Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Rumani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO: Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Rumani
BoteLajmi i fundit

FOTO: Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Rumani

Published: November 3, 2025
Shpërndaje

Në rrëzë të malit Fagaras të Rumanisë, ndodhet një fabrikë e madhe kimike që u themelua më 1938, si pjesë e gjigantit të armëve, Rheinmetall, për të prodhuar barut për Gjermaninë naziste. Ky objekt vazhdon të jetë sot e kësaj dite, por është i ndryshkur dhe i papërdorur. Tani, kompania e armëve Rheinmetall e Gjermanisë po rikthehet.

Ajo planifikon të ndërtojë një fabrikë të re për prodhimin e barutit, që banorët lokalë shpresojnë se do të ringjallë fatin e qytetit Viktoria, në rajonin qendror të Transilvanisë.

Planet për ndërtimin e fabrikës së barutit në vlerë prej 535 milionë eurosh në Viktoria janë pjesë e një fushate të gjerë të Brukselit për riarmatosje për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

- Publicitet -

Plani për riarmatosjen e Evropës ka gjallëruar disa qyteza industriale në mbarë Evropën përmes marrëveshjeve që parashohin investime prej qindra miliona eurosh për të pajisur përsëri ushtritë e shteteve anëtare. Rumania pritet të përfitojë 16.7 miliardë euro nga ky fond, kryesisht për projekte që kanë në fokus riindustrializimin për mbrojtje.

Ioan Mutean ka punuar për 50 vjet në Kompleksin Kimik Viktoria, i cili tani është jashtë funksionit. Ai e përmbledh historinë e ndërlikuar të fabrikës gjatë Luftës së Dytë Botërore me një fjali të vetme, teksa ecën nëpër fabrikën kur dikur punonte. “Deri në vitin 1994, të burgosurit rusë punonin këtu, pastaj nga viti 1944 punuan të burgosurit gjermanë”.

Pasi Rumania ndryshoi aleancë në fund të asaj lufte, vendi u pushtua nga trupat sovjetike dhe fabrika në Viktoria u bë “Fabrika Kimike Stalin”, emër që e mbajti deri pak pas vdekjes së udhëheqësit sovjetik më 1953.

Nën udhëheqjen e diktatorit komunist rumun, Nicolae Ceausescu, fabrika në Viktoria prodhonte metanol dhe formaldehid, përveç produkteve të tjera industriale.

Në vitet ’50, fabrika punësonte afër 2.700 persona, por nisi një rënie të ngadaltë gjatë epokës komuniste, rënie që u përshpejtua pas revolucionit të vitit 1989 që rrëzoi Ceausescun.

FOTOT/ Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans

Kullat për distilim në Kompleksin Kimik Viktoria.
Muntean shtriu dorën dhe preku disa nga tubat në këtë fabrikë të heshtur. “I njoh të gjitha këto përmendësh”, tha ai. “I njoh në detaje”. Pasi u ngjit në platformën e njërës prej kullave të fabrikës, ish-punonjësi tregoi komponentë të ndryshëm të saj, që ngadalë po mbulohen nga barishtet.

Përtej ndërtesës së fabrikës, duket qyteti i punëtorëve Viktoria, që u ndërtua përreth fabrikës. Popullsia e Viktorias ka rënë ndjeshëm, duke ndjekur edhe ngadalësimin e prodhimit të fabrikës. Nga 10.000 banorë sa kishte më 1992, numri i popullsisë më 2021 ra në 6.500.

FOTOT/ Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans
Udhëheqësi i atëhershëm rumun, Nicolae Ceaușescu (djathtas), dhe bashkëshortja e tij, Elena, vizitojnë Fabrikën Kimike Viktoria në gusht të vitit 1982.

Në rrugët e pastra, por të zbrazëta të Viktorias, banori Doru Cioata tha se: “Në fund të viteve 1990 shumë njerëz u larguan për në Itali dhe Spanjë. Një brez i tërë banorësh u zhduk”. Ky pronar i biznesit shtoi se tani pothuajse është e pamundur gjetja e punëtorëve për ndonjë ndërmarrje lokale.

Fabrika e planifikuar gjermane e barutit pritet të sjellë një kthesë në fatin e qytetit. Fabrika planifikon të punësojë rreth 700 persona, shumë prej të cilëve do të vijnë me familjet e tyre, që do të thotë se qindra të tjerë mund të zhvendosen në Viktoria.

Ndërsa zbriti nga platforma përsëri në tokë, Muntean lëshoi një ofshamë lehtësimi.

Ndërsa tani ka shpresë për qytetin, gjendja e fabrikës që ai e njeh aq mirë ka të ngjarë që të vazhdojë të përkeqësohet. Ajo u mbyll plotësisht në fillim të vitit 2025, pas vitesh debate mbi fatin e saj.

FOTOT/ Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans

Një cisternë hekurudhore në territorin e fabrikës Viktoria.

Fabrika e re e kompanisë Rheinmetall do të ndërtohet në tokën në pronësi të fabrikës historike, por nuk do të përdorë infrastrukturën e Kompleksit Kimik Viktoria. Kjo hapësirë ka një furnizim të cilësisë së lartë me ujë, i domosdoshëm për prodhimin e barutit, por Rheinmetall ka zgjedhur të ndërtojë një objekt të ri nga e para rrëzë malit.

Ndërtimi i fabrikës së re, që do të quhet Fabrika e Barutit Eksploziv Viktoria, pritet të fillojë në vitin 2026 dhe të zgjasë tre vjet. Rheinmetall ka njoftuar gjithashtu për disa projekte të tjera të planifikuara në Rumani, përfshirë një “qendër ekselence”, ku fuqia punëtore lokale do të trajtohet për prodhim.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • NATO says:
    November 3, 2025 at 10:55 am

    Po kombinati modern i prodhimit te lendeve Plasese ne Mjekes,,i ndertuar ne 1984 nga Suedia,Lyder boteror ne prodhimin e Exploziveve,cfare ju ka bere,qe nuk e vini ne pune?Apo doni ti vidhni truallin?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 20 qershor 2026
  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Dita 20 e protestës
  2. Vlora 97 on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Ethem Lalaj on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. demo on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. L.H on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?