Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Rama dhe Veliaj përurojnë shkollën që do mbajë emrin e bashkëpunëtorit të ndjerë të gazetës DITA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > FOTO: Rama dhe Veliaj përurojnë shkollën që do mbajë emrin e bashkëpunëtorit të ndjerë të gazetës DITA
Kryesore

FOTO: Rama dhe Veliaj përurojnë shkollën që do mbajë emrin e bashkëpunëtorit të ndjerë të gazetës DITA

Published: September 9, 2022
Shpërndaje

 

“Andrea Stefani” është shkolla më e re në Tiranë, e cila të hënën do të presë rreth 1 mijë nxënës të Njësisë 11. Godina moderne, pjesë e paketës së 12 shkollave të reja të projektuara nga arkitekti i njohur, Stefano Boeri, që hapen këtë vit të ri shkollor në Tiranë, u përurua sot nga Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Kryebashkiaku tha se me 12 shkollat e reja që hapen këtë vit në Tiranë numri i institucioneve arsimore të ndërtuara, disa prej të cilave mbajnë firmën e Stefano Boerit, arrin në 40.

- Publicitet -

“Ndërtimi i shkollave të reja në Tiranë është një projekt që e filluam me Edin në ditën e parë të qeverisë dhe është një nga projektet që është sulmuar më shumë: “Ç’janë këto shkolla që bëhen nga 5 në një dorë?”, thonin. Por, ishte e vetmja mënyrë sepse nëse vazhdonim me ritmin tonë burokratik, të ndërtimit të një shkolle në vit, Tirana nuk e kapte ritmin për 65 vjet kraharuar me sa rritet dhe nevojat që ka për shkolla të reja.

Kjo ishte arsyeja përse vendosëm në atë paketë të parë 17 shkolla të reja, kurse me programin e rindërtimit shtuam edhe 23 të tjera. Në total, Tirana do ta mbyllë këtë mandat me 40 shkolla të reja. Kjo është nisma më e rëndësishme për arsimin që pas Luftës së Dytë Botërore,” u shpreh ai.

Kryeministri Rama tha se ajo që është bërë në pak kohë me shkollat në Tiranë ishte e paimagjinueshme pak vite më parë. “Më vjen shumë mirë të them që sot kemi një panoramë tërësisht të transformuar të të gjithë infrastrukturës shkollore në kryeqytet.

Ajo që tha Erioni është, jo vetëm e vërtetë, por është e rëndësishme për t’u pasur gjithmonë parasysh. Ne e morëm Tiranën në një moment realisht dramatik për arsimin parauniversitar, për shkak të një disbalance shumë të madhe midis rritjes së numrit të popullsisë, rritjes së kërkesave për klasa dhe ritmit absolutisht të papërshtatshëm të ndërtimit të këtyre klasave.

Me atë ritëm ne do të na duheshin 65 vjet që të arrinim të përmbushnim të gjitha kërkesat, e në atë kohë dukej absolutisht e pamundur që të imagjinoheshin shkolla me një turn dhe me klasa me më pak se 30 nxënës, që është një standard i domosdoshëm për të pasur të gjitha kushtet e një mësimi normal dhe për t’u dhënë mundësi nxënësve që të jenë të gjithë të përfshirë në procesin mësimor. Sot kjo është e realizuar,” u shpreh Rama, duke shtuar edhe se, “nuk janë ndërtuar thjesht shkolla të reja, por shkolla të standardeve dhe të një niveli projektimi, estetik e realizimi që mund të ishin në çdo kryeqytet të Bashkimit Europian, pa asnjë lloj diskutimi”.

Veliaj tha se me këtë shkollë, të gjitha familjet e zonës së Laprakës, Astirit, por jo vetëm, edhe në kufijtë e Kamzës e Kodër Kamzës, nuk do të humbin më kohë për transportin e fëmijëve drejt shkollës.

“Një pjesë e madhe e fëmijëve që vinin nga Kamza, nga Kodër-Kamza, “Bregu i Lumit” etj., kalonin minimalisht një orë në ditë duke udhëtuar me furgon për të ardhur në shkollat “Ahmet Gashi”, “28 Nëntori” në Laprakë. Pra, 300 ditë nga dy orë në ditë vajtje-ardhje, fëmijët humbisnin 600 orë. Por, në 600 orë një fëmijë mund të mësojë të kodojë, mund të mësojë një gjuhë të huaj, të pikturojë, apo të praktikojë një sport,” tha ai.

Kryetari i bashkisë shtoi se falë këtyre investimeve moderne, në çdo cep të Tiranës është rritur sot vlera e pronës. “Kur kemi ardhur për herë të parë dhe kemi hapur themelet e shkollës, kjo zonë s’kishte pikë vlere. Rruga dhe shkolla ka rritur 3-fish vlerën e pronës vetëm në këtë komunitet. Pra, kush ka pronë në këtë komunitet, prej faktit që është buzë autostradës dhe prej faktit se ka një shkollë afër, sot është bërë më i pasur. Vetëm prej këtyre punëve, edhe kundërshtari më i madh i progresit, sot është më mirë,” deklaroi ai.

Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi figurën e gazetarit të ndjerë Andrea Stefani, si model i gazetarisë shqiptare dhe tha se ndihet i nderuar që edhe dy fëmijët e tij do të ulen në bankat e kësaj shkolle.

“Jam posaçërisht i lumtur që, përveç autoriteteve, stafit të ri pedagogjik, – mes familjeve dhe fëmijëve që kanë ardhur të regjistrohen e që sot na kapën në këtë aktivitet, – është këtu edhe Enkelejda, së bashku me dy fëmijët, Stefin dhe Danielin, familja e vogël dhe e bukur e Andreas. Jam shumë i lumtur që jeni këtu sot sepse besoj se është, jo vetëm një moment krenarie për babanë tuaj, por është edhe një stoli për qytetin, e cila me gjasë do të prodhojë më shumë gazetarë të mirë, do të prodhojë më shumë të vërteta, që duhet t’i dëgjojmë, do të prodhojë më shumë qytetarë, se është shumë e rëndësishme që të jesh profesionist i mirë, por akoma më e rëndësishme është të jesh njeri i mirë dhe qytetar i mirë. Prandaj, besoj se sfida e gjithë kësaj familjeje të madhe është të prodhojë këtë qytetari,” u shpreh Veliaj.

Sipas Veliajt, shumë shpejt do të hapen në total 12 shkolla dhe 8 kopshte të reja. Ai tha se çdo shkollë e re do të ketë dhe një administrator që do kujdeset për mirëmbajtjen.

Në inaugurimin e kësaj shkolle që do mbajë emrin e gazetarit Andrea Stefani, ish-bashkëpunëtor dhe analist i gazetës DITA, foli dhe djali i gazetarit, Danieli i cili mes emocioneve për këtë nderim, u shpreh se babai i tij ishte jo vetëm i devotshëm për punën e tij, por edhe një familjar shumë i mirë.









Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • demo says:
    September 9, 2022 at 1:25 pm

    E meriton Andrea Stefani kete nder.

    Reply
  • Tironci says:
    September 9, 2022 at 1:32 pm

    Neveri.Vendim partiak si ne kohen e komunisteve.Shkollat dhe rruget duhet te marrin vetem emrat e atyre qe kane dhene jeten per Atdheun,patrioteve,humanisteve dhe artisteve me fame edhe jasht kufijve te Shqiperise.Dhe kete e vendosin vetem historianet pa parti dhe jo zagaret dhe patronazhistet e rilindjes se drogaxhinjve.Ku eshte morali i ketyre qe u vetequajten rilindas?Ne hale,te gjith hajdute,mashtrues,drogaxhinj dhe antishtet.

    Reply
  • edhe murat edhe shab,shqiptar puro says:
    September 9, 2022 at 1:40 pm

    Ka shprese edhe shaban murati qe medreseja te mare emrin e tij se ju te gazetes nuk po ja ndroni titullin nga dita ne shaban murati dyte

    Reply
  • Sokrati says:
    September 9, 2022 at 2:46 pm

    Dukesh, qe ne shkrimin e ”emrit tend” perfaqesues, se si e shkruan, ashtu edhe je! E vret shume mendjen per ”patriotet”, ata, qe dhane jeten per Atdheun, humanistet dhe artistet me fame!… Humanistin Andrea Stefani e njeh ti?!
    Njeriun e idealeve te pastertë, luftetarin e guximshem per drejtesi, kulture, liri fjale, modelin e gazeterit misionar, kolegun e dashur dhe familjarin e mrekullueshem, shqiptarin e famshem, Andrea Stefani, e njeh çdo shqiptar, brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise. Ndarja e parakohshme e tij nga jeta ishte nje humbje e madhe per familjen, gazetarinë shqiptare, koleget dhe mbare kombin tone.
    Nder dhe krenari per Shkollen, qe mban emrin ”Andrea Stefani”! Suksese çdo nxenesi ne kete shkolle mederne!
    Faleminderit autoriteteve shteterore per kujdesin ndaj femijeve, duke u siguruar kushte komode per mesim dhe edukim ne shkolla te reja si edhe per vleresimin e personaliteteve me kontribut te çmuar ne interes te Kombit!

    Reply
  • Arben says:
    September 9, 2022 at 4:15 pm

    antishqipetar dhe antimusliman.

    Reply
  • Cife Burreli says:
    September 9, 2022 at 5:30 pm

    Nuk kam asnje the te keqe per Andrea Stefanin.Ka qene analist i ralle nga me te mirat.Por te vesh emrin e tij dhe te lesh Menjane Mojkom Zeqon,Me duket pak e cuditeshme.

    Reply
  • Qwerty says:
    September 9, 2022 at 6:04 pm

    Kur lexova titullin me shkoi mendja tek Moikom Zeqo. Jemi rritur me librat e tij. Po kur lexova per Andrea Stefanin qe meriten me te madhe ne kete bote kishte antiberishizmin, mendoj qe pas ca vitesh mund te kemi dhe shkolle me emrin Fahri Balliu.

    Reply
  • titi says:
    September 9, 2022 at 7:41 pm

    GJE E SHKELQYER VENDOSJA E EMRIT ANDREA STEFANI KESAJ SHKOLLE MODERNE…… GAZETARIT TE VERTETE…..LUFTETARIT TE PAEPUR PER LIRINE E FJALES….MODELIT PERFEKT TE GAZETARISE SE VERTETE…..I PAKOMPROMIS ME TE KEQEN……..QE NUK U. ..SHIT KURRE AS MAJTAS AS DJATHTAS ….SIC NDODH SOT..ME IKJEN E TIJ GAZETARIA SHQIPTARE…..HUMBI SHUME NGA E VERTETA…….ANDREA I MUNGON SHUME ASAJ……NDERIM PUNES DHE VEPRES SE TIJ……QE KJO SHKOLLE DO TA PERJETESOJE………

    Reply
  • Arber iliri says:
    September 9, 2022 at 8:31 pm

    Urime,shkolle me standarte te kohes.Uroj qe edhe stafi mesimdhenes te ngrihet ne standartin e shkolles.

    Reply
  • Alban Dega says:
    September 10, 2022 at 5:08 am

    SIC ESHTE SHKOLLIMI SOT DO TE JETE
    SHQIPERIA NESER

    Reply
  • Alban Dega says:
    September 10, 2022 at 5:14 am

    SIC ESHTE SHKOLLIMI SOT DO TE JETE
    SHQIPERIA NESER

    – E drite e diturise perpara do na shpjere

    – E kur nje fabrike diturie, sic eshte shkolla, i jepet emri i nje dijetari si atehere Andrea Stefani nderohet vete shkollimi

    Reply
  • kavajsi says:
    September 10, 2022 at 6:04 am

    Aq sa e meriton Azem Hajdari titullin deshmor aq e meriton dhe Andrea Stefani ti vihet emri nje shkolle .Kush qenkan meritat e Andreas ? Ekishte mire nje komentues me siper,ka luftuar Berishen dhe opoziten apo se nuk ka shkruar nje rresht ne gazete per drejtuesit e PS-es dje e te rilindjes sot! Me gjeni nje rrjesht kunder Nanos apo Rames.

    Reply
  • x says:
    September 10, 2022 at 6:54 am

    more kavajsi ANDREA fiksoje mire se ju andej nga KAVAJA jeni shume te trashe dhe nuk ju kap kollaj antena ANDREA ISHTE NJERI I NDERSHEM ….DHE KAQ MJAFTON PER TE BERE DALLIMIN MIDIS TIJ dhe atyreemrave qe permende zotrote…….OK??????

    Reply
  • Kavajoti says:
    September 10, 2022 at 9:22 am

    X mund te jeshe kushdo sepse nuk eshte indetitet,prandaj po te them X bastard,kavajsi ka kurajon te indetifikohet te pakten gjeografikisht;po ti nga je qe te definoj me ofezat e pardigmat lokale historike?Si militanti socialist Andrea Stefani ka mijera ne Shqiperi,si Moikom Zeqo shume pak.X bastardi, Andrea Stefani eshte ekuvalienti i Mero Bazes.

    Reply
  • x says:
    September 10, 2022 at 10:17 am

    A E DI ATE……O KAVAJOTO……… KAVAJOTI TUTTI KANNI FUTI QENIN KE DUHANI?……BASTARD KAVAJE…… QE SNJEF SE CESHTE KULTURA………PLEHRE

    Reply
  • kavajsi says:
    September 10, 2022 at 10:39 am

    O X, me fal qe po te pergjigjem po nuk e kuptoj ku e ke pare ti ndershmerine e Andreas apo tek perkrahja qe i ka bere PPSH dhe PSSH.

    Reply
  • kavajsi says:
    September 10, 2022 at 10:45 am

    Andrea eshte aq i ndershem nje me Nanon e Ramen. Po qe se Nano e Rama jane te ndershem e te kulturuar atehere eshte dhe Andrea. Ate kulture qe ke ti un nuk e dua sepse nuk jam ne gjendje te ofendoj njeri.

    Reply
  • X says:
    September 10, 2022 at 10:52 am

    JO… JO…… KAM PARE KAVAJSIN QE CMENDET NGA DASHURIA PER SALIUN NON GRATA……..PRANDAJ ANDREA KISHTE SHUME TE DREJTE…….TI NUK OFENDON POR GENJEN….DHE TE MOS THUASH TE VERTETEN JE NJERI PA VLERE……TE THUASH TE VERTETEN ESHTE TRIMERI….. MOR BYTHEC KAVAJE…..

    Reply
  • Kavajoti says:
    September 10, 2022 at 11:48 am

    Hahaha..X nuk indetifikohet,pranon qe eshte bastard dhe eshte shoqeruar me bastardet,ndryshe do fliste per Teodor Kavaljotin(Kavajotin),per Aleksander Mosiun,per skulptoren e pare shqiptare Kristina Koljaka,per muzikantin Mustafa Krantja,per poetin Parid Teferiçi apo per protestat e para antikomuniste me 25-26 Mars 1990 kur x bastardi i mbushte nga frika te thoshte nje fjale,kurse tani ka turp dhe frike te tregoi vendlindjen. Fatkeqsisht kombi shqiptare ka me shumice si X bastardi,si drogaxhiu Edvin Rama dhe super bastardi Erion Veliaj,prandaj edhe eshte ne kete gjendje Shqiperia damkosur si Shtet mafioz.

    Reply
  • Arnold Salillari says:
    September 10, 2022 at 11:49 am

    Si njw jetw MWSUES dhe dashamires i zhvillimit t Atdheut,pershnds kwto arriti te bwra nw Tirane,ne vitet me te MAJTWn Shqiptare-pwrfaqwsuse e shtresave *gjera-masive* tw vwndit.
    Urime dhe VIT te mbare mesimor-shkolles qw do tw mbajw emrin;se pari*NJERI*-*ANDRA STEFANI*!
    Nw emr te *Pasusv Veterane*te Torontos,ju pershendesim. Kryetari Arnold Salillari.

    Reply
  • Gerdecie says:
    September 10, 2022 at 11:56 am

    Ju lumte! Edhe nje tjeter stoli per qytetin, shkelqen shkolla, paçim drite dhe dituri qe te ecim perpara e t’i leme langojte prapa!

    Reply
  • x TIRONE says:
    September 10, 2022 at 12:06 pm

    PO U TERBOVE FARE O I SHKRETE ….AI KE PIRE SOT ATO KOKRRAT????SA PER VENDLINDJEN JAM TIRONS ….DHE JETOJ NE QENDER TE TIRANES MU TE KTHESA E BLLOKUT…….. DHE PER ATO EMRAT QE PERMENDE KE TE DREJTE PO TI TI….TI JE….BASTARD KAVAJE HIZER I KEQ ….SHPIFS I NDYRE……..FARE E KEQE…….QE TE TMERRON ECJA PERPARA E VENDIT…….DO ATE TI SALIUN…. QE THYNIM KEMBET NEPER TROTUARE DHE E KISHTE LON TIRANEN SI FSHAT……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?