Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: “Nuk mund ta imagjinoja…”, presidenti gjerman zgjedh Beratin për të mbyllur udhëtimin në Ballkan, mrekullohet nga mikpritja, ja ku drekoi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > FOTO: “Nuk mund ta imagjinoja…”, presidenti gjerman zgjedh Beratin për të mbyllur udhëtimin në Ballkan, mrekullohet nga mikpritja, ja ku drekoi
EnciklopediKryesore

FOTO: “Nuk mund ta imagjinoja…”, presidenti gjerman zgjedh Beratin për të mbyllur udhëtimin në Ballkan, mrekullohet nga mikpritja, ja ku drekoi

Published: December 3, 2022
Shpërndaje

 

“Nuk mund ta imagjinoja nje mbyllje më të mirë të udhëtimit tonë në Ballkanin Perëndimor, kemi vizituar qytetin e mrekullueshem të Beratit . Faleminderit për ushqimin e mrekullueshem dhe mikpritjen tuaj fantastike!”.

Ky është shënimi që ka lënë në librin e përshtypjeve të Hotel Castle Park, Berat, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.

- Publicitet -

Stafi i Hotel Castle Park e mirëpriti për drekë Presidentin e Gjermanisë dhe i tregoi se mikpritja dhe kulinaria beratase janë thesare të çmuara.

Stafi e quajti nder dhe privilegj që kreu gjerman i shtetit bujti në restorantin e famshëm të zonës ku serviren pjatat tipike beratase si bukë e shtëpisë me kos, lule me hurdhër dhe arrë, bulmeti i zonës, ullinjtë e Beratit, burdullak i egër, byrek me presh, mish e oriz, mishi i kecit të pjekur, kaposh deti me përsheshin tradicional me arra, taboshi i Beratit e shumë gatime të tjera tradicionale.

Miku i veçantë gjerman shijoi shumë nga këto gatime, pasi e nisi drekën me shampanjën “Shënd e Verë” dhe verën e kuqe me rrushin autokton Vlosh të kantinës ÇOBO.

Presidenti gjerman me z.Zamo Spathara dhe bashkëshorten

Steinmeier ka takuar kryetarin e Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, si dhe është njohur nga afër me historinë dhe kulturën e zonës.
Presidenti Steinmeier ka vizituar Xhaminë Mbret dhe Teqenë Halveti, Kalanë e Beratit dhe Muzeun Ikonografik Onufri.

Steinmeier, gjatë vizitës së tij zyrtare dyditore në Shqipëri, vizita e parë e një presidenti gjerman në 27 vite, u takua me Presidentin Bajram Begaj, kryeparlamentaren Lindita Nikolla, kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë, si dhe mbajti një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • fteri says:
    December 3, 2022 at 5:16 am

    Berat i bukur ,zemra e shqiptarisë ,monument i kulturës dhe alegrisë,asnjëher su mburre ,për ato vlera që ke yllë ti mbetesh në shqiptari .Berat i dashur monument i kulture ,sofër burrnie mbetesh ,zgjohesh duke qeshë ,është interesante vendë shumë i bukur ,presidenti i gjermanisë zgjodhi Beratin .

    Reply
  • edi says:
    December 3, 2022 at 7:42 am

    E para qe nuk besoj qe ushqimet dhe respekti qe i jane servirur Presidentit Gjerman ( me porosi te ramoviçit) i serviret dhe klienteve shqiptare, dhe e dyta kush me sqaron ç’do me thene fjala -kulinaria-.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 3, 2022 at 7:42 am

    SHQYPNIA E VARFER E MBULUAR NGA KRIMI, GOMONET DHE DROGA NUK KA NEVOJE PER LEVDATA GASTRONOMIE, POR PER INVESTIME TEKNOLLOGJIE

    Gjermania ka investuar miliarda euro ne Rusine e Putinit dhe ne Serbine e Vucicit, por e ka shikuar Shqypnine si nje fis prej Afrike Zulu qe nuk eshte ne gjendje te prodhoje nje gozhde te vetme dhe qe nuk mund te ndertoje e organizoje prodhimin e vet kombetar por qe e ka gjetur shpetimin tek droga, krimi, gomonet, pse nuk e di Presidenti i mahnitur dhe i befasuar gjerman se Berati eshte nje nga qendrat kryesore te kanabisit dhe droges me nje liste te gjate viktimash pa din dhe pa vorr? Mjafton te zbrese ne Uren Vajgurore dhe te shikoje miletin e droguar nga koka ne kembe qe te mos mahnitet dhe befasohet nga resortet e gastronomise shqyptare te ndertuara me parate e droges dhe krimit ne kete qytet orthodoks qe daton qe nga Koha e Perandorise bullgare te Car Simeonit te Madh qe kishte shtrire Perendaronine e tij deri ne Durres ne shekullin e 9 pas eres sone. Atehere pse eshte kaq i befasuar nga Berati Presidenti gjerman? Besoj se kaposhi i detit nuk e ka befasuar se gjela deti dhe madje fazane te eger ka sa te duash ne Gjermani, nga ana tjeter spiunet e tij qe trashegoi nga STAS – i sovjetik ja kane spjeguar situaten qe te mos befasohet kaqe shume nga Berati ky President makiavelist qe e perzune nga Ukraine me hu kur i propozoi Zelenskit t’i dorezohej Putinit,

    atehere:

    QYSH KESHTU?

    Reply
  • Dt says:
    December 3, 2022 at 9:06 am

    Komentusit edi dhe intelektuali…
    Shikoni dhe ndonje gje te mire te shqipja jone kur te mundeni…
    Se ju ben dhe juve mire per shendetin mendor

    Reply
  • ARNAUT says:
    December 3, 2022 at 9:32 am

    CIRK ne CIRKO-KOLONI.
    1.6 bilion euro investime gjermane e Serbi, 31 mij vende pune.

    Reply
  • ARNAUT says:
    December 3, 2022 at 9:38 am

    Gjermani i supozuar shkruan anglisht !

    Reply
  • ARNAUT says:
    December 3, 2022 at 9:40 am

    Jan mallengjyer te vet-quajturit pellazga.

    Ketu kemi cifuten Merkel

    https://www.youtube.com/watch?v=9t5fH_ywo_g

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    December 3, 2022 at 11:24 am

    Sqarim per “Tifozet e Boksit”.
    Kjo vizite ne Berat nuk eshte nje rastesi. Edhe Franz Josef Shtraus, ish kancelar i Bavarise, landi me i fuqishem ne fushen e industrise te Gjermanise, viziten e vet te fundit, te treten, ne mesin e viteve 1980, e beri ne Berat, ne Kala hengri dreke… Ne politike ndodh qe edhe enderrat te behen realitet, mbas nje fare kohe…

    Reply
  • Shqiperia eshte CIRKO-KOLONI says:
    December 3, 2022 at 1:21 pm

    Fshatari. pa fshat

    Cilen hale, nevojtore kane perdorur pasi eshte ngjarje historike dhe duhet ber muze haleja dhe duhet te paguajn leke njerezia ta vizitojn.

    Reply
  • 1.6 bilion euro investimet e Gjermanis ne Serbi says:
    December 3, 2022 at 1:23 pm

    Fshatari. pa fshat

    Cilen hale, nevojtore kane perdorur pasi eshte ngjarje historike dhe duhet ber muze haleja dhe duhet te paguajn leke njerezia ta vizitojn.

    Reply
  • DC_Reston says:
    December 3, 2022 at 2:28 pm

    Ore “intelektual ” ka diell atje ku jetoni juve, apo fle diten e cohosh naten. Shikojme qe ne YouTube nga disa portale shqiptare behet e njejta propagande. Eh!!! E shkreta demokraci keshtu e ka, qe je I detyruar te shkosh pas shumices deri sa te ndrosh bilancin e raporteve e te besh dhe te tjeret ta shohin boten ashtu sic e shihni ju… Nga qe permende industriene, shko pyet SB cfar beri me fabriken e gozhdeve ne Kavaje?

    Reply
  • intelektuali says:
    December 3, 2022 at 3:05 pm

    DC_Gozhda e Saliut:

    Kur shikon si luan gazeta DITA me hipokrizine gastronomike te Presidenti rezil gjerman qe i vune hune ne Ukraine se i tha Zelenskit qe te bathe breket para Putinit dhe ta dorrezoje Vatanin se “Gjermania do ta vleresoje gjestin e tij” keshtu tha ky lolo i pinjolleve te Hitlerit, mua me thene te drejten me prishet gjumi i nates me kaplon obsesioni dhe kercej zgupthi nga krevati per te shkruar ne gazeten DITA komentin tim demaskues dhe a e di sepse, ja ta spjegon intelektuali: Sepse kete shvab dallkauk e ka sjelle ne Tirane rufjani Edi Rama qe te ngreje imazhin e tij te pjerdhur nga aferat e hajnise antikombetare, kulmi i te cilave ka shitjen e Portit te Durresit tek arabi i Allahut Alabar njesoj sic deshi t’ja shese teritoret veriore te Kosoves Vucicit bashke me burgaxhiun e Hages, Hashim Thaci dhe kjo eshte nje gje shume e lige per shqyptarine, ai qe fle dhe gerrhet kur Vatani shitet ne terrin e nates ose eshte dudum dhe menefrego budalla, ose eshte garib egoist enverist dhe nuk i plas trapi fare per Boten qe na rrethon sic eshte edhe Saliu qe permend ti qe po perpiqet te shpetoje pasurine dhe pronat dhe nuk e leshon timonin. Keto te gjitha i di Presidenti gjerman dhe prandaj nuk e hap gojen per nje investim te vogel ne Shqypni, per nje fabrike gozhdash gjermane qe te na kujtoje Kohen e Qepes te fabrikes kineze te gozhdeve ne Kavaje qe ne 10 gozhde 9 i nxirrte skarco.

    Reply
  • Detari says:
    December 3, 2022 at 3:41 pm

    berati (emer sllav) me arkitekture turke.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?