Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fredi Beleri do t’i shpëtojë qelisë, dy kërkesa për transferimin në spital: Jam me diabet dhe vuaj nga zemra
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Fredi Beleri do t’i shpëtojë qelisë, dy kërkesa për transferimin në spital: Jam me diabet dhe vuaj nga zemra
KronikeKryesore

Fredi Beleri do t’i shpëtojë qelisë, dy kërkesa për transferimin në spital: Jam me diabet dhe vuaj nga zemra

Published: May 16, 2023
Shpërndaje

Nga ambientet e burgut të Vlorës, ku ndodhet aktualisht Dhionisis alias Fredi Beleri, kandidati fitues i kualicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë Himarë, ka kërkuar të transferohet në spitalin e burgut në Tiranë.

Përmes burimeve në SPAK, “Ora News” ka mësuar se dy kërkesat për transferimin e Fredi Belerit, janë dorëzuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Që nga momenti i arrestimit, Beleri ka pretenduar se ka probleme me zemrën dhe diabet.

- Publicitet -

Por pavarësisht kësaj, kërkesat e kandidatit fitues në Himarë, nuk janë konsideruar të sinqerta. Pasi gjyqtarja e Vlorës, Dorina Stroka, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Tashmë, pritet që në ditët në vijim, dy kërkesat e Fredi Belerit, pritet të shqyrtohen nga një komision pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do vendoset nëse do miratohet ose jo transferimi i tij, nga ambjentet e burgut në Vlorës drejt spitalit të burgut në Tiranë.

Aktualisht çështja penale kundër Fredi Belerit dhe bashkëpunëtorit të tij, Pandeli alias Pano Kokaveshi, është transferuar në prokurorinë e posaçme SPAK.

Gjatë kësaj jave, Kokaveshi dhe Beleri të dalën sërish para gjykatës së posaçme, ku do i nënshtrohen procesit të rivlerësimit të masës së sigurimit “arrest në burg”.

Nëse gjykata do vendosë vijimin e qëndrimit në burg të Fredi Belerit, një gjë e tillë do sillte një ngërç procedurial ligjor të mënyrës se si do kryhet betimi përpara Këshillit Bashkiak, të kryetarit fitues në bashkinë e Himarës.

Kjo pasi Beleri ndodhet i izoluar në ambientet e burgut, dhe legjislacioni shqiptar e kërkon që kryetari i ri i bashkisë, merr detyrën zyrtarisht pasi bën betimin para anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

Beleri, fitoi me vetëm 19 vota diferencë ndaj konkurrentit të Partisë Socialiste Jorgo Goro. Me rezultatin e fitores, Beleri u njoh në ambientet e burgut të Vlorës.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Muri i Berlinit dhe Tirana”!
  • Zv/presidentja e Asamblesë të OSBE: Në Shqipëri, studentët po gjobiten e dhunohen se ushtrojnë të drejtën e protestës
  • U helmuan nga ushqimi? 7 fëmijë të kopshtit Nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital
  • E rëndë, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit
  • Dorëheqja e parakohshme nga BQE-ja, a do të jetë Christine Lagarde presidentja e re e Francës

Komentet e Fundit

  1. Diana on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  2. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  3. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  4. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  5. demo on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?