Një shqiptare për herë të parë qëndron në krye të Shoqatës së Policëve Shqiptarë në NYPD (Departmenti i Policisë së New York-ut).
“Oficerja e Policisë, Jacqueline Marku është presidentja e parë femër e “Illyrian Society of Law Enforcement”. Oficerja Marku është një shqiptaro-amerikane e gjeneratës së parë, me rrënjë në Kosovë si dhe një oficere policie e gjeneratës së parë”, shkruhej në Twitterin e shoqatës, kur Marku u emërua në detyrë në mars të këtij viti.
Kryetar i parë i kësaj shoqatë ka qenë kapiteni Flamur Cani, nga Dibra, i cili punonte për më tepër se 22 vjet në NYPD (Departmenti i Policisë së New York-ut).
Më pas, këtë shoqatë për dy vjet e drejtojë Ylli Dautaj, (NYPD Police Commander) nga Hási – Kosovë, i cili më pas ia dorëzoi kreun e shoqatës “Illyrian Society of Law Enforcement” kapitenit në Policinë e Nju Jorkut (NYPD), Shqiptaro-Amerikan nga Maqedonia, Lutfi Dalipit.

Ndërkohë, në policinë e Nju Jorkut thuhet se shërbejnë qindra shqiptarë (shifrat ndryshojnë çdo vit), të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria” – Illyrian Society of Law Enforcement .
Sot, ata kanë shoqatën, e cila e nisi organizimin e saj me dhjetra vetë, por tani mund të numërojë me siguri mbi 200 shqiptaro – amerikanë, nga ata që janë në radhët e NYPD dhe që kanë veshur uniformat blu, duke shërbyer ditë e natë me shumë përkushtim në Amerikë.
Shumica e tyre janë të rinj e të reja, të lindur në New York, ose që kanë ardhur dekadat e fundit dhe pasi kanë përfunduar shkollat e larta në New York, ata janë mbledhur në shoqatën shqiptaro-amerikane me punonjës të rendit e sigurisë.
Shoqata shqiptaro amerikane, Illyrian Society of Law Enforcement, përveç atyre që kanë veshur uniformat blu në polici, thuhet se ka si anëtarë të saj edhe shqiptarë të Amerikës, që punojnë në FBI, policinë sekrete, marshallë, sheriff, dedektivë etj.
Congratulations to Police Officer
Jacqueline Marku on becoming the first female President of the #NYPD Illyrian Society. Officer Marku is a first generation Albanian-American with roots in #Kosovo as well as a first generation Police Officer.#womenshistorymonth #NYPD #Albanian pic.twitter.com/K8GL5W3Qqq
— NYPD Illyrian Society (@IllyrianSociety) March 4, 2022
I themeluar më 23 maj të vitit 1845, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut është departamenti më i vjetër dhe më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht në të janë të angazhuar më shumë se 55 mijë punonjës, prej të cilëve 36 mijë me uniformë. Çdo ditë ata kujdesen për sigurinë e ruajtjen e rendit të mbi 8 milionë banorëve të qytetit të Nju Jorkut.
j.l./ dita

ILLYRIAN APO ALBANIAN?
This is a Question
qe:
Do te thote: “Gjella me kripe patriotizmi dhe patriotizmi me karar”
sepse:
Ne New York, por edhe kudo ne SHBA sapo mesojne se je “albanian” mileti te largohet sikur je me leper, aq me shume ne radhet e policise qe je paraprakisht i paragyjkuar nga zullumet mafioze te sekretarit te Lke Floririt, Almir Rrapo ne Bronx te New Yorkut do kohe me pare ne bashkepunim me bandat veriore nga Hasi dhe Tropoja ne kete Kryeqytet te Botes.
I was visiting New York and I saw how people didn’t care much about the police over there.
Pse nuk kemi te njejten polici edhe ne Shqiperi? Kush ta kete valle fajin ? Rama nuk ka faj, sic e sqaroi ne “bashkebisedimin” me ministren britanike.
per intelektualin.. Mos u trondit shumë kur dëgjon lajme të mira për shqiptarët se do pësosh infarkt… s’je as i pari dhe as i fundit o intelektu-hale!
dalta enveriste::
Ne radhe te pare halen tregoja sateme qe te ka lindur patriot cyryk fanatik i Partise, ne radhe te dyte eja ketu ne SHBA shko ne nje rajon policie dhe thuaj se je albanez nga Kosova se Albania per amerikanet nuk tregon kurgje qe te shikosh me syte e tu sa te vlen bytha e fanatikut patriot enverist, kur policet bythzinj pa shkolle te larte (jo si kjo modelja ne foto) te te zveshin karkacul dhe te kontrollojne zorren e trashe se mos ke futur droge aty brenda, kjo eshte e verteta pa dorashkat per shqyptaret e Kosoves se shqyptaret e Albanise nuk i njeh ketu dhe i ngaterrojne me qytetin ALBANY te New Yorkut. Kur i thane Bush Junjorit se duhej te vizitonte Albanine, ai pyeti bedelet e tij:
NE CILEN ANE TE AFRIKES NDODHET KY SHTET EKZOTIK?
He thuaj ti tani te qeshim e gajasemi, apo te qajme dhe pesojme infarkt per kete lajm te mire per shqyptaret dhe Albanine?
Eshte e kunderta z.intelektual.Sapo mesojne qe je albania-mundohen te sjellin ne bisede miqesite qe kane ata ne pune e ne lagje me shqiptaret me shume repekt .I u qeshin syte sikur kane zbuluar ishullin e thesarit.Ne te keqen e kemi perbrenda .por qe jemi realisht puntore dhe me tru.Prandaj na vleresojne.Eshte e vertete qe ka shqiptare te shitur per 3 aspra tek greku qe bejne kete politike:Mos thuaj qe je shqiptar.Realiteti ka treguar te kunderten.Respekt dhe te mirepritur per vende pune.Ambasada amerikane duhet te jape viza pune per ne amerike me qellim qe t’u pritet dora “smugglers”ve.Ne New York i dashur intelektual ka shume shqitare qe kane bere emer me aftesite e tyre.Edhe ne angli shqiptaret shihen me respekt.Kjo e fundit per shqiptaret ne angli mban ere muti politike ku viktima jane shqiptaret.Te shitur per 3 aspra tek Edi Rama gjen kudo ne emer te patriotizmit te dhjere alla Rama.
z.intelektual qe je ne shoqaten e Edi Rames e dime te gjithe por mos e kalo numrin e vizave te bardha te kryetarit sepse nuk eshte mire per kariere.Qenkerke ne amerike???Nje keshille z.intelektual.Kur ze ne goje policine ,e c’do vendi qofte demokratik a diktature duhet te lash gojen 1 milion ere.Jane keta qe populli jeton e punon i sigurte dhe bejne gjumin rehat.Jane keta qe perballen me mafien e kriminele dhe vriten si pulat ne “ambush”.Me mijra udhtetime hyrje e dalje te shqiptareve ka ne amerike por per asnje nuk ka ndodhur kjo qe tregon ti.Personat me pulle te kuqe i njeh policia dhe per ata behet ky kontroll ne customs -in e amerikes.Nuk te nderon ky shkrim.I ul vlerat vehtes.
MOS U CUDITNI . PER VETE KARAKTERIN E DHUNSHEM TE TYRE , KJO ESHTE PUNA QE DINE TE BEJNE ME ME MIRE SHQIPTARET !
Timo Floko, Vace Zela, Agim Krajka, Parashqevi Simaku ….. lista eshte e gjate dhe pa fund qe e provuan ne kurrizin e tyre cfar do te thote te vetshpallesh puro shqyptar, ne dallim nga kjo foto modelja hyliriane e NYPD te New Yorkut – ut qe i ka futur friken ne bark banditeve te don Lucanos
Shume vrer ke dreqin , futi nje sode me limon
Urrejtesi:
intelektuali nuk eshte aspak HATER i emigranteve shqyptare, por ka qene tejet dashamires per ata shqyptare qe nuk ishin kryer krime dhe pinjollet e tyre, intelektuali i ka keshilluar vazhdimisht shqyptaret e ndershem kur kane ardhur ne SHBA si emigrante entusiaste per te filluar nje jete te re ne vendin e mundesive te pakufizuara, Ata qe e degjuan intelektualin bene hair, ata qe nuk e degjuan e pesuan pasi e bene gjoksin me brime duke u mburrur me patriotizmin fals enverist.
KJO ESHTE E VERTETA E HIDHUR, JETA VAZHDON ME LIMONADE APO PA LIMONADE ME SODE BUKE