Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Një rrëfenjë për ata që bëjnë shqiponjën dhe thërrasin në kore nacionaliste nëpër stadiume
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > FOTO: Një rrëfenjë për ata që bëjnë shqiponjën dhe thërrasin në kore nacionaliste nëpër stadiume
AnalizaLajmi i fundit

FOTO: Një rrëfenjë për ata që bëjnë shqiponjën dhe thërrasin në kore nacionaliste nëpër stadiume

Published: November 12, 2025
Shpërndaje
Varri i Shote Galices pranë një kanali anës rrugës së vjetër që shkon nga Fushë Kruja në Laç

Nga Auron Tare

Kur lufton për çështjet shqiptare. Esad Pasha dhe Shote Galica – dy anët e një medaljeje

Disa vite më parë kam lexuar me shumë kureshtje një shkrim të Ben Andonit për vendndodhjen e varrit të Shote Galicës. (i bindur se brezi i ri nuk e njeh se kush eshte kjo grua nga Kosova)

- Publicitet -

M’u kujtua ky shkrim pasi më 10 Nëntor ishte dita kur një figurë e rëndësishme e historisë shqiptare, si Shote Galica, vdiq e braktisur, e sëmurë dhe, me shumë gjasa, e uritur në një kasolle diku në fushat e zymta të Fushë-Krujës.

Shote Galica, e cila pasi kishte luftuar përkrah bashkëshortit të saj, Adem Galica, kunder terrorit serb ne Kosove, erdhi në Shqipëri e sëmurë, me katër fëmijë të braktisur të ish-luftëtarëve të çetës së bashkëshortit.

Askush nuk u interesua për të gjate periudhes se Presidentit Ahmet Zogolli. Nuk pati ndonjë nderim apo pension të veçantë dhe u la të vdiste në varfëri. Varrin, i cili deri para disa vitesh ishte në një kanal që mbushej me ujë sa herë binin shirat e nëntorit, e përshkruan bukur Ben Andoni në shkrimin e tij të botuar në “Milosao”:

“Anipse, përpara se ‘të marrësh’ vendimin e të hysh brenda një gardhi rrethues prej hekuri, që ruan prej kafshëve memorialin, i palyer kushedi që prej kur, i cili është po ashtu i mbuluar me një masë të madhe ferrash, një i panjohur duhet të ndalet të kuptojë se para çfarë realiteti është. Ky është përshkrimi me pak fjalë i varrit tejet të thjeshtë, që përkujton një nga figurat e luftëtareve më dinjitoze të historisë së kombit shqiptar. Vendi, që i është falur prehjes së saj, është një rrafsh toke që dikur ka qenë kënetë. Një dashamir shtiu ca lekë t’ia rregullonin varrin e nëpërkëmbur dhe pa shkronja vite më parë. Për fat, ende nuk ia kanë zënë frymën me ndonjë ndërtim.”

Ndërkohë…

Esad Pasha Toptani, një nga politikanët më kontraversë të fillimit të shekullit XX, i dënuar nga historiografia shqiptare, u vra në Paris në një atentat politik. I përfolur nga bashkëkohësit e tij si një figurë plot hije, i cili punonte përgjithësisht për interesat e veta personale, ai jetonte në një hotel luksoz të Parisit kur u qëllua nga Avni Rustemi.

Për fatin e tij në mërgim interesohej veçanërisht ish-kryeministri serb i kohës, Nikolla Pashiç, i cili përpiqej pranë qeverisë franceze që t’i lidhej një pension gjenerali Esad Pashës, që ai të mund të jetonte me “dinjitet”. Letra e Pashiçit për Aleksandër Millerand, kryeministrin e Francës, është një fakt i rëndësishëm që tregon si kreu i shtetit serb mbështeste ata që mbronin interesat serbe.

Pas zhurmës së madhe që shkaktoi vrasja e Esad Pashës në Francë, qeveria serbe vendosi që gjenerali Toptani të varrosej në sektorin ushtarak të rezervuar për ushtrinë serbe në Cimetière de Thiais, në Paris, ku prehet ende edhe sot.

Kjo rrëfenjë është për të gjithë ata që bëjnë shqiponjën dhe thërrasin në kore nacionaliste nëpër stadiume dhe sheshe për çështjen kombëtare.

P.S (vetëm disa vite më parë eshtrat e Shote Galices më në fund janë marrë nga autoritetet kosovare dhe varrosur në Mitrovicë)

FOTO:

Varri i Shote Galices pranë një kanali anës rrugës së vjetër që shkon nga Fushë Kruja në Laç
Hyrja e varrezave Cimitiere de Thias në jug të Parisit, ku prehet Gjeneral Esad Toptani
Varri i Gjeneral Toptanit me shënimin “Vdiq për Atdheun”

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
25 Comments
  • Na myten says:
    November 12, 2025 at 8:38 pm

    Po ç’ja fut p…!
    Ore keta te stadiumeve shkojne ne pune, paguajne taksa qe te rrojne parazitet po edhe me varret e heronjve duhet te merren?!
    Po cdo gje keta te stadiumeve do ta bejne a te q…?! Edhe kur te plase lufta keta do ku nxjerrin nga m…?! Po ju cfare do beni?! Masturbime intelektuale.
    Kerkoi llogari institucionit qe merret me ate pune dhe shih ndonje doktor se ke ik per lesh!

    Reply
  • ¿? says:
    November 12, 2025 at 8:51 pm

    Meqe ra llafi, burrin e Shotes nuk e kane quajtur ADEM, por AZEM. Get the things straight, apo keni frike se ngaterrohet me Azem Hajdarin….

    Reply
  • Kasemi says:
    November 12, 2025 at 9:26 pm

    I nderuar

    Shqeresimi eshte super korrekt. Jemi shoqeri butaforike. Zoteria autor nuk po shkruan per ndermarjen komunale por per shtetin dhe shoqerine shqiptare.

    Reply
  • Skypion says:
    November 12, 2025 at 11:03 pm

    Rrefenja nuk eshte e plote. Medalja ka tri ane. Ana e trete eshte Edi Rama.
    Sipas gazetarit te njohur gjerman, te gazetes FAZ, “Edi Rama eshte kryeministri me i mire qe ka pasur Serbia qe nga koha e Nikolla Pashiqit”.
    Esat Pasha i sherbeu Pashiqit; Edi Rama ia kaloi edhe Esatit edhe Pashiqit…
    Si Ben Andoni, si Tare dhe gjithe andonet dhe germo-taret gazetare te socialistes, kot lodhen duke shkruar per heronjte a tradhetaret e para nje shekulli.
    Ja ku e kane palloshin dy metra te gjate, qe ka bere ate qe Esati as ne endrrat e tij me te liga se imagjinonte se mund ta bente: u be me Pashiq se Pashiqi!

    Reply
  • Economy says:
    November 13, 2025 at 12:51 am

    Jam shume i mahnitur nga shkrimi i Auronit,se si dy figura te shquara te popullit shqiptar ,me kahe te kunderta ,i ka vendosur ne nje medalje !
    Por me shume u cudita nga Skypioni .
    Gjithe tul zgjuarsia e tij !

    Reply
  • chp says:
    November 13, 2025 at 1:38 am

    Zoti Skyp !
    Sinqerisht jam dakort per cfare thoni me siper por ka nje dallim te madh per ate palloshin dy metra te gjate.
    .Pak dite me pare ne nje koment bera nje krahesim per Edin,Salen dhe kuestorin sipas filmit LULKUQET MBI MURE…
    .pra nese Ramen e quaja si jetimin mjere Sulo
    kurse Salen e Skypit e quajta Kujdestar Surrat Patatja me kamxhik ne dore…
    Nuk do shume mend se rolin e kuestorit e ka luajtur Rajersoni ne 1991-1994 me “titrat” e Beogradit
    dhe tani eshte aktor tjeter qe luan kuestorin e kam fjalen per LaQipiten me arome Athine ..
    Ndryshimi midis shalgjatit R dhe shalshtremtit B eshte se i pari merr direkt urdherat nga drejtori i madh kurse i dyti planizon deri dhe vrasjet apo tradhetitet bashke me kuestorin…(vijon)

    Reply
  • demo says:
    November 13, 2025 at 3:15 am

    Ajo shqiponja e turmes eshte bere e neveritshme.Eshte bere si fotografite e partizaneve pas luftes me grusht ne koke.

    Reply
  • Tomi says:
    November 13, 2025 at 5:32 am

    Ne keto permasa eshte edhe varri i Ismail Qemalit. Shote Galicia eshte vleresuar gjithemone si nje lufetetare heroine. Se kuptoj kete shrimp!!!!

    Reply
  • Felix says:
    November 13, 2025 at 9:38 am

    PA I VENE DRUNE RAMES
    BASHKE ME SAL GERDALLEN
    NUK BEHET KY VEND
    NE BYTH FUTNI PALLEN

    Reply
  • Zoto Kanina says:
    November 13, 2025 at 11:19 am

    Ja! Intelektuali Auron ulërin një të vërtetë tronditëse dhe absurd alla shqiçtarçe, ndërsa fundërrinat dhe mbetjet jo-organike merrey kush me ngatërrimin e emrit nga Adem/Azem, kush me trillimet e mendjes së vetë dështake e kush me mediokritetin e realitetit avsurd shqiptar!

    Reply
    • ¿? says:
      November 13, 2025 at 12:43 pm

      Po pse o Zoto, ty sikur te te therrisnin Koqe Kanina nuk do te te prishte pune. Serioziteti minimal ne keto shkrime kerkon korrektesen maksimale ne cdo gje. Idiot!

      Reply
  • Artan says:
    November 13, 2025 at 11:42 am

    Pritet diarreja e intelektuhales per idhulllin e vet Esadin. Shpejt intelektuhale,beji biografine Auronit.

    Reply
  • chp says:
    November 13, 2025 at 4:30 pm

    zoti Zoto Kanina
    Shpesh bej debate me komentuesin ¿?
    por ne kete rast ka 101% te drejte
    biles do te shtoja se eshte ofendim per lexuesin …

    Reply
  • intelektuali says:
    November 13, 2025 at 8:41 pm

    @Artan HALEJA e Enverit: Biografia eshte specialitet i Sigurimit te Shtetit, intelektuali vetem sa poston ato qe gjen ne Arkivat e Shtetit apo ato te verteta absolute te verifikuara mire ne internet, Auron Kapterit nuk ka nevoje t’ja beje biografine intelektuali qe sapo te hapesh internetin e gjen:

    “Born during the communist era, Tare followed his family tradition and was educated at the Military Academy of Tirana. Tare graduated from the Skanderbeg Military Academy of Tirana and the Institute of Physical Culture in Tirana, where he played basketball for the Albanian team Partizani. Continuing post-graduation to play for Partizani on the national team, Tare garnered nationwide fame, but would remain a familiar face on television for his later work in the humanities.”

    Qe do te thote me pak fjale eshte adashi i BAJGES tjeter te Enverit, Kapterit skenderbegas me emerin Marks-Engles-Lenin qe Edi Rama e ka emeruar ne krye te Akademise per te rishkruar historine meurdher te Partise.

    QE TE DALIM NE TEME:

    Po te lexosh veprat e Enverit del ashtu sic tregon Auron Kapteri i shkolles Skenderbej, Esad Pasha ishte nje “tradhetar” qe duhej te ekzekutohej ne Paris nga killeri psikopat Avni Rustemi, qe nuk tha para gjykates se Esadi ishte tradhetar sic deklaron Auron Kapteri por ja cfare deklaroi psikopati injorant, Avni Rustemi para Gjykates franceze qe nuk i besonte syve se mund te gjendej ne Bote nje spikopate vrastar si ai, kur gjykatesit e pyeten: “pse e vrare Kryeministrin tend qe kishte mbarritur ne Paris per te mbrojtur kufijte e Shqiperise?” Avni Rustemi pa u menduar gjate si halabak dhe killer me pagese u pergjegj: “…E vrava Esadin se ishte fodull dhe mendjemadh, te gjithe e kishin zet…” Mirpo po te lexoesh te gjitha edicionet e internetit, apo ne variantet e shkruara ne enciklopedite boterore eshte sic e postoi intelektuali para do ditesh, me 11.11. ne oren 11:00 si nje kujtese per shqyptaret dru me pre si Auron Kapteri, historia boterore e paraqet Esad Pashen si:

    Esad Pasha në dhjetor të 1915, pasi përzuri përfaqësuesit diplomatikë të Vienës dhe Sofies nga Durrësi, i shpalli luftë Austro-Hungarisë, Gjermanise dhe Bullgarise. E shtriu qeverisjen në një hapësirë më të madhe se qeveria e diskretituar e Vlorës dhe ne kete menyre gjatë viteve 1916-1920 Esat Pasha përfaqësonte të vetmen qeveri legjitime shqiptare në Paris, Francë ku kishte shkuar në Konferencën e Paqes dhe qe perkrahte ashiqare nje vend si Shqiperia që kishte mbajtur qëndrim krah Antantes gjatë Luftës. Tek e kishte lënë të hante me nipin e tij, Xhemil bej Vlorën dhe mikneshën e vet Elizën, Esati u vra në rr. Castiglione në Paris më 13 qershor, 1920 nga Avni Rustemi në kushtet e mohimit te plote te llogjikes elementare per nje krim politik. Avniu i kishte shkuar nga mbrapa dhe e kishte qëlluar prej njëfarë distance me një revolver Smith & Wesson, revole e shtrenjte per kohen që e mbante me vete dhe nuk u zbulua kurre se kush ja kishte falur me bujari. Mbas një gjyqi të gjatë Avni Rustemi do të lirohej duke u shpallur jo “i pafajshëm” sic mashtrojne BAJGAT e Enverit per te manipuluar historine. por si “i papergjegjshem” nga gjykatat e Shtetit Francez, me një mbrojtje të ngritur prej avokatit milioner te kohes, super te shtrenjte qe kurre nuk u mesua se ksuh i pagoi honorarin e majme, emeri i tij ishte Anatole de Monzie qe u mbeshtet mbi tezën e “krimit te pavedijshem me ane të pasionit te pakontrolluar” dhe “me paramendimin e një populli të tërë”. Se cfare do te thonte kjo nje Zot e dinte ate kohe, por fakt eshte qe pas ketij vendimi Gjykata franceze shtoi ne fund: “Te ekstradohet ne Shqiperi per te vazhduar mjekimin”. Fan Noli e priti me lule ne duar, e puthi ne te dyja faqet dhe e beri deputet, ku Avni Killeri u zbulua shpejt se ishte agjent i KGB-se sovjetike, sepse propozoi me insistim disa minuta heshtje per Leninin e Bashkimit Sovjetik qe e quajti si “Babai Yne”. Pas vdekjes se Esad Pashes trupi u dërgua nga familja në një depo mortore të Parisit për t’u mbajtur derisa të merrej një vendim se ku do të varrosej përfundimisht. Njëra nga të bijat u interesua dhe insistoi me force pranë autoriteteve franceze qe trupi i të atit të transportohej në Shqipëri. Por arka prej plumbi nr. 17 vazhdoi të qëndrojë në depon e rr. D’Aubervilliers të paktën deri në tetor 1921. Më vonë, eshtrat e Esatit u varrosën në mënyrë thuajse të fshehtë në një lagje të varfër të Parisit. Në vitin 1929, Bashkia e qytetit te Parisit vendosi të sjellë në një vendvarrim të vetëm në Thiais eshtrat e ushtarëve serbë dhe malazezë, aleatë të Francës dhe Antantes, të vrarë në Luftën e Pare Botërore dhe ne kete menyre u vendos qe eshtrat e Esatit te varrosen në atë parcelë më 2 korrik 1934. Për kontributin e tij ne krah te Antantes, Porta e Lartë e shërbleu me urdhërin Osmanije të Klasit të Dytë dhe pak më vonë ai u bë gjeneral-brigade. Esad pashë Toptani për shërbimin e tij në Frontin e Lindjes si aleat i Antantës, u dekorua me titullin Oficer i Legjionit të Nderit, dhe me Kryqin francez të Luftës. Për t’u varrosur pranë ushtarëve, te Mbreterise jugosllave, kundër të cilëve luftoi në Shkodër dhe dy vjet më vonë i ndihmoi të shpëtonin nga katastrofa e plotë. Por argumenti i varrit përdoret me dashakeqesi në valët e pasioneve për ta akuzuar si tradhtar.”

    KESHTU SHKRUAN INTERNETI, KESHTU SHKRUAJNE ENCIKLOPEDITE BOTERORE

    Por Auron Kapteri, qe eshte injorant pa asnje shkolle si te gjitha BAJGAT e Enverit na lexon veprat e Diktatorit per historine, megjithate menefregot e sotem do te kercenin nga brimat e miut:

    KUJT I PLAS SOT, NE VITIN 2025 PER ESAD PASHEN PARA 100 E KUSUR VITESH DHE PER KILLERIN E TIJ, AVNI RUSTEMIN E LENINIT QE E MBUSHI BASHKIMIN SOVJETIK ME PIRAMIDA MILIONA TRUPASH NJEREZORE DHE QE NJIHET SI KASAPI I HOLODOMORIT SOVJETIK PAS L1B?

    “Po ashtu eshte!”, do te kelthisnin menefregot me gjithe fuqine e gurmazit, kujt i plas sot ne Shqypnine e enveristit hajdut Edi Rama kur killerat me kallash sovjetik qellojne dhe vrasin ne mes te Rinasit, ne mes te dites nje bandit dhe nje polic? Kujt i plas sot kur banda e hajduteve enveriste me pushtet po grabisin cdo llokme te Shqypnise? Kujt i plas sot kur injoranca e komunisteve ne pushtet nderton tunele si i Llogarase pa leje ndertimi dhe pa asnje kolaudim? Kujt i plas kur injoranca e komunisteve ne pushtet i vrau banoret e Thumanes, Durresit dhe Tiranes kur termeti PALO GJE prej 6 ballesh ja rezoi pallatet dhe 56 fakire vdiqen poshte betonit pa hekur si ne Llogara?

    KUJT I PLAS SOT PER VARRIN E SHOTE GALICES DHE ESAD PASHES KUR VENDI DREJTOHET NGA NJE INJORANTE TYRYFYCKE SI BELINDA BALLUKU QE DI TE VJEDHE MILIARDA, NDERTON TUNELE SI BRIMA MIU, POR NUK NJEH NJESITE MATESE TE ENVERIGJISE?

    prandaj:

    JO mo JO! Nuk eshte ashtu o menefrego dru me pre qe nuk dini te shikoni me larg se hija juaj! Sepse ajo qe vuani ju sot e ka zanafillen pikerisht te Avni Rustemat, Ali Demat, Voisllav Kushiqet alias Vojo Kushet, Lym Ketat dhe Lym Pezat, Kajo Karafilet dhe bandillet e Fan Nolit, Leninit, Stalinit dhe Titos te Jugosllavise qe kane mbushur lagjet, sheshet, rruget, shkollat dhe cerdhet e femijeve te vegjel, te cilet kur te lexojne shkrimin e rezilit te Auron Kapterit do ta pyesin:

    PSE TE MOS BEHEM EDHE UNE SI AVNI RUSTEMI QE TE VRAS EDI RAMEN QE ESHTE ME I LIG SE ESAD PASHA DHE KESHTU TE MBETEM NE HISTORI?

    He mo Auron Kapteri skenderbegas keshtu qe te behen KILLERA te kryeministrave te liq do t’i mesosh femijet e tu ti?

    Reply
  • chp says:
    November 13, 2025 at 9:32 pm

    respekte per komentuesin intelektuali (nastradini i shekullit Thanoss dikur)
    per mendimin e tij se Esati ishte atdhetar
    por me respekt per dokumentet historike si me poshte si turbo-tradhetar:

    TOPTANI ESAT PASHË
    (1863-1920). Çifligar i madh i Shqipërisë së Mesme, figurë thellësisht antikombëtare.

    -Në prill 1913, duke qenë komandant i forcave rezerviste të Shqipërisë së Mesme, që luftonin për mbrojtjen e Shkodrës nga rrethimi malazez, ra fshehurazi në ujdi me armikun dhe ua dorëzoi Shkodrën forcave malazeze.
    -Në marrëveshje antikombëtare me monarkitë fqinje pas largimit nga Shkodra, ngriti në Shqipërinë e Mesme «Pleqësinë», pushtet separatist që iu kundërvu Qeverisë kombëtare të Vlorës.
    – Më 1914 si ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme në qeverinë e V. Vidit, sabotoi qëndresën e masave popullore për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga forcat greke dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar.
    -Në tetor të atij viti, në interes të tij, E. P. T. shtypi kryengritjen fshatarë të Shqipërisë së Mesme dhe vendosi pushtetin e vet në Durrës;
    -në verën e 1915-ës nënshkroi një marrëveshje me qeverinë serbe në dëm të pavarësisë politike dhe tërësisë territoriale të shtetit shqiptar.
    -Veprimtarinë e tij prej tradhtari e vazhdoi edhe në mërgim duke pretenduar se përfaqësonte shtetin shqiptar në Konferencën e Paqes.
    -U vra me atentat në Paris, më 13 qershor nga demokrati Avni Rustemi. (vijon)

    Reply
  • intelektuali says:
    November 13, 2025 at 9:46 pm

    @chp jo shahisti, por BAJGA e Enverit:

    Keto llogje manipulimi qe poston ti mund t’i lexoje cdo kush ne “Rrezikun Anglo-Amerikan per Shqiperine” ne gjuhen enveriste shqipe, prandaj hape Wikipedian ne anglisht, perktheje po ta mbajti bytha e fanatikut dhe postoje copy-paste qe te mesojne te VERTETEN historike lexuesit e nerum te gazetes DITA dhe te mos mashtrohen nga propaganda enveriste e BAJGAVE te Enverit si Auron-Kapteri qe kane mbushur lagjet, sheshet, rruget, shkollat dhe cerdhet me emerin e killerave komuniste si Avni Rustemi, Ali Demi dhe me xhelatet kokpreresa soje e sorrollope te Leninit nga pas , si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore dhe si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu.

    PO PSE ME KILLERIN PSIKOPAT AVNI RUSTEMI DO TE HYSH TI O “BAJGE” ENVERISTE NE BE?

    Reply
  • Mutdhënësi says:
    November 13, 2025 at 9:56 pm

    Pas tre vjetësh që do të hyjë Shqipëria në BE, haleja e intelektualëve do të ketë dy vjetorin e vdekjes ndërsa unë do t’i dërgoj një karrocë me mut që varrit të tij mos i afrohet askush .

    Reply
  • Dudumi says:
    November 13, 2025 at 11:34 pm

    Po te kerkosh ne Wikipedia, enciclopedia boterore e internetit 😃Esat Pashe Toptani etiketohet si politikan serb I lindur ne Shqiperi. Ne fund thuhet se j vra nga patrioti shqiptar Avni Rustemi. Keshtu thote Wikipedia, po ashtu e njeh edhe populli shqiptar biografine e Esat Ashes. Kurse per Avni Rustemin u be nje peticion nfa patriote shqiptare we I kerkuan gjykates franceze lirimin e tij, sepse vrau “politikanin serb” (sipas enciklopedhise boterore te internetit) Esat Pashe Toptanin, qe kishte nxjerre ne tezgen e pazarit evropian territoret shqiptare. Ne kete peticion​dhane firmen edhe Intelekuale prej verteti ( Jo nga ata me pseudo name neper gazeta), si Emile Zola, etj. Tradhetine e denon edhe Zoti. Keshtu we ra deshmor per Serbine Esat Pasha, por filizat e asaj fare apo ferre mbijne gjithmone e nuk na shqiten. Tanime kuterbojne internetin me carcafe llomotitjesh antishqiptare ku I ngrejne monument tradhetareve e neperkembin heronjte. Po ore nastradin Toptani, qe paske publikuar biografine e Auron Tares. As s’na publikon edhe biografine tende ne anglisht, ta dime se cfare vrime ne uje ke bere zotrote ne gjithe ekzistencen tende prej kukuvajke?

    Reply
  • Artan says:
    November 14, 2025 at 12:15 am

    Intelektuhalja nuk te zhgenjen.Mungon ca kohe,kur e mbyllin aty te 5-a e Amerikes,po e kompenson pastaj kur e nxjerrin me diarrene e vet te pashtershme

    Reply
  • chp says:
    November 14, 2025 at 12:18 am

    15 nendor 2014 ne shtypin shqiptar jepej ky lajm:

    Ministri i Punës i Serbisë Aleksander Vulin vendosi kurorë lulesh në nderim të Esat Pashes, për kontributin e tij për Serbinë.

    “Serbia i kujton heronjtë e saj por Serbia i kujton edhe miqtë e saj dhe ne nuk do ta harrojmë Esat Pashën i cili në momentet më të vështira ishte përkrah nesh. Esat Pasha ishe mik i serbëve, padrejtësisht i harruar dhe i anatemuar nga historia, ”, tha Vulin.
    Sipas tij, Esat Pasha duhet kujtuar përherë ngaqë përveç se u varros pranë serbëve në varrezat e Parisit, ndihmoi forcat ushtarake serbe për të depërtuar në Shqipëri.

    Kaq mjafton qe ky çamitelektuali alias nastradini apo fansi i Belerit te mbylli sqepin.
    ..Tradhetite e Essad Paşa-it nuk ka enver apo hitler ti mbulloje

    Reply
  • Artan says:
    November 14, 2025 at 12:24 am

    Biografia e shkurter e intelektuhales
    Perkthyes i veprave te shokut Enver ne bullgarishte dhe serbishte
    Pak,po vetem pak ama,spiun i grekeve.
    Hobin e vet, spiunllekun,e vazhdoi edhe ne Amerike,po me nderprerje,si i duhet te hyje e dale shpresh nga 5-a.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 15, 2025 at 6:50 am

    BAJGAT e Enverit, DUDUMAT e Dulle Bytharit dhe HALETE e Partise Komuniste thone:

    MIRE JA BERI KILLERI I MOSKES AVNI RUSTEMI QE VRAU ESAD PASHEN SE ISHTE TRADHETAR!

    por:

    BAJGAT e Enverit, DUDUMAT e Dulle Bytharit dhe HALETE e Partise Komuniste behen shurdhmemece dhe fshihen si minj gjirizi kur vjen pyetja:

    “HERO” DHE “PATRIOT” ESHTE ENVERI DHE KILLERAT E TIJ ALLA SHEFQET PECI DHE MALIQ SADUSHI, KUR BASHKEPUNOI ME KASAPIN E TITOS, ALEXANDER RANKOVIQ PER TE VRARE DHE MASAKRUAR MBI 4000 DJEM KOSOVARE NE TIVAR NE NJE GJENOCID TE PAPARE ANTISHQYPTAR NE HISTORI?

    prandaj:

    BAJGA te Enverit, DUDUME te Dulle Bytharit dhe HALE te Partise Komuniste mbajeni Auron Kapterin, skenderbegasin e Sigurimit se nuk ju a rremben njeri, as mos deklaroni me si “Kurvat ne Bordello” se Enver Dulla dhe Partia Komuniste e renditi Shqypnine ne “Anen e duhur te Historise” pas L2B, sepse kjo eshte nje genjeshter e madhe, nje manipulim qe i beni ju o MORRA te Kuq historise qe nuk dini t’i jepni pergjigje pyetjes:

    PSE I VRATE DHE I MASAKRUAT ALEATET ANGLEZET NE KANALIN E KORFUZIT ME MINA JUGOSLLAVE QE I DEKLARUAT SE ISHIN MINA GJERMANE ME URDHER NGA BEOGRADI DHE MOSKA E AVNI RUSTEMIT DHE HAGA JU DENOI ME KONFISKIMIN E FLORIRIT TE BANKES SE SHTETIT TE AHMET ZOGUT?

    He mo BAJGA te Enverit, DUDUME te Dulle Bytharit dhe HALE te Partise Komuniste te Popoviqit dhe Mugoshes ku keni goje ju o qelbesira te shitura te Beogradi te flisni per Esad Pashen, Kryeministrin e zgjedhur me vota te lira dhe demokratike te Qeverise se Durresit qe e renditi Shqypnine perkrah Antantes dhe i shpalli lufte Boshtit duke siguruar kufijte teritoriale te Vatanit ashtu sic i kishte percaktuar Konferenca e Ambasadoreve ne Londer ne 1913 dhe qe u vra pikerisht per kete arsye nga KILLERAT me pagese te Partise Bolshevike duke detyruar Parlamentin per te mbajtur minuta heshtje per Baba Leninin?

    NGA CILLA FERME E KAFSHEVE VINI JU O QELBESIRA?

    Reply
  • E VERTETA says:
    November 15, 2025 at 9:24 am

    Fatkeqsisht kjo eshte e verteta e madhe qe ka zene rrenje si kancer nder shqiptare, urrejme per vdekje njeri-tjetrin , nuk respektojme ata qe dhane jeten per keto troje , injorojme ata qe perpiqen per te miren e ketij vendi ,punojme me zell te madh ne interes te armiqve tane mjafton te rrime ne pushtet dhe ne fund nderojme dhe respektojme te huajin me shume se fqinjin tone me te cilin ndajme eprditshmerine tone , me hallet dhe gezimet e saj.Na karakterizon menefregizmi i tejskajshem per ate qe na perket dhe qe duhet ta mbrojme dhe nje ndjesi e madhe kenaqesie kur i bejme dem bashkatdhetarit tone sepse keshtu e don greku dhe serbi.Nuk duhet pritur cdo gje nga PUSHTtetaret tane te shitur koke e kembe te armiqte tane por gjithsecili ti therrase mendjes dhe te beje dicka , qe te tregoje respekt per veten dhe paraardhesit e tij.Per rastin konkret , cfare ju kushtonte banoreve te zones te kujdeseshin per varrin e Shote Galices ?

    Reply
    • ¿? says:
      November 20, 2025 at 4:57 pm

      Kete historine qe tregon zotrote:
      >
      “……dhe nje ndjesi e madhe kenaqesie kur i bejme dem bashkatdhetarit tone…..”, pa parashtesat dhe prapashtesat me greke dhe me serbe, nj here ia teguan Sulltanit. S’ka mundesi tha Sulltani, njreiu duhet te gezohet per vete, pavaresisht cfare ben tjetri. Keshilltari guxoi ta kundeshtonte dhe i tha hajde bejme nje prove. Te mos e zgjasim, historia vazhdon:
      >
      Sulltani urdheroi t’i sillni dy shqiptare te zgjedhur krejt rastesisht. Kur erdhen, i tha te parit: “Kerko cfare te duash dhe une do ta jap, por ketij tjetrit ketu do t’i jap dyfishin e asaj qe do te jap ty. I pari hapi gojen dhe tha dua 100 ha toke. Ja ku e ke tapine tha Sulltani. Ja edhe ky tjetri merr 200 ha. Ne mes te tokes dua edhe nje shtepi me siperfaqe 500 metra katror. Ja ku e ke. ja edhe ky tjetri shtepine 1000 metra katror. Sua edhe 50 lope qumeshtore, ja ku i ke edhe ato Ky tjetri ketu merr 100 lope. Ky shqiptari i pare filloi te zjente nga inati, e pa qe te mirat i shkonin dyfish atij shqiptarit tjeter, megjithese per vete e merrte ate qe deshironte. U mendua pa dhe tha: “Sulltan, me keput nje koqe mua se me tjetren e bej punen une”. Fap ne vend atij qyqarit tjeter i vajten te dyja koqet.
      >
      E e di qe eshte histori shume e vjeter, po mbase keta rioshet qe komentojne ketu nuk e kane degjuar

      Reply
  • Dudumi says:
    November 15, 2025 at 6:56 pm

    O nastradin! Avni Rustemi ishte killer I Moskes we vrau politikanin serb Esad pashe Toptanin? Je qesharak dhe shperndahesh pa bosht dhe logjike. Nuk e shpjegon dot pse e liroi gjykata franceze Avni Rustemin? Avni Rustemi ishte mes yes, kryetar nderi I shoqates “Atdheu”, kryetar i shoqates “Bashkimi”, deputet I Kosoves dhe u vra pas shpine nga Isuf Reci, I paguar nga Zogu.​ Po​te ishte​killer Avni Rustemi do ia mbathte, por qendroi aty. Ti nuk ke si ti kuptosh keto gjera nastradin, se per ty bota eshte tregti, shitje leshi apo sapuni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?