Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Statuja e sirenës ngre në këmbë fshatin: Forma të ekzagjeruara, provokuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > FOTO: Statuja e sirenës ngre në këmbë fshatin: Forma të ekzagjeruara, provokuese
EnciklopediLifestyle

FOTO: Statuja e sirenës ngre në këmbë fshatin: Forma të ekzagjeruara, provokuese

Published: April 28, 2023
Shpërndaje

Statuja e një sirene me forma deri diku të ekzagjeruara, që po vendoset nga autoritetet në një fshat peshkatarësh në rajonin juglindor italian pranë Puglias, ka shkaktuar polemika në komunitet duke u etiketuar “tepër provokative”.

Zyrtarët thonë se statuja është krijuar nga një prej studentëve të shkollës së artit Luigi Rosso në Monopoli, para se të vendosej në sheshin e titulluar sipas shkencëtares Rita Levi-Montalcini.

Sipas mediave italiane, vepra që ende nuk është inauguruar, është bërë objekt talljesh e kritikash të ashpra online, nga fotot e marra gjatë punës së instalimit.

- Publicitet -

Aktorja nga Bari, Tiziana Schiavarelli shkruante në Facebook se miqtë e saj në Monopoli “me të drejtë kishin shprehur rezervat e tyre për këtë ‘monument’”.

“Duket si një sirenë me dy gjinj silikoni dhe të pasme të mëdha që nuk më shkonte mendja t’i shikoja ndonjëherë në një sirenë”, komentonte Schiavarelli.

Adolfo Marciano, kreu i shkollës së artit Luigi Rosso mbronte statujën duke thënë se është një “homazh ndaj shumicës së grave që sot janë me tipare të mbushura”. Marciano tha se nuk donte të gjykonte frymëzimin e studentëve për krijimin “por e pranonte si realitet”.

“Kur sheh në TV modele që janë shumë të dobëta, kjo mund të jetë një homazh për gratë me trup të mbushur”, thotë Marciano.

Statuja në fjalë edhe nga vetë banorët e zonës shihet si tejet provokuese, pasi aty pranë ndodhet edhe një kënd lojërash për fëmijë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?