Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, zbulohet projekti 21 milionë euro i FSHZH
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > FOTO: Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, zbulohet projekti 21 milionë euro i FSHZH
EkonomiKuriozitete

FOTO: Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, zbulohet projekti 21 milionë euro i FSHZH

Published: September 8, 2026
Shpërndaje

Sheshi “Nënë Tereza” pritet të ndryshojë në kuadër të një projekti të ri të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili parashikon riorganizimin e hapësirës publike dhe zhvillimin e një kompleksi të gjerë nëntokësor.

Për ndërtimin e strukturave të projektit, FSHZH ka hapur procedurën e prokurimit me fond limit 2.08 miliardë lekë, mbi 21 milionë euro.

Tenderi, i çelur në Agjencinë e Prokurimit Publik, është pjesë e projektit “Ndërtimi i nyjeve multimodale të mobilitetit, Rajoni 1&2” dhe konkretisht mbulon strukturat për ndërtimin e hapësirave publike multifunksionale dhe parkimit nëntokësor në sheshin “Nënë Tereza”.

- Publicitet -

Çfarë parashikohet

Ndërhyrja shkon përtej një parkimi të ri. Projekti teknik parashikon që pjesa më e madhe e funksioneve të reja të zhvillohet nën tokë, ndërsa sipërfaqja e sheshit të rikonceptohet si hapësirë kryesisht për këmbësorët.

Në kompleks janë përfshirë parkimi, muzeu arkeologjik, një kapelë kushtuar Nënë Terezës dhe ambiente shërbimi për vizitorët.

Struktura nëntokësore do të shtrihet në disa nivele. Në kuotën -4 metra është parashikuar një shesh i ulur multifunksional, i cili do të funksionojë edhe si hapësirë hyrëse dhe shpërndarëse drejt funksioneve të tjera të kompleksit. Prej tij do të aksesohet bar-restoranti, kapela dhe holli i muzeut. Parkimi do të zhvillohet në nivelin -7.75 metra, ndërsa hapësira kryesore e muzeut arkeologjik do të zbresë deri në -19 metra.

Parkimi është projektuar me një kapacitet prej rreth 170 vendesh dhe do të lidhet drejtpërdrejt me hapësirat publike dhe funksionet e tjera të kompleksit nëpërmjet shkallëve dhe ashensorëve.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e projektit është ndryshimi i mënyrës së qarkullimit të automjeteve në zonë. Trafiku që aktualisht kalon në sipërfaqen e sheshit parashikohet të zhvendoset në një unazë nëntokësore, e cila do të rrethojë zonën e parkimit.

Aksesi do të bëhet përmes tre rampave me nga dy korsi: një në aksin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin mes Pallatit të Kongreseve dhe Presidencës, dhe dy të tjera në rrugën “Lek Dukagjini”, përballë korpusit universitar.

Korridori nëntokësor i qarkullimit është projektuar me dy korsi nga 3.5 metra secila, ndërsa në të dy anët janë parashikuar edhe kalime për këmbësorë, të destinuara kryesisht për personelin, mirëmbajtjen dhe evakuimin në raste emergjente.

Hapësira e pritjes dhe hyrjes së muzeut do të ketë rreth 500 metra katrorë dhe do të përfshijë biletari, informacion, ambiente administrative dhe hapësira për aktivitete edukative dhe ekspozita. Kapela e Nënë Terezës është projektuar në një sipërfaqe prej rreth 700 metrash katrorë.

Një tjetër sipërfaqe prej rreth 340 metrash katrorë është rezervuar për bar-restorant, i integruar në sheshin e zhytur dhe në kompleksin kulturor.

Nga pikëpamja konstruktive, projekti mbështetet në një sistem me kolona, trarë dhe pllaka prej betoni të armuar, ndërsa thellësia e gërmimit kërkon mure perimetrale mbajtëse që formojnë strukturën mbrojtëse të kompleksit nëntokësor.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Berlin says:
    September 8, 2026 at 11:56 am

    Boll e masakruat dhe ate cope Tirane qe ka ngleur !!!

    Reply
  • vlora says:
    September 8, 2026 at 12:26 pm

    Cdo gje qe ndertohet gje e mire eshte,por kjo me ngjason me nje njeri qe nuk ka cte haje dhe blen nje kostum te modes.Nuk do ishte me mire qe te gjitha fondet te perqendrohen ne gjene me kryesore qe eshte sigurimi i ujit 24 ore duke zhdukur bolieret pergjithmone?Une se di a do kete kryeqytet ne europen qe duam te shkojme qe ka ne cdo tarace bolier.Nejse padishahu e di vet cben

    Reply
  • Anonymous says:
    September 8, 2026 at 12:40 pm

    Cfar shikohet duket mire te shofim cfare po del kure te perfundoi

    Reply
  • xxx says:
    September 8, 2026 at 1:07 pm

    Projekti eshte ANTI-KEMESOR.
    Me axhende politike te zhduken Sheshet per qytetaret.
    Te mos te kete vende ku qytetaret te mund te tubohen per protesta.
    E ka bere ish- sheshim me Nen-kate.

    Reply
  • Beni says:
    September 8, 2026 at 1:16 pm

    21 milionë euro për atë projekt ? Nuk duhet lejuar madje nëse miratohet duhet hetim se kjo është vjedhja e radhës e kryehajdutit dhe mafiozit Rama

    Reply
  • Vl says:
    September 8, 2026 at 2:39 pm

    Me kete shume dhe kete projekt nuk i bje me mire dhe ndoshta me lir 1 tranvaj kinostudio kombibat dhe 1 tjeter dogane shkoze dhe kaq.

    Reply
  • demo says:
    September 8, 2026 at 2:53 pm

    Kur eshte drejt e dyst,perse e ben me gropa,qe te bien njerezit e te thyejne koken?
    O copa idjotit,o autik,Tin nuk je piktor jo te jesh arkitekt! Lere sheshin sic eshte se eshte mire.
    Ate qe ndertuan Arkitektet italjane vetem nje idjot si Edi Rama mund ta dreqose.

    Reply
    • Vlonjati says:
      September 11, 2026 at 7:32 am

      Idioti i pidhit të motrës dhe gocës sate .

      Reply
  • Zgjohuni, zgjimi eshte bekim prej Zoti says:
    September 8, 2026 at 5:52 pm

    Grabitja e rradhes prej pushteteve te superkorruptuar te ramadurolubis. Nje krim ne vazhdim. Protesto nese vertet ndjehesh krijes njerzore qe Zoti ta dhuroj. Beso dit me t’mira do te vijne

    Reply
  • Zgjohuni, zgjimi eshte bekim prej Zoti🙏🏻 says:
    September 8, 2026 at 5:52 pm

    Grabitja e rradhes prej pushteteve te superkorruptuar te ramadurolubis. Nje krim ne vazhdim. Protesto nese vertet ndjehesh krijes njerzore qe Zoti ta dhuroj. Beso dit me t’mira do te vijne

    Reply
  • xxx says:
    September 9, 2026 at 11:03 am

    kerma, e ka vizatu ne leter me hapesire te madhe a thua nuk egziston Monstra e rende e Stadumit qe nxin permbi shesh.

    Reply
  • Jovan Bregu says:
    September 10, 2026 at 5:14 am

    Nuk me duket e nevojshme.
    Me ato leke behen gjera te tjera per popullin tiranas.
    Shpenzim i panevojshem.

    Reply
  • Buda says:
    September 11, 2026 at 1:40 am

    Ai shesh duhej te kishte emrin e themeluesit te shtetit te pavarur shqiptar Ismail Qemalit.

    Reply
    • Arbër says:
      September 12, 2026 at 4:55 pm

      Kete gjete te thuash ti?
      Tjetër gjë po diskutohet ketu.
      Ke ndonjë problem ti arab ?

      Reply
      • Buda says:
        September 13, 2026 at 6:46 am

        Ismail Qemali eshte ikona e mencurise dhe ndershmerise e shtetit te pavarur shqiptar; Nene Tereza eshte mjaftueshem te Aeroporit si mikpritese.

        Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?