Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Katër turistë gjermanë bllokohen në Kanionin e Langaricës, Spathara: Masa urgjente, është shumë i rrezikshëm!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: Katër turistë gjermanë bllokohen në Kanionin e Langaricës, Spathara: Masa urgjente, është shumë i rrezikshëm!
KronikeKryesoreSport

FOTO: Katër turistë gjermanë bllokohen në Kanionin e Langaricës, Spathara: Masa urgjente, është shumë i rrezikshëm!

Published: August 22, 2022
Shpërndaje

 

Katër turistë gjermanë kanë rrezikuar jetën sot pasdite në Kanionin e Langarices në Përmet.

Burime lokale thanë për DITA se katër të huajt janë shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të Komisariatit të Policisë Përmet dhe stafit të Zjarrfikëses.

- Publicitet -

Në operacionin e shpëtimit u angazhuan edhe instruktorët e Federatës Shqiptare të Rafting.

Kreu i kësaj Federate, eksperti i njohur i rafting, Zamo Spathara tha për media se Kanioni i Langaricës është krejtësisht i paparashikueshëm kur ka rreshje shiu.

“Të eksplorosh këtë kanion pa pajisjet e duhura dhe pa një guidë profesionale është shumë e rrezikshme” – shtoi ai.

Spathara apelon ndalimin e hyrjes së pakontrolluar në kanion dhe vendosjen e një tabele paralajmëruese, veçanërisht për turistët e huaj:

Duhet theksuar se brenda një muaji, kjo është e dyta herë që turistë të huaj rrezikojnë jetën në këtë kanion, ndaj situata ka nevojë serioze për vëmendjen e shtuar të Ministrisë, përpara se të përballemi me ngjarje fatale.

Edhe Policia ka reaguar mbi ngjarjen duke theksuar se turistët e huaj mbetën të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Langaricë nga reshjet e shiut.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, kanë kontrolluar të gjithë zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në Kanionin e Langaricës.

U bër e mundur nxjerrja e 4 turistëve nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar. Atyre më pas, u është ofruar asistenca mjekësore dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, Federata Shqiptare e Rafting ofroi mbështetje me pajisje të posaçme për ndërhyrjen në këto zona. DVP Gjirokastër fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112” – thotë komunikata e policisë.

Më poshtë pamje të marra pas shpëtimit të grupit të turistëve gjermanë:

i.b. / dita

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Biometri says:
    August 22, 2022 at 8:36 pm

    Rritja e numrit të të huajve ne Shqiperi duket na ka kapur si gjithmone te papergatitur.
    U takon profesionistevd te pakte qe na kane mbetur qe ti dalin zot situatave.
    Pal besim kemi te shteti, por sdq me e mira u befte per ate Shqiperi qe nuk mundi e nuk e lane kurre te behej shtet serioz

    Reply
  • Oh sa kom qesh says:
    August 22, 2022 at 9:58 pm

    Te ekspolosh kanionin naten, kete tregojne fotot, nje femer pa breke.
    Ja qytetare gjermane po punojne si spiune pe Rusine.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Erdogan iu dhuron liderëve të NATO-s nga një pistoletë të personalizuar, Starmer detyrohet ta lërë në Ankara
  • RAPORTI: Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
  • The Guardian: Qytetarët po kërkojnë një alternativë më të mirë politike, Rama duhet t’i dëgjojë
  • Jetesa bëhet më e shtrenjtë, inflacioni në nivelin më të lartë nga janari 2024, nga ushqimi e qiratë
  • Një gjest i vogël mund të forcojë lidhjen me personin e zemrës, horoskopi për sot

Komentet e Fundit

  1. Shen Albani on Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  2. niko kalemi on Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  3. Dashi on Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  4. Lexuesi on INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  5. realisti on Një “quiz” për qytetarin shqiptar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?