuk do të ketë më spektatorë. Spektatorët janë bashkuar, diskutuan skenarët dhe protestojnë për mirëqënien e tyre. E vërteta vonohet, por më në fund ajo shkëlqen si drita e diellit. Hipokrizia dhe mashtrimet dënohen, së bashku me to dhe qëniet mbartës së këtyre shpërfytyrimeve njërëzore.

    Reply
  • Edi says:
    May 4, 2024 at 2:05 pm

    E GJITHE KJO SEPSE DO TE ARRESTOHET
    PER TE MOS U ARRESTUAR NE SHTEPI
    BEHET NE GJITHE BOTEN

    Reply
  • Rroft Luli says:
    May 4, 2024 at 2:39 pm

    Lulzim Bashës i hani mutin ju ore!!!!!!!!!!!

    Reply
  • Aldrinp says:
    May 4, 2024 at 2:49 pm

    Shiko Dita, ben nje dokumentar te tere per Hotelin
    o copa idiotesh

    Reply
  • demo says:
    May 4, 2024 at 3:47 pm

    Edi Rama ka thene:-Ne fund te Mandatit tim,nuk do te mbetet gjurme LSI-je!
    E mbajti fjalen.

    Reply
  • Tartufi says:
    June 18, 2024 at 11:42 am

    pse se arrestoni

    Reply
  • Graniti né flaké e barut pér Liriné dhé Pavarésiné e Sportit té Republikés sé Kosovés. says:
    December 12, 2024 at 10:00 pm

    A LA RECHERCHE DU TEMPS PERDU — MARCEL PROUST— DUKE KERKUAR KOHEN E HUMBUR.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?