Nga Dori Xhima
Lojë me vdekjen në qiell, në mbi 10 mijë metra lartësi. Si u parandalua tragjedia në bordin e “Flydubai” pas sulmit ndaj pilotit
Në një prej ngjarjeve më dramatike të aviacionit civil të viteve të fundit, pasagjerët dhe eipazhi i një fluturimi të kompanisë “Flydubai” parandaluan një katastrofë të mundshme ajrore.
Ngjarja ndodhi gjatë fluturimit FZ1073 nga Dubai drejt Tel Avivit, kur një sulm i përgjakshëm shpërtheu brenda kabinës së pilotimit.
Sipas dëshmive dhe raporteve zyrtare, një përleshje me thikë ndodhi fillimisht brenda kabinës ku bashkëpiloti goditi kapitenin e avionit, Indianin Smit Machchhar me qëllim për të marrë kontrollin e plotë të avionit.
Si pasojë e sulmit dhe humbjes së kontrollit për disa momente, avioni pësoi një rënie të menjëhershme prej rreth 5,000 metrash (16,000 feet) brenda vetëm dy minutave, duke shkaktuar panik të jashtëzakonshëm në kabinën e pasagjerëve.
Pavarësisht plagëve të marra dhe gjakderdhjes kapiteni Machchhar arriti të zhbllokonte nga brenda derën e blinduar të kabinës së pilotimit.


Ndërhyrja e pasagjerëve
Hapja e derës u mundësoi disa pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të ndërhynin me shpejtësi. Ndër pasagjerët që u futën për të neutralizuar bashkëpilotin agresor ishte edhe një pilot jashtë shërbimit, një mjek dhe profesionistë të tjerë që ndodheshin në bord. Ata arritën të rimerrnin kontrollin e mjetit fluturues.
Avioni bëri një ulje emergjente në aeroportin e Tabukut në Arabinë Saudite. Të 174 pasagjerët dhe ekuipazhi shpëtuan, ndërsa kapiteni dhe autori u dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore.


Reagimet ndërkombëtare
Kryeministri i Indisë Narendra Modi dhe autoritete nga Izraeli e Emiratet e Bashkuara Arabe e cilësuan kapitenin Machchhar dhe pasagjerët si heronj të vërtetë që parandaluan një tragjedi masive me sfond të mundshëm terrorist. Netanjahu u shpreh madje se u parandalua një 11 shtator i dytë.
Bashkëpiloti, autor i sulmit është identifikuar si shtetas me origjinë nga Omani. Ai ndodhet nën hetim nga autoritetet saudite për të sqaruar motivet e plota të këtij akti.
DITA

shyqyr qe kan shpetuar
Kot sa per dijeni;
Asnje Pilot/Copilot, me origjine nga vendet qe nuk kane mardhenie Diplomatike me isaelin, NUK lejohet te ulet ne aeroportet e isaelit;
Bashkepiloti, na thuhet, qenka nga Omani, vend pa mardhenie diplomatike me isaelin?
Ne avion, paska patur nje ekip te gatshem pilotimi, qe morri kontrollin e avionit.
Po sikur, ku ekipi qe mori kontrollin e avionit, te kete hyre ne kabin, para se te ndodhte “sherri”, ???
Kjo ngjarje eshte ende ne zhvillim, dhe ka shum pyetje pa pergjigje.
Do te ishte mire qe Gazeta Dita, shum me seroze ne treg se te tjerat, mos te publikoj gjera shpejt e shpejt, pa nje analize paraprake. Se duket sikur perserit/percjell nje narrative te caktuar qe po e con Boten ne te sms!!!
Sa per dijeni, piloti dhe Bashke piloti, jane te dy ne spital. Nuk ka ndonje njoftim se kush eshte i arrestuari nga ata te dy, dhe nuk dihet se cila eshte akuza e ngritur per ata.
Ideja eshte qe ky lajm te mos trajtohet si ngjarja ne Aroportin ushtarak te Anglise, ku “Terrorristet”, u lane te lire, pasi nuk kishin eksploziv, por nje bidon me Naft.
Pak me kujdes me lajmin, do ishte me mir per ju si gazet dhe per Publikun. Nuk keni pse shkoni ne nivelin e bbc apo cnn, qe po keqperdoren. Dhe kur lajmi i tyre shfryn si tullumbace, as skuqen e as nxihen.
…,Mos e bëni dhe kaq tragjike, dy “pilotë,, të Moshadit qëlluan “rastësisht,, aty nga fundi i aeropllanit…..
Lala, nuk hyn Dita ne kete mes, thjesht kane perkthyer nga CNN, qe besoj eshte serioze. Ne cdo rast, mund t’i drejtohesh dhe CNN ne faqen zyrtare http://www.cnn.com!
R.K
Çfarë rastësie, në bordin e aeroplanit gjendeshin dy pilotë si pasagjerë, një mjek, dy punonjës të shërbimeve sekrete, një terrorist islamik, telekamerat e telefonave që filmonin ngjarjet dramatike, dhe të gjitha këto 1 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në Israel dhe Bibi ka reputacion të ulët.
Dy fjale per komentuesin:”Pak me ngadal more te uruar!”
Kushdo qofshi ne realitet pas nick-name-it keni nje bravo te madhe.
Jane qindra raste ku Izraeli ka bere disa “autogola” qe ne momentin e pare duket sikur kane qene terroriste
por me vone jane zbuluar gjera te pabesueshme….Nuk e shoh te nevojeshme te bej ndonje “copy paste” nga e kaluara por ky incidenti i fundit eshte autogol i felliqur …..ect.
Mendoj se gazeta Dita ka bere nje devijim te madh ne vitin e fundit
por ne kete rast qe ka “perkthyer” CNN nuk ka gabuar thjesht na kujtojne vuvuzelat qe i pame dikur ne Afriken e Jugut.
Trollin cifutet opinionin publik
Qesharake