Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: “Po gjykove, s’ke kohë të duash”. Pamje të rralla dhe 10 thënie nga shqiptarja e urtë e botës që këtë fund gushti kishte datëlindjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > FOTO: “Po gjykove, s’ke kohë të duash”. Pamje të rralla dhe 10 thënie nga shqiptarja e urtë e botës që këtë fund gushti kishte datëlindjen
HistoriKryesore

FOTO: “Po gjykove, s’ke kohë të duash”. Pamje të rralla dhe 10 thënie nga shqiptarja e urtë e botës që këtë fund gushti kishte datëlindjen

Published: August 28, 2023
Shpërndaje

Më 26 gusht 1910 lindi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për paqe.

Nënë Tereza u largua nga më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Më pas ajo u vendos në Kalkuta (Indi), ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave.

Nënë Tereza e Kalkutës e quajtën kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë planetit.

- Publicitet -

Ja disa nga këshillat e saj të postuara në rrjetin social Facebook nga profesori i filozofisë Përparim Kabo:

1- Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.

2- Ngaqë nuk mund ta shohim Krishtin, nuk mund ta shprehim dashurinë tonë për Të, por fqinjët i shohim gjithmonë, prandaj mund të bëjmë për ta çfarë do të donim ta bënim për Krishtin, nëse do ta shihnim.

3- Mos prisni nga drejtuesit. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

4- Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.

5- Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.

6- Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.

7- Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfrit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini.

8- Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.

9- Të varfrit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre. Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.

10 – Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.

Anjezë Gonxhe Bojaxhi (Nënë Tereza) në etapa të ndryshme të jetës

Marrë nga rubrika HISTORI e gazetës DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    August 28, 2023 at 10:47 am

    Po tt`i kishte shpetuar toger Babes ne 45,,nuk i shpetonte Zoi themelikos ne 49,po ne eshte fshehur nga masakrat e Memetit ne 52,zor se i shpetonte camit ‘te dashur” Hilmi Seiti ne 60,,poor kur Minotauri Mallakastres, Fecorr Shehu hyri ne Shkoder,do perfundonte o ne zall te Kirit,o murgeshe ne hotelin e gjuetise ne Lezhe.
    Prandaj Ajo quhet Nene Tereza e Kalkutes.
    Kane te drejte ta kujtojne Indianet,Libanet,Romanet,Amerikanet,Shkupjanet,Prizrenalinjt,Bangladeshet por jo banoret e Shqiperise.Pse? Sepse ATE qe qau gjithe Boten,nuk e lejuan te lshoje dy pika lot mbi varrin e Nenes dhe te motres. Po cfare faji kane shqiptaret,se Rregjimi enver hoxhes etj,etj,,Ashtu ishte koha,..
    Ne sallen e kinoklubit te Patosit u be gjyqi i inxhinjereve sabotarore te naftes,Lipe Nashi,Kopco Plaku,Gjikopulli,Enriko Veizi etj Sa letra anonime dergoi kllasa punetore dhe fshatarsia Mallakastres ne Kokmitetin Qendror per te arrestuar inxhinjeret e naftes?Sa kafshe fshataro-proletare therritnin ne Salle,,kriminelet ne litar,Keta duan plumbin,Te varen ne mes te Fierit,,?Sa qutetare te Patosit,Ballshit,Fierit u shprehen kunder denimit te inxhinjereve te naftes?Asnje,.Atehere merre nje bombe Atomike hidhe ne Patos,Nje ne Fier,Nje ne Ballsh.Po cfaj ka brezi ri?Brezi ri ka hikur i gjithe,Kane mbetur pensionistet kriminele qe vrane Dijen,shkencen,njerezit e ndershem. Une kot cirrem per ata hajdutet e naftes,qe po u punojne qindin ketyre,Ashtu si e meritojne,.Edhe naften ua vjedhin,,edhe token,ajrin jua helmojne,edhe shtepite ua shkaterrojne,edhe jeten ua shkurtojne,.Pse?Se e kane hilaik prej Zotit te madh,se vrane ca engjej dijetare qe nuk i vijne me ketij populli.Sali Berisha me Edi Ramen u kane gjetur koken,Qindin po u punojne.

    Reply
  • K R says:
    August 28, 2023 at 6:10 pm

    Profecia e pandigjueme e Nanë Terezës ndër shqiptar

    Sa herë vijnë datat përkujtimore për Nanë Terezën, nji histeri krenie narçisiste shpërthen në nahijen tonë, herë tue e mohue e herë tue e ekzaltue “me interes meskin”, sidomos ndër ithtarët e shqiptarisë, të cilët me krasitjen e elementit thelbësor të saj, atë të kenunit murgeshë katolike e misionare e dashnisë të Krishtit në botë, mendojnë se e bajnë ma përbashkuese..
    Harrohet qëllimisht se, pikërisht rranjosja në Krishtin dhe shërbimi në emën të tij, asht kenë sekreti i shejtnisë të rrugëtimit të Nanë Terezës, të cilën Kisha Katolike e ka vulosë formalisht para disa vitesh, tue e shkrue në librin e vet të shejtënve. Duhet të pranojmë me keqardhje, se në vendin e origjinës të Nanë Terezës, po shuhet çdo ndjesi e empati minimale për të vobektët; nji klasë sheikësh të pa shpirtë po shkretojnë çdo resurs e të drejta minimale sociale të komunitetit dhe komuniteti I rrudhun katolik, prej të cilit doli Nanë Tereza në vendlindjen e saj, asht gati shfarosë, madje edhe në trevat e tjera shqiptare, po reduktohet edhe ma shumë, me dam të madh për kulturën e dashnisë, misionare e të cilës ishte Shejtja Nanë Tereza.
    Të lusim Zotin me Ndërmjetësinë e Nanë Terezës, bijës tonë të zgjedhun dhe personit ma të randësishëm në historinë shqiptare për kthimin e trojeve tona kah Krishti. Sall tharmi i unjillizimit asht pshtimi e korrigjimi i travajeve historike, sidomos te 5 shekujve robni otomane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Lala i Lushnjes on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. demo on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  3. Një banor I Tiranës on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  4. fshatari.pafshat on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  5. Shqiptar on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?