Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO/ Turqia dhuron 40 automjete për ushtrinë shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO/ Turqia dhuron 40 automjete për ushtrinë shqiptare
AktualitetLajmi i fundit

FOTO/ Turqia dhuron 40 automjete për ushtrinë shqiptare

Published: September 3, 2022
Shpërndaje

40 automjete (Fiat EGEA) dhe autobuzë u janë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga Turqia. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në ceremoninë e dhurimit shprehu falenderimet në emër të qeverisë shqiptare ndaj palës turke për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë Forcave të Armatosura për modernizimin e tyre dhe rritjen e kapaciteteve operacionale.

“Kjo ndihmë është shumë më tepër se një kontribut për modernizimin dhe rritjen e Forcave të Armatosura shqiptare, lëvizshmërinë dhe aftësitë operacionale. Është një simbol i një marrëdhënieje të vazhdueshme themeli të nxitur gjatë viteve të historisë sonë moderne. Dhe në ditët e sotme, trupat tona punojnë së bashku, stërviten dhe edukohen së bashku”, u shpreh gjatë fjalës së tij ministri Peleshi.

Ai përmendi faktin se një numër i lartë studentësh shqiptarë janë diplomuar në akademitë ushtarake turke, duke e cilësuar këtë një shtyllë të fortë të bashkëpunimit mes dy vendeve që prej vitit 1992. Po ashtu Ministri i Mbrojtjes vlerësoi ndihmën e dhënë edhe për emergjencat civile, kryesisht nëpërmjet marrëveshjeve financiare dhe granteve ushtarake, duke përmenduar këtu nënshkrimin e dy marrëveshjeve të bashkëpunimit financiar ushtarak mes dy ministrive të mbrojtjeve të dy vendeve.

- Publicitet -

Duke folur për sfidat e sigurisë veçanërisht pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë që prej 24 shkurtit të këtij viti, ministri Peleshi tha se: “Ne kemi qenë kudo ku ishte NATO dhe jemi të pranishëm sa herë që NATO është. Ne jemi krenarë që ndajmë barrën tonë në Aleancë. Është një sfidë për secilin prej nesh që të përballemi me një mjedis të tensionuar dhe të rrezikshëm sigurie. Përgatitja e modernizimit dhe zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve ushtarake duhet të jetë në fokusin tonë. Dhe mbështetja e aleatëve dhe partnerëve tanë të NATO-s është e pazëvendësueshme në këtë drejtim”.Nga ana e tij ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay tha se kjo ndihmë është një manifestim i qartë i marrëdhënieve vëllazërore mes Turqisë dhe Shqipërisë. “Ne e shikojmë Shqipërinë si një vend kyç për stabilitetin e sigurinë e Ballkanit dhe Evropës. Ne kemi mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE dhe dhe dëshirojmë sinqerisht ta shohim atë si një anëtare të re të Unionit në përfundim të procesit”

Në ceremoninë e dhurimit të automjeteve morën pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA gjeneral brigade Arben Kingji, atasheu ushtarak pranë ambasadës turke, Muhammed Kelami Kablay si dhe përfaqësues të tjerë të FA.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?