Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj në Davos, vlerësohet për transformimin e Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj në Davos, vlerësohet për transformimin e Tiranës
AktualitetPolitikeUncategorized

Veliaj në Davos, vlerësohet për transformimin e Tiranës

Published: June 27, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në samitin prestigjioz, “Klosters Forum”, i mbajtur në Davos të Zvicrës, ku ndau me të pranishmit historinë e transformimit të Tiranës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shprehet se pati kënaqësinë të bisedonte për ndryshmet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur vitet e fundit në Tiranë, si një qytet në zhvillim, i cili ka marrë vëmendjen e mediave botërore, çka ka rritur ndjeshëm numrin e turistëve.

“Faleminderit ‘Klosters Forum’ për ftesën, për të ndarë me ju historinë e rilindjes së Tiranës. Qytetet që përshtaten shpejt nuk kanë nevojë të jenë të pasura dhe të mirëfinancuara sepse të qenit praktikë dhe përfshirja e komunitetit mjaftojnë për të frymëzuar dhe sjellë ndryshimin. Tirana është transformuar nga një qytet i izoluar i një mbretërie të vetmuar, në një metropol ku turistët mezi presin ta vizitojnë! Ky sukses mund të përsëritet edhe në vendje të tjera, me guxim dhe kreativitet. Faleminderit themelueses së ‘Forumit Klosters’, Stephanie von Meiss për përkushtimin tënd ndaj qyteteve dhe drejtuesve të tyre!”, shkruan Veliaj.

Në fokus të diskutimeve gjatë samitit ishin bumi turistik që ka pasur kryeqyteti, rëndësia që po i jepet fëmijëve me ndërtimin dhe rikonstruktimin e 101 kopshteve dhe çerdheve, 42 shkollave të reja, si dhe 81 kënde lodrash në çdo cep të Tiranës. Gjithashtu, në samit u vlerësua puna e Bashkisë së Tiranës sa i përket rindërtimit të lagjeve pas tërmetit, transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë në gjithë Rajonin, si dhe pati diskutime edhe për Tiranën si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025″, që do të mirëpresë mijëra aktivitete.

- Publicitet -

 

Thank you @KlostersForum🇨🇭for inviting me to share the story of renaissance in the @CityOfTirana – resilient cities don’t need to be rich and endowed, common sense and community involvement go a long way to inspire and implement change!

Tirana transitioned from hermit kingdom… pic.twitter.com/amjAAa0Jm8

— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) June 27, 2024

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?