Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Kush është Nuredin Seci, që po del garant i kontratës 6 milionë dollarë për të hequr Berishën nga lista e zezë në SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > FOTO: Kush është Nuredin Seci, që po del garant i kontratës 6 milionë dollarë për të hequr Berishën nga lista e zezë në SHBA
Lajmi i funditPolitike

FOTO: Kush është Nuredin Seci, që po del garant i kontratës 6 milionë dollarë për të hequr Berishën nga lista e zezë në SHBA

Published: 27 Prill, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nuredin Seci, nga Tropoja i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po del garant i kontratës 6 milionë dollarë me bashkëpunëtorët e Donald Trump, për të lobuar në qeverinë amerikane për llogari të Partisë Demokratike dhe për të hequr Sali Berishën nga lista e zezë e SHBA.

Kjo kontratë me një shifër të majme është firmosur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky i kërkuar nga ligji amerikan.

Nuredin Seci, shqiptaro-amerikani që jeton në New York rezulton po del garantor në kontratën me ish-këshilltarin e Presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.

- Publicitet -

Nuredin Seci është anëtar i kryesisë së degës “Vatra Mëmëdheu” në Nju Xhersi të SHBA-ve, dega më e re e hapur në vitin 2025.

Tre vitë më parë Nuredin Seci u nderua me titullin nderi i Bashkisë Tropojë për kontributin si sportist e trajner në zhvillimin e alpinizmit. Titulli ju dha nga socialisti Rexhë Byberi.

Po ashtu, Nuredin Seci rezulton të jetë koordinator i “Gazeta e Alpeve” në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Seci, i cili lindi më 15 Shkurt 1953 në Tropojë, shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme në Shkodër, në Shkollën e Mesme Profesionale Dega Elektrike.

Banesa e Secit

Ndërsa gazetari Mero Baze ka publikuar në rrjete sociale një foto të shtëpisë së Nuredin Secit në Nju Xhersi në SHBA. Gazetari shkruan:

“Nuk di njeri që të jap garanci 6 milionë dollarë dhe të jetoj në një lagje modeste në një shtëpi modeste”.

Gazetari investigativ Adriatik Doçi ironizon mospërputhjen mes personit dhe shumës së majme duke postuar një foto të tij duke ngjitur malin. Ai tërheq vëmendjen pse SPAK nuk heton këtë kontratë dhe burimin e parave.

“Ky është Nuredini, elektriçisti që u bë alpinist, i cili ka dalë garant për 6 milionë eurot për t’i hequr nongratën Berishës. Me sa duket i ka fshehur paratë në qorapet e leshit që kur shkonte në zbor. Ndërkohë SPAK ka ngritur dronët për të kapur krimet zgjedhore” – shkruan Doçi.

Postimi i Doçit

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Komente
  • NATO thotë:
    27 Prill, 2025 te 4:29 am

    SOCIALISTE ,DEMOKRATE jemi nje,Nuredini me Bilalin ngjiten edhe ne Shtepine e Bardhe.

    Përgjigjiuni
  • Mentori thotë:
    27 Prill, 2025 te 5:17 am

    Po, dollarët i jep lehtë Njeriu i Zi, Sali Berishoviçi , sepse ja ka grabitur popullit shqiptar (në firmat piramidale, sektorin e energjisë elektrike, në industrinë e çuar për skrap, naftën me firmën Shqiponja, në tre hidrocentralet që privatizoi 2013 të gjitha që ja kish “trashëguar” Ramë Berisha) se e gjithë ekonomia e vendit shkoj në mirëqenien e familjes së tij dhe të bandës që i shkon pas.
    Përfundimisht, ja pse sot është i varfër shqiptari, pse ka kaq shumë mangësi në investime, rrugë, kopështe, shkolla, banesa shtetërore sociale, investime në institucione kulturore, mirëmbajtjen e muzeumeve të dëshmorëve, të qendrave arkeologjike, të pallateve të kulturës dhe të institucioneve të ndryshme shtetërore.
    Çdo gjë në kohën e sundimit të kësaj bande u grabit dhe me miratime ligjesh për shërbimet për individë të caktuar si ai i përfitimit të Jamarbër Malltezit. Mos të flasim për armë e fishekët e ushtrisë shqiptare nga sistemi i socializmit që shkaktuan dhe tragjedinë në Gërdec (26 të vrarë dhe qindra të plagosur) nga makutëria e pushtetit të sundimit të Njeriut të Zi.
    Ky sundim tragjik u shoqërua me ngjarje tragjike dhe varfëri ekstreme popullore që duhet dekada për zbutjen e gjëmave të thella të lëna nga pas.
    Sundimi i kësaj bande do të ketë pasoja të pashlyeshme si në gjendjen psikologjike mbarë popullore ashtu në ekonominë mbarëkombëtare. Dënimi i popullit shqiptar ndaj kësaj bande duhet të jetë i aktualizuar në zgjedhjet e 2025dhe çdo bande kriminale politike pas saj.

    Përgjigjiuni
  • Vigjilenca thotë:
    27 Prill, 2025 te 5:28 am

    Familja Berisha është non grata në Shqipëri, se ka shkatërruar ekonominë shqiptare dhe vendosjen e një demokracie funksionale.
    Kjo në realitet është një veprimtari më tepër se armiqësore.

    Përgjigjiuni
  • Detari thotë:
    27 Prill, 2025 te 6:28 am

    jane debilosur fare sunitet, po edhe po ti hiqet non-grata e cfare pastaj?

    Përgjigjiuni
  • injoranti thotë:
    27 Prill, 2025 te 6:49 am

    Bravo Mentori dhe Vigjilenca qe i kane vene pikat mbi i sundimit te Berishes, per te treguar sa sherbetore jane karshi nje prej diktatoreve te rinj ! Keta flasin me fjalet e Ramutit i cili ankohet per gjendjen qe mori Shqiperine ne 2013 ! Nje gje qe in si injorant nuk arrij ta kuptoj qe per keta patrinozhiste te Rames, jo te PS-es eshte se ne vend qe te bejne krahasime bejne ekspertin. Mua me kujtohet qe ne kohen kur lindi PD ish K/ministri Bufi deklaroi vetem 6 dite buke dhe kjo imdustria e fameshme qe e “prishi” Berisha jo vetem qe nuk arrinte te na ushqente por po na mbyste ne borxhe dhe po na çonte drejt nje vdekje te sigurte nga uria.Ishte qeveria e Berishes ajo qe e ngriti ekonomine, megjithese dhe ky nje hajdut si te gjithe komunistet qe kenaqesine me te madhe kishin varferine e popullit, por ne nje fare menyre e ngriti . Ishte ky qe me qeverine e tij ngriti autostradat e para ne Shqiper per te cilat ky Rama juaj ankohej se ku ka Shqiperi vend per gjithe keto rruge ndersa sot e 12 vjet ne pushtet Rama po ben vetem rruge ! Ishte Berisha qe vendin e antaresoi ne NATO dhe hoqi vizat qe shqiptaret te udhetojne pa viza. Isht Berisha qe vendin po e çonte drejt BE-se por qe Rama protestoi deri ne Bruxel se i kishin vjedhur votat ne nje fshat te Fierit dhe nuk i votoi ligjet dhe sot eshte ky Rama qe ka 12 vjet ne pushtet dhe qe kerkon dhe nja 8 te tjera qe te na fuse ne BE ! Un nuk mendoj qe te gjithe keta, pjelle e PPSH te kerkojne qe Shqiperia te behet pjese e BE-se Duke filluar nga Berisha, Nano, Meta e Majko dhe duke perfunduar te Rama qe ta kerkojne seriozisht kete Gje. Propozimi im eshte te votojme partite e reja. Shpresojme te na sjellin ndonje ndryshim. Me komunistat ne pushtet dhe bijte e tyre nuk vjen kurre demokracia. jer ky popull-

    Përgjigjiuni
  • Ethem Lalaj thotë:
    27 Prill, 2025 te 8:57 am

    VO:
    -Fatkeqsia në Shqipëri filloi qëkurse në krye të Shtetit u vendos DHËNDRRI BEOGRADIT NGA RAMIZ ALIA,edhe ky agjent i D.Mugoshës & M.Popoviç të dërguarit e TITOS gjat LNÇL.!
    -Shqipërinë nga 1992 e drejton MAFIA E UDB,ASFALISË,KGB..e cila ka Agjentin e saj SPIUNIN E SHIK 1967 “penicilina” dhe agjent i shumfisht 1979-80 e në vazhdim “..Bisturia”. ! Ky ka dal hapur kundër 90 % të popullit,SHBA(BIDEN),BE,ANGKISË..PËRVEÇ PPE EKSTREMISTE & GREQI.!
    -PD ’91 u kriju me 30 % Spiun të UDB & 70 % Spin të Enverit dhe Komunist të tipit SALEH 8 NËNTOR 1968.!
    -Sb i udhëzuar nga agjenturat e huaja më parë kapi DREJTËSINË NË 1992 DHE MEDJET NË 2005.Dihet tashmë kush i drejton TV-t në Shqipëri.!
    ● Drejtësia u provua në 2 prill 1992 Shkodër,kur Sb urdhëroi vrasjet e 4 dëshmorve me duar në xhepe me armët e Sërbisë.!
    Fakti që Sb arrestoi kë deshi & detyroi të ikin nga Shkodra e Shqipëria drejtuesit e RENDIT NË SHKODËR..GJEK ÇELa,etj) tregon se KRIMI KA PËR AUTOR SB.!
    -Nga 1992 Sb zbatoi TEORINË E UDB.”.VRIT NGA TË TUT DHE HIDHJA FAIN KUNDLRSHTARIT PËR TË MARR PUSHTETIN.”!
    ●Kjo teori u zbatua në vazgdimsi në 1998 me vrasjen e Azemit,Në 21 janar,Në të gjitha vjedhjet dhe vrasjet në Shqipëri..mbi 20.000.!
    ● Sb ka kapur 99 % të MEDJEVE:TV,GAZETAVE,PORTALEVE,FB,TIK TOK..etj,përveç REP.TV që po e sulmon ashpërsisht,GAZETËS DITA, TEMA,SPORTIT,KUSHTRIM BREZASH..!?●SPAK+GJKKO+KLP+KLGJ u krijua me militant berishist që tanimë kërkon të ZHDUK PS nga themelet si vazhdim i PPSH,ndonse PD ka në krye një KOMUNIST 400 KARAT DHE PD NJË BANDË SHKATRRUESE,VRASTARE,ANTI KOMBËTARE.!
    ● Arrestimi Erion Veliajt nga OLSI & DADO dy antar të PD u bë me diktim të Sb për të marr bashkinë e Tiranës pas 44 javësh PROTESTA TË DHUNËSHME,Ku sinjali jepej nga godina e SPAK:PËRPARA HORRA..MORRA..!
    ● Kandidimi për deputet i GJIN GJONIT,NDOJËS,KALASË,etj,si dhe i TIK LLALLËS në metingje me Saliun,etj,tregon se S.Berishoviç po POSHTRON EDHE KQZ.!
    -Tashmë E.Ramës i ka ngelur ti THUR LAVDE ALTIN DUMANIT që po arreston vetëm të tijët pa fakte bindëse,ndërsa GITA+MALLTEZI ME 60 PRONA NË GJITHË EUROPËN BËJNË QEJF NË BANESAT E OLIGARKUT TROPOJAN BASHKIM ULAJ,Ku E.Rama po vazhdon ta ngop me PPP,Ndonse TV-A2 I TIJ PO I NXJERR BOJËN.!
    -PS,E.Rama mundet të rrëzohet nga PUSHTETI- jo se është më e Korruptuar nga PD+SB -2005-2013,por: 1.Nuk arriti të reformoi DREJTËSINË QË DO POPULLI për të KOSITUR 360 GRADË .! Kjo po dëshpron të tijët.!
    2.Nuk ju SEKUESTRUA PASURIA E VJEDHUR MBI 500 MILD.$..sipas kërkesave të SHBA+BE..me të cilat do rriteshin rrogat,Pesionet,etj..
    3.Në takime me popullin E.Rama po e ledhaton Sb me BUF KËNETE,kur ai duhet cilësuar GJARPËR ME 100 KOKA,HIENË MISHNGRËNËS,HAJDUT I POPULLIT NON GRATA FAMILJAR & ME HALEATËT,DHUNUES I DEMOKRACISË,SHPËRFILLËS I DREJTËSISË(sipas DASH)..etj duke ja numëruar çdo ditë 101 krimet e tij në 34 vite.!
    -Siç po duket E.Rama po vepron si FATOS NANO NË 2005,I cili tashmë po vuan pasojat e BURGUT TË BËNÇËS.!!
    -Tashmë popullit i kan ngelur dy RRUGË:
    1.Të iki nga syt këmbët..
    2.Të ngrihet në protesta masive duke RRETHUAR E BLLOKUAR ZYRAT e SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ,si dhe perandorit e VILAVE NË GJ.LALZIT,LONG HILL,TEG,GOLEM,DHËRMI,SARANDË,etj,Derisa të ARRESTOHEN: S.BERISHA,I.META,L.BASHA,M.KRYEMADHI,F.MEDIU,A.HAMETAJ,TIK LLALLA,GJIN GJONI,MUL NOKA,duke ju llogaritur një
    më një pasurinë,etj.
    -FLM DITA

    Përgjigjiuni
  • UJKU DON MJEGULL thotë:
    27 Prill, 2025 te 9:05 am

    Problemi është te vetë pretendenti i fitimit të zgjedhjeve Salih Berisha që pranonon donacionet e dyshimta por kotë shpresojnë grupet dhe individë kriminal se Salih B.fiton zgjedhje ata shpresojnë për krijim kaosi post zgjedhje

    Përgjigjiuni
  • redaktori thotë:
    27 Prill, 2025 te 9:34 am

    Tre vite me pare ketij Nuredin Secit i qenka dhene titulli Nderi i Bashkise Tropoje nga Socialistet e ky paska dale garant per 6 milion dollare per te lobuar ne Amerike per ti hequr non graten Saliut (e thone “te pavarurit” Mero Baze e Tik Kopili (Doci)
    Por atje ne Tropoje Damian Gjiknuri me Agron Nezen derguan ate ish Shef ne FBI Charles McGonigal per ti varur ne qafe medaljen “Mirenjohja Tropojes” (Ka foto te te treve pas dekorimit) por as Mero as Kopili Doci nuk kane thene se sa i kane paguar atij McGonigal e per c’fare e kane paguar qe te ngrihet e te shkoje ne Tropojen qe nuk e di as ku bie.

    Përgjigjiuni
  • Detari thotë:
    27 Prill, 2025 te 9:58 am

    @Ethem Lalaj

    te gjithe KM skiptar punojne per dike, shumica kane punuar dhe punojne per turqine dhe sllavet.

    Përgjigjiuni
  • Remo thotë:
    27 Prill, 2025 te 12:32 pm

    I eshte dhene titulli “qytetar nderi” tre vite
    me pare nga socialistet, perkon pikerisht
    me titullin qe i’u dha McGonigal sic thote
    edhe komentuesi @redaktori me larte….
    Dekorim qe u be nga Rexhe Biberi, nje
    tjeter tropojan A.Neza me pakot qindra mijera
    dollareshe per “mikun amerikan”, keto per llogari
    te Edvinit, po ashtu,
    nje tjeter tropojani Dizdari(emri s’me kujtohet)
    i’u dhane disa fusha nafte andej nga Amonica
    e Vlores, dhe arrijme tek ki Nuredin alpinisti
    dhe milionat e lobimit te Saliut ne Amerike…
    Hajt dhe merri vesh keta dhe kete intinerar
    Tirane-Tropoje-Amerike dhe anasjelltas.
    Po mire Saliu dhe tropojanet e tij te grupit
    ciftelia me Elez Biber maskarain e pare qe
    rrenuan gjithcka dhe u super pasuruan, po
    Edvini dhe GjikMuli, me kete Biberin tjeter
    te “dekorimeve”, c’ne o Ethem gomari qe
    ne kurriz pervec Edvinit tend te dashur, mban
    edhe “armikun numer nje” te tij, Saliun.
    Po ktheje nje here koken mbrapa o veshgjate…

    Përgjigjiuni
  • NATO thotë:
    27 Prill, 2025 te 1:51 pm

    Nqs votojme partite e Reja,keta dy pehlivanat vjedhes te trojeve dhe Ekonomise kombetare,perfundojne TE DY NON GRATA.Edhe Rama edhe Berisha,.Se sa ndikim ka Rama ne SHBA,mjafton fakti qe prej 30 vjetesh vetem nen qeverrisjen e tij Shqiperia ka mbetur pa Ambasador,nga dy presidente.Rama pagoi shofer Bilalin per te bere fotografi me Obamen duke u paraqitur si cift lesbikesh,Berisha po paguan 6 miljone nje kacavjerres nga Tropoja per tu kacavjerre ne Shtepine e Bardhe,qe ti heqe NON GRATEN,po cfare u be Trumpi,polic trafiku qe fal gjoba?As Belinda nuk shitet me per 6 miljon dollare!
    Ka dhene puse nafte Ay miku,Sazanin dhe Zvernecin.Pehlivanlleqet e ketyre palacove zgjidhen duke votuar partite e Reja.Shqiptaret kane ne dore Fatin e tyre.

    Përgjigjiuni
  • Ppsh thotë:
    27 Prill, 2025 te 5:12 pm

    Ne fakt non grata e keshilltarit te orban u hoq dhe kete nuk e pagoi nuredini
    Nqs i hiqet non grata berishes (zoti mos e paste thene) kjo tregon se soros me shoqe i mori lumi mbase rama dine dicka
    Por nqs ndodh mendoni se nuredini do mjaftoi si justifikim?
    Un nuk dua ti hiqet berishes por ti vihet dhe rames qe te shpetoi ky popull

    Përgjigjiuni
  • Pensionisti i Rruges se Elbasanit thotë:
    27 Prill, 2025 te 6:09 pm

    SKAP-i hesht, i eshte mbyllur goja nga multimiliarderi kryekriminel dhe kryehajdut S.V.B, kryeagjenti lexhendar serbo-greko-rus i Ballkanit; SHISH akoma nuk i ka krehur kacurelat e kryetares.

    Përgjigjiuni
  • Ceceni maloqeri,, thotë:
    27 Prill, 2025 te 7:45 pm

    Injoranti,,no koment,,emrin yt i thot te gjitha,,,,,

    Përgjigjiuni
  • Trapajani nga kukesi thotë:
    27 Prill, 2025 te 7:55 pm

    Redaktori karit,,,po tre vite perpara o debil,,,kur ishte i paster,,ky ne amerike nuk ka asnje problem,,jeton ne nje shtepi modeste me derrasa prototip made in usa,,ne nje lagjes normale,,i shquar si alpinisti e spoertist,,,dhe kaq,,se ketij nje dit te bukur i troket mehdiu tek porta,,dhe i hap para syve valixhen me dollare,,,,dhe ketij i Kan pelqyer,,,nuk ka te bej me qytetar nderi,,ne ate kohe,ishte person pa’ probleme,,sot Ka probleme,, sonno cazzi suoi thojn italiont,,,,

    Përgjigjiuni
  • Xha rrema,prej peze tmodhe thotë:
    27 Prill, 2025 te 7:59 pm

    Njof nja dy remo edhe un ketu,,rrot karash komplet,,ju me emrin remo jeni komplet palla,,ndoshta influencon emri,,,apo eshte rastesi,,,

    Përgjigjiuni
  • Shkodrani-Belgjike thotë:
    27 Prill, 2025 te 8:47 pm

    Ky elektriçisti do punojë edhe naj gja extra si prsh informator greko serb se nuk i dalin lekët as për bukë thatë. Kështu viçidolin e pret një pleqëri e bukur në reç së shpejti për tradhti ndaj atdheut.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, kreu i Vatikanit: Do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj
  • Merz do të verifikojë modelin italian të qendrave të emigrantëve me Shqipërinë
  • SPAK i sekuestroi telefonin ish-kryetarit të Kavajës, Policia: I gjenden fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish
  • “Jetesa e shëndetshme”, Franca, shumë më e shëndetshme se Amerika, por kujdesi i saj mjekësor me probleme
  • Bobby Solo dhe Marco Zappa në një super koncert në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Dashi në VIDEO| “Kemi nevojë për njerëz që na besojnë”, Rama në Forumin Ekonomik: Një epokë e artë mund të çelet për Europën
  2. demo në VIDEO| Rama dhe Macron nëshkruajnë memorandum për projektin e turizmit në Korçë
  3. vlonjati në Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit
  4. KCK Live ne Surrel në Mbyllet numërimi për Tiranën, Xhaçka i “rrëmben” mandatin Gjylametit me vetëm dy vota
  5. kavajsi në SPAK i sekuestroi telefonin ish-kryetarit të Kavajës, Policia: I gjenden fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?