Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Fundi i izolimit mbi 20 vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Fundi i izolimit mbi 20 vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: Fundi i izolimit mbi 20 vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues

Published: June 22, 2026
Shpërndaje

Një prej çështjeve më të debatueshme dhe më jetëgjata që lidhet me aksesin në bregdetin shqiptar ka hyrë në një fazë të re. Pas 22 vitesh kufizimesh dhe kundërshtimesh nga komuniteti lokal, është hequr barriera që pengonte hyrjen në gjirin e Kakomesë, duke lejuar sërish qasjen e lirë në këtë zonë natyrore.

Ky zhvillim erdhi pas presionit të vazhdueshëm të banorëve të Nivicë-Babarit, të cilët kishin njoftuar organizimin e një proteste masive më 21 qershor. 

Në një deklaratë publike, Shoqata “Bregdeti” theksoi se kjo arritje është rezultat i përpjekjeve të komunitetit dhe mbrojtjes së trashëgimisë së tyre, duke kundërshtuar çdo përpjekje për ta përdorur çështjen për qëllime politike apo elektorale.

- Publicitet -

“Kakomeja nuk është Parlamenti i Tiranës dhe as shesh për amnisti partiake. Nivica nuk shitet dhe nuk bëhet vegël e asnjë partie”, thuhet në deklaratën e Shoqatës “Bregdeti”.

Megjithëse pengesa fizike është hequr, raportohet se organizatorët kanë konfirmuar se tubimi i planifikuar për të dielën, në orën 12:00, do të zhvillohet sipas planit.

Aktiviteti do të ketë karakter simbolik dhe festues, duke shënuar atë që banorët e konsiderojnë një fitore të rëndësishme qytetare. 

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë qytetarët, ambientalistët dhe mbështetësit e kauzës, me kërkesën që të mos përdoren simbole apo mesazhe partiake.

Sipas banorëve, rasti i Kakomesë tregon se angazhimi i organizuar qytetar, i mbështetur në dokumentacion dhe argumente ligjore, mund të sjellë rezultate konkrete edhe pas dekadash përballjeje. 

Hapja e aksesit në këtë zonë konsiderohet prej tyre si rikthimi i një pasurie natyrore në përdorim të lirë për publikun. Siç shihet nga pamjet, plazhi është mbushur me pushues, që më në fund po arrijë të shijojnë natyrën.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/06/Vendi-kryesor-irezistences-Kakomeja-e-shenjte.-Niviciotet-qe-22-vjet-luftoine-per-mos-me-ja-l-2.mp4
https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/06/Vendi-kryesor-irezistences-Kakomeja-e-shenjte.-Niviciotet-qe-22-vjet-luftoine-per-mos-me-ja-l.mp4

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/06/Vendi-kryesor-irezistences-Kakomeja-e-shenjte.-Niviciotet-qe-22-vjet-luftoine-per-mos-me-ja-l-3.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Detari says:
    June 22, 2026 at 8:27 am

    Nuk e kuptoj deshiren e partise kriminale PS-PD qe ndertojne buze detit, hotelet mund te ndertohen me thelle dhe natyra si kjo te mbahet e virgjer.

    Reply
    • Parku Rinia says:
      June 23, 2026 at 4:33 am

      22 vjet e bllokuar/mbyllur per vendasit dhe qytetaret e tjere.

      dmth:

      10 vjet nen Sali Berishen

      dhe

      12 vjet nen Edi Ramen

      Ta clirosh me ne fund kete plazh e hapesire publike te bllokuar prej 22 vjetesh, eshte akt i mirepritur po prej 22 vjetesh.

      Ajo qe nuk duhet te ndodhte eshte te hidheshin kontenejret e ndryshkur poshte, mes luginezave e natyres se virgjer.

      Ku do te perfundojne nderkohe ndotjet e helmimet nga ndryshku i keture gjysem rrangallave qe u kthyen plotesisht ne rrangalla?

      Kush do t’i pastroje tani ato hapesira te uzurpuara e ndotura rishtazi nga dalldia e gjoja ‘lirise’?

      A do te 10 e 100 fishohen kostot publike, bashkiake a shteterore per keto operacione pastrimi e bonifikimi?

      A nuk jane edhe keto para e kohe qe do te shpenzohen pjese e taksave e pasurive tona?

      Ketu matet zgjuarsia e mencuria, vetepermbajtja e racionaliteti ne veprime e nje komuniteti, kur vertete ka nje te tille:

      1.- te ruajtja vertete e tokes dhe e natyres,

      2.- dhe tek te organizuarit bashke qe ne momentin e pare, e jo me gjoja trimerite legjendare te djemve te Nivices pas me shume se 22 vjetesh.

      Reply
  • TITI says:
    June 22, 2026 at 8:58 am

    SHUME PREKESE ,,,,por njekohesisht ngazelluese te shohesh banoret ashtu thjesht,, pa salltanetet e kriminelave,,,,,,, qe bejne plazh te lire ne tokat e te pareve te tyre,,,, POSHTE OLIGARKET.

    Reply
  • Banori Kakomesë says:
    June 22, 2026 at 9:55 am

    Na kthyet bukurinë e Kakomesë. Faleminderit rini e mrekullueshme.

    Reply
  • Të koruptuar që nga e para says:
    June 22, 2026 at 10:11 am

    Batërdi nga pushteti dhe krimi me tokat e pronat nga Rriolli Patoku Lalzi Hamallaj Zvërnec Himar Kakome e Ksamil
    Korupsion pushtetarët me mafiozët
    Rama bënë tymnajën hedhë topin nga Sërbia Greqia te Trampi
    Premtoj do vinte toka te i zoti atë po e merrë mafjozi me pushtetarin e koruptuar
    Për këtë bëhet protesta
    Ta kuptoj Rama Berisha e kushdo e të largohet një orë e më parë si nga pushteti e nga politika se po marrin më qafë Shqipërin e shqipëtarët

    Reply
  • demo says:
    June 22, 2026 at 11:10 am

    Populli nuk e lshon Token e te pareve.”Ketu kam Kadimin*kurgan,vend prehje) e babait te Gjyshit Tim”-shkruan populli.
    Mua me bere hatane o Sali maloku!E pagofsh zi e me zi ne koke te Zenit,te mbesa e c`ke lene prapa.se Amanetin e Tokes nuk e tret dheu!

    Reply
    • Zabiti says:
      June 22, 2026 at 3:41 pm

      Ngushëllime demo po qenin e ngordhur do marrësh .

      Reply
  • Asd says:
    June 22, 2026 at 11:39 am

    Mjafton kjo ngjarje qe Rama te dorehiqej…natyrisht po te kishte faqe dhe fytyre.

    Reply
  • Illi says:
    June 22, 2026 at 11:51 am

    A kane marre buke e und me vetë?
    Ja kalofshi mire e ta gezoine plazhin sa te vije t’ja u bleje Gjikuria a ndonje Gjikuri tjeter! Tung

    Reply
  • Qytetari says:
    June 22, 2026 at 12:01 pm

    E tmershme, 20 vjet shqiptareve u ndalohet larja
    ne brigjet e Shqiperise, rregjim BeRama !
    Ne Côte d‘Azur nga Menton ne Sant Tropez plazhet
    jane publike.

    Reply
  • Aldrin says:
    June 22, 2026 at 7:16 pm

    Hajt ju lumte Goja kush e ka bere kete viedo.
    Tu ngjat Jeta or Njeri i Lire…
    Clironi Shqiperine nga Zaberzanet dhe kriminelet qe kane brigjet dhe Detin Shqiptar.
    Kakomeja te shkoje Ne Vlore..
    Atje, ku eshte shtylla e Fundit e Ramut Kermes
    Clironi Vloren

    Reply
  • Parku Rinia says:
    June 23, 2026 at 5:08 am

    22 vjet e bllokuar/mbyllur per vendasit dhe qytetaret e tjere.

    dmth:

    10 vjet nen Sali Berishen

    dhe

    12 vjet nen Edi Ramen

    Ta clirosh me ne fund kete plazh e hapesire publike te bllokuar prej 22 vjetesh, eshte akt i mirepritur po prej 22 vjetesh.

    Ajo qe nuk duhet te ndodhte eshte te hidheshin kontenejret e ndryshkur poshte, mes luginezave e natyres se virgjer.

    Ku do te perfundojne nderkohe ndotjet e helmimet nga ndryshku i keture gjysem rrangallave qe u kthyen plotesisht ne rrangalla?

    Kush do t’i pastroje tani ato hapesira te uzurpuara e ndotura rishtazi nga dalldia e gjoja ‘lirise’?

    A do te 10 e 100 fishohen kostot publike, bashkiake a shteterore per keto operacione pastrimi e bonifikimi?

    A nuk jane edhe keto para e kohe qe do te shpenzohen pjese e taksave e pasurive tona?

    Ketu matet zgjuarsia e mencuria, vetepermbajtja e racionaliteti ne veprime e nje komuniteti, kur vertete ka nje te tille:

    1.- te ruajtja vertete e tokes dhe e natyres,

    2.- dhe tek te organizuarit bashke qe ne momentin e pare, e jo me gjoja trimerite legjendare te djemve te Nivices pas me shume se 22 vjetesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ish-dhëndri u mori jetën, këta janë viktimat e ngjarjes tragjike në Roskovec
  • Doganierët grekë në grevë, pika kufitare e Kakavijës të hënën do jetë e pakalueshme për 4 orë
  • Situatë apokaliptike nga zjarret, Macron mobilizon ushtrinë, Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme
  • Një analizë në shifra: Çfarë ka sjellë realisht Ligji për Investimet Strategjike
  • Moti i kthjellët në të gjithë vendin, parashikimi për sot

Komentet e Fundit

  1. CR7 on “Na morën vetëm se ishim aty”
  2. Ardiani on Një analizë në shifra: Çfarë ka sjellë realisht Ligji për Investimet Strategjike
  3. vlora on Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  4. Soza on Gazetari nxjerr videon: Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  5. ANA on “Serumi” i lashtësisë!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?