Dita e pestë e aksionit të Policisë Shkodër dhe IKMT-së dhe Bashkisë në zonën e Thethit, për të shembur ndërtimet pa leje në këtë zonë pasuri natyrore, ka shënuar edhe një incident, që për fat të mirë përfundoi pa të lënduar.
Pas tensioneve dhe sulmit me molotov, në zonë janë nisur edhe 3 furgonë me përforcime të grupit të FNSH-ve të Shkodrës.
Një grup banorësh për të cilët po hetohet, janë përplasur me forcat operacionale, ku kanë qëlluar me shishe benzine (molotov).
Policia tha në reagimin e saj zyrtar se një prej banorëve tentoi të digjte urën në fshatin Gjelaj, ku do kalonte mjeti, por pamjet e siguruara nga tregojnë se është hedhur lëndë djegëse edhe drejt mjetit të IKMT-së, ku dallohen flakët shumë pranë tij.
Në disa pamje të shfaqura në media u duk edhe drejtuesi i IKMT-së mbi fadromë, teksa mbrohet nga Policia, e pajisur me antiplumb dhe armët gati.
Për fat të mirë nuk pati të lënduar, teksa hedhja e molotovit shkaktoi flakë pranë mjetit dhe dëme materiale në urë. Dërrasat e saj janë djegur në një pjesë të trupit të urës dhe qëllim ka qenë dëmtimi që fadroma të mos kalonte në lagjen ku do vijonin shembjet.
Policia ka kaluar menjëherë në gatishmëri pas këtij sulmi, duke krijuar perimetrin, teksa në një moment dallohet se banori apo banorët kanë vijuar sulmin me molotov, por që binin në zonën e pyllëzuar mbi rrugë.
Mjetet kanë vijuar përpara për operacionin e shembjeve të ndërtesave të tjera.




n.s. / dita

Propsha katunare. Nuk lane gje pa zaptuar ne male e fusha
Vend pa’ zot .. populli thot peshku qelbet nga koka. I lejuan ben cfar deshen per votat dhe tani ndodh kjo situat. Duhet zbatim i ligjit cdo dit Jo vetem mbas votes.
Po te donin banoret te digjnin uren e kishin djegur dhe nuk i ndalon dot njeri, jo keta mercenaret e Rames qe njollosin uniformen, po as Nato. Por me keto inskenimet e funderrinave jemi mesuar tashme. I bejne vete dhe pastaj ju a faturojne atyre qe duan te demonizojne ne opinionin publik.
o Gon spitullaqi, nuk kan zaptuar gje aty o fismidhje, jane ne tokat e tyre. Habimi ndoshta mund te jete ndertimi masiv po per kete e ka faqjin vee qeverija qe u ngriti mendjen kshuqe lexo dy gjera para se te ngrihesh ne mesim.