Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Vera e këtij viti ringjall turizmin, turistët e huaj mbushin rrugët e Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > FOTO: Vera e këtij viti ringjall turizmin, turistët e huaj mbushin rrugët e Tiranës
KryesoreLifestyle

FOTO: Vera e këtij viti ringjall turizmin, turistët e huaj mbushin rrugët e Tiranës

Published: August 5, 2022
Shpërndaje

Nga Nensi Bogdani

 

Është fillim gushti dhe temperaturat janë të larta, por rrugët e Tiranës janë të mbushura nga grupet e turistëve të huaj që po vizitojnë kryeqytetin. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vera e këtij viti e ka rikthyer turizmin në nivele të larta, pas një rënie të konsiderueshme dy-vjeçare për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-19.

- Publicitet -
Një grup turistësh në kryeqytet duke u relaksuar, ndërsa guida e tyre u shpjegon destinacionin e rradhës.
Një grup turistësh të huaj duke kaluar në bulevardin “Bajram Curri”, të udhëhequr nga guida e tyre.

Sipas INSTAT, 876.056 shtetas të huaj hynë në territorin shqiptar në muajin qeshor – duke shënuar një rritje me 45% krahasuar me qershorin e një viti më parë. Gjashtëmujori i parë i këtij viti ka regjistruar shtetasit grekë si ata me rritjen më të lartë, ndërsa shtetasit kosovarë kanë shënuar rritjen më të ulët me 12.6%.

Një vizitore e huaj mban në kokë një kapele me shqiponjë.
uristët e huaj vizitojnë Kullën e Sahatit.

Arsyet e udhëtimit të shtetasve të huaj në Shqipëri lidhen kryesisht me turizmin dhe sezonin e pushimeve, të ndjekur nga ata që vijnë për kalim tranzit dhe më pas ata që udhëtojnë për arsye biznesi apo profesionale.

Një turist duke mbajtur në dorë një guidë turistike për Tiranën.
Një familje turistësh e sapoardhur në kryeqytet, me valixhe në duar.

Grupet e turistëve kanë preferenca të ndryshme në mënyrën se si e organizojnë qëndrimin në Tiranë. Disa prej tyre janë të organizuar në grupe të drejtuara prej guidash lokale, ndërsa të tjerët eksplorojnë në mënyrë të pavarur pikat turistike të Tiranës.

Një grup turistësh duke vizituar sheshin “Skënderbej”.
Një çift turistësh duke u freskuar me akullore në duar.

Kryesisht, vizitorët e huaj frekuentojnë sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si edhe pedonalen apo Katedralet dhe Xhamitë e Tiranës.

Xhamia e Et’hem Beut në qendër të Tiranës është një nga destinacionet kryesore turistike.
Disa femijë të huaj teksa freskohen dhe luajnë në sheshin “Skënderbej”.
Një grup turistësh duke kaluar në bulevardin “Bajram Curri”.
Një vizitore e huaj duke shijuar kafenë e saj në sheshin “Skënderbej”.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga
  • I akuzuar për trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit

Komentet e Fundit

  1. Liu11 on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K R on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. L.h on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Liu11 on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Cen Latifi on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?