Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Rusia dyshon se një agjente sekrete ukrainase vrau me bombë vajzën e krahut të djathtë të Putinit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO: Rusia dyshon se një agjente sekrete ukrainase vrau me bombë vajzën e krahut të djathtë të Putinit
BoteKryesore

FOTO: Rusia dyshon se një agjente sekrete ukrainase vrau me bombë vajzën e krahut të djathtë të Putinit

Published: August 23, 2022
Shpërndaje

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) ka publikuar një video të autores së dyshuar të sulmit vrasës ndaj vajzës së Aleksandër Duginit, Darya Dugina.

Videoja në fjalë tregon 43-vjeçaren ukrainase Natalya Vovk.

Daria Dugina, gazetare dhe politologe u vra mbrëmjen e 20 gushtit. Ajo po drejtonte makinën e babait të saj, e cila shpërtheu në një autostradë në rajonin më të madh të Moskës.

- Publicitet -

FSB pretendon se krimi ishte planifikuar dhe kryer nga shërbimet speciale ukrainase dhe autorja Vovk hyri në Rusi më 23 korrik me vajzën e saj 12-vjeçare, duke marrë me qira një apartament në të njëjtën ndërtesë ku jetonte Dugina.

Vovk e ndoqi viktimën e saj duke përdorur një Mini Cooper, i cili fillimisht mbante targa “Republika Popullore e Donetskut”, të cilat ajo i ndryshoi më pas në targa Kazakistani.

Pak orë pas shpërthimit, 43-vjeçarja kaloi në Estoni me targa ukrainase, sipas hetimit të FSB-së.

Ditën e vrasjes, Vovk dhe vajza e saj ishin në një festival ku ndodhej edhe Dugina. Pasi u largua nga aktiviteti, Vovk duket se ka shpërthyer fuoristradën Toyota Land Cruiser Prado të drejtuar nga gruaja ruse. Pas kësaj, Vovk dhe vajza u nisën për në Estoni.

Sipas informacioneve, 43-vjeçarja ukrainase ka shërbyer më parë në Batalionin Kombëtar Azov dhe emri i vajzërisë së saj është Shaban.

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti vdekjen e Duginas një “krim të neveritshëm”.

“Një krim i neveritshëm, mizor preu fillin e jetës së Daria Dugina, një person i shkëlqyer, i talentuar, me një zemër të vërtetë ruse, e sjellshme, e dashur, e dhembshur dhe e hapur. Gazetare, shkencëtare, filozofe, korrespondente lufte, ajo i shërbeu popullit dhe atdheut me ndershmëri, duke dëshmuar me veprimet e saj se çfarë do të thotë të jesh patriot i Rusisë ”, thuhet në telegramin e ngushëllimit që presidenti rus i dërgoi të hënën familjes së Daryas.

Nga ana e saj, Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në vdekjen e saj.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  • ​Ndahet nga jeta veterani i fundit i njësisë elitare që u përball me Rommelin në Luftën e Dytë Botërore

Komentet e Fundit

  1. Ela on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. Shqiptar on Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  3. 1thundrak on Seul dhe Kievi të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojë në frontin rus
  4. Gerti on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  5. Varicarious albanian on Shtohen mashtrimet në emër të bankave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?