Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Panairi i Klik Ekspo Group, udhërrëfyes i sipërmarrjes së huaj, në trendet që mbajnë ndezur interesin për të investuar në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Panairi i Klik Ekspo Group, udhërrëfyes i sipërmarrjes së huaj, në trendet që mbajnë ndezur interesin për të investuar në Shqipëri
AktualitetEkonomi

Panairi i Klik Ekspo Group, udhërrëfyes i sipërmarrjes së huaj, në trendet që mbajnë ndezur interesin për të investuar në Shqipëri

Published: November 28, 2022
Shpërndaje

Edicioni i 28-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – UFI Approved Event do të mbahet në datat 1, 2 dhe 3 Dhjetor, 2022 në Pallatin e Kongreseve.

Është një eveniment që tradicionalisht është shquar si pikë takimi i pamungueshëm që sjell në kryeqytetin e Shqipërisë me dhjetëra ekspozues dhe investitorë ndërkombëtarë.

- Publicitet -

Çdo vit, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është boshti i një networku të pamatë Biznesi dhe Kulture, i zotuar ndaj më shumë se 250 ekspozuesve që përfaqësojnë kompani të vëmendshme ndaj tregjeve të njohura dhe të panjohura, të gatshëm për të ndarë dije dhe zgjidhje të reja të zbatueshme në sektorë të ndryshëm, që nga ndërtimtaria, energjia e rinovueshme, bujqësia dhe industria ushqimore, tekstili dhe industria e lehtë, siguria dhe digjitalizimi.

Këta grupe sipërmarrësish vijnë nga Serbia (mbi 15 vjet me pjesëmarrje të përvitshme), Turqia, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kosova etj. Ata shoqërohen nga delegacione zyrtare shtetërore duke i dhënë rendësi faktit që, për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendeve, sipërmarrja është ajo që ka më tepër nevojë se kurrë për inkurajim, mbështetje, entuziazëm.

Dhoma e Tregtisë e Stambollit, në përvjetorin e saj të 140-të, vjen këtë vit me kompani të zgjedhura, të cilat përmes Shqipërisë, shohin përtej, për investime më thellë në Rajon.

Edicioni i këtij viti sjell më fuqishëm se në të paktën 5 vjeçarin e fundit, sipëmarrësit nga Serbia; mbi 50 biznese elitare nën kujdesin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë dhe RAS – Agjencisë Shtetërore për Zhvillim të Serbisë.

Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi, vjen me mbi 15 ekspozues në sektorë të ndryshëm me veçanti të spikatur;

Kompanitë nga Kosova, janë po aq të pranishme me sektorët e industrisë së paketimit, tubave plastike, printimeve, agro-ushqimore etj.

Italia është e pranishme me pushtetin e saj të përhershëm në produkte ushqimore, pije, materiale ndërtimi, pajisje për sektorin civil dhe ushtarak, energjitikë, stil dhe fashion;

Greqia, Franca, Danimarka, Gjermania, Hollanda vijnë me prani të drejtpërdrejta ose të përfaqësuara nga kompanitë bija, tek të cilat kanë investuar së fundmi në materiale ndërtimi, teknologji dhe sisteme survejimi, elektro-shtëpiake etj.

Ceremonia e Përurimit të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës parashikohet të zhvillohet në datën 1 Dhjetor paradite, ora 11.00, ne Pallatin e Kongreseve, në Sallën «A» të Konferencave, me praninë e personaliteteve publike shqiptare e ndërkombëtare, trupit diplomatik, përfaqësues të zgjedhur të komunitetit të sipërmarrjes, personazhe të artit e kulturës.

i.b. / dita

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tragjedi hekurudhore në Egjipt, 7 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur
  • Identifikohet mekanizmi se si tumori i prostatës çarmatos mbrojtjen imunitare
  • Ora më e mirë e vitit mban emër shqiptar, mund të shitet deri në 4 milionë euro
  • Sipas filozofes së njohur, kur shoqëria juaj është e dënuar dhe ju pretendoni se jeni të lirë?
  • Protesta në Tiranë, media amerikane: Presioni ndaj kryeministrit shtohet

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  2. prehistoriku on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. TIRONA on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. Vlora 97 on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  5. Lin Biao on Siti LIN 3 konfirmohet vendbanimi palafit më i vjetër në Europë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?