Nga Johana Lubonja
Konkursi ndërkombëtar Travel Photographer of the Year (TPOTY) 2025 sapo ka shpallur fituesit e tij, duke sjellë një koleksion të jashtëzakonshëm fotoje nga çdo cep i botës.
Ky është një nga konkursët më të respektuar në botën e fotografisë së udhëtimit, ku juria çmon përdorimin mjeshtëror të dritës dhe aftësinë për të kapur thelbin e një vendi, kulture apo momenti njerëzor.
Fituesi i titullit Travel Photographer of the Year 2025 është fotografi grek Athanasios Maloukos. Albumi i tij që përfshin dy seri fotografish – një nga procesioni i “Yacente” në Zamora, Spanjë dhe tjetra nga ceremonitë Sufi në Anatolia, Turqi – u vlerësua për mjeshtërinë teknike dhe emocionin që përcjell.
Gjithçka është kapur në dritë të ulët, pa përdorur shumë përpunim digjital, duke krijuar imazhe që ndërthuren mes lëvizjes dhe qëndrueshmërisë së momentit – një arritje e vështirë për t’u realizuar në fotografinë e udhëtimit.
Fitimi përfshin një bursë, një udhëtim 7-ditor në Sri Lanka si dhe një review nga një agjent i njohur në Nju Jork – një mundësi e madhe për një fotograf që aspiron të bëhet profesionist.
TPOTY 2025 nuk shpërblen vetëm një foto, por përzgjedh një gamë të gjërë temash dhe stile fotografike nga konkurrues profesionistë e amatorë nga më shumë se 160 vende.
Më poshtë janë disa nga momentet më të spikatura:







Pse Ka Rëndësi TPOTY?
TPOTY është më shumë se një konkurs – është një platformë që celebron fotografinë si mjet lidhjeje mes kulturave. Qëllimi është të nxisë edhe fotografë të rinj dhe profesionistë të sfidojnë veten për të treguar histori me thellësi, ndjeshmëri dhe respekt për subjektet e tyre.
Fituesit shpesh shfaqen në ekspozita ndërkombëtare dhe galeri, duke sjellë këto pamje magjike për një audiencë globale.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Ket t fundit me mir mos ta kishin klasifiku
Shyqyr qe nuk eshte gjall Epstein