Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Pasdite protesta e opozitës, Kryeministria rrethohet me gardh metalik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > FOTO: Pasdite protesta e opozitës, Kryeministria rrethohet me gardh metalik
Politike

FOTO: Pasdite protesta e opozitës, Kryeministria rrethohet me gardh metalik

Published: February 20, 2024
Shpërndaje

Pas pak orësh do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga opozita e bashkuar, ndërsa përgatitjet në bulevard janë drejt fundit.

Godina e Kryeministrisë është rrethuar me gardh metalik aty ku do të vendohet edhe kordoni i policisë, ndërsa drejt fundit është edhe ndërtimi i podiumit ku do të flasin liderët dhe jo vetëm.

Ndërkohë kujtojmë që opozita ka marrë leje 4-5 për mbajtjen e këtij tubimi, ndërsa në terren do të jenë rreth 1,200 efektivë policie.

- Publicitet -

Ish-kryeministri, Sali Berisha nuk do mungojë në protestën e sotme, të thirrur nga demokratët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 17:30 të pasdites.

Edhe pse jo fizikisht, lideri i demokratëve mesazhin e tij për protestuesit do ta japë përmes teknologjisë, duke mbajtur një fjalim nga dritarja e banesës së tij, që do të transmetohet në një ekran, i cili do të vendoset përpara selisë së Kryeministrisë.

Të vetmit që nuk do t’i bashkohen tubimit kundër kryeministrit Rama janë Lulzim Basha dhe deputetët që e mbështesin atë.

Në gatishmëri dhe të planëzuar do të jenë edhe efektivë të Gardës së Republikës. Ata do të pozicionohen në brendësi të institucioneve të rëndësisë së veçantë, ndërsa do monitorojnë dhe nga tarracat e godinave, aktivitetin e protestës. Në dispozicion të policisë do të jenë edhe autobotet me ujë, në rast se protesta do të përshkallëzohet. Aktiviteti i protestës do të monitorohet edhe me kamerat e sigurisë së instaluara përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Kamerat me rezolucion të lartë, janë montuar gjatë protestave të shkuara të opozitës. Pjesë e planit të masave është bërë edhe Policia Rrugore, që do të bllokojë disa segmente rrugore. Rrugët që do të bllokohen para dhe gjatë protestës janë në bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali” si dhe rrugë tjera lidhëse me Kryeministrinë apo institucione të tjera, ku pritet të protestohet.

Një ditë para protestës së opozitës të thirrur pasditen e së martës, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është veshur me kamera të cilësisë së lartë. Mësohet se kamerat janë vendosur në çdo kënd të bulevardit në sheshin para godinës qeveritare, për të monitoruar dhe fiksuar më qartë çdo lëvizje të mundshme sot në shesh nga protestuesit.

Drejtuesit demokratë prej ditësh nisën turin e takimeve derë më derë për të ftuar shqiptarët në protestën e sotme kundër qeverisë. Synimi i opozitës është që sot të mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si mesazh të qartë kundër keqqeverisjes socialiste.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • mali says:
    February 20, 2024 at 4:51 pm

    Komedi e rradhes.

    Reply
  • mali says:
    February 20, 2024 at 5:06 pm

    Ato shashka mbajne ere kobure.

    Reply
  • mali says:
    February 20, 2024 at 5:17 pm

    Sa here gjate 10 viteve keta te rinj jane ngritur per te bere shqiperine si europa .Nga kush e kane pritur kete?Shiko turmen jane te gjithe pensioniste.Keta e duan europen me “bigbrother”.Amerika nuk ndertohet me big brother, por me dy punesime,no me klubet e bllokut por duke studiuar dhe punuar qe te paguajne shkolle e jetese.

    Reply
  • mali says:
    February 20, 2024 at 5:56 pm

    Doni me per Belulin?

    Reply
  • mali says:
    February 20, 2024 at 5:57 pm

    Koqe keta qe e degjojne kete idiot malok.Turp I kombit.

    Reply
  • mali says:
    February 20, 2024 at 7:21 pm

    Kjo ishte e ashtuquajtura”mosbindje civile ?”Me te tilla “mosbindje civile” Ramen e ke ne pushtet deri sa te filloje te numeroje pensionistet e mbetur .Gjate kesaj kohe “bilbil gjyzari” do te vazhdoje te kendoje nga dritarja.
    Te gjithe mbeten te kenaqur.Edhe Rama edhe Berisha.Asnje llogari bankare nuk u cenua.Te ardhurat ne bankat,brenda e jashte ,vazhdojne te fryen per pozite dhe leshopozite.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?