Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Frika e financimeve ruse, KQZ letër urgjente Parlamentit për të ndryshuar Kodin Zgjedhor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Frika e financimeve ruse, KQZ letër urgjente Parlamentit për të ndryshuar Kodin Zgjedhor
KryesorePolitike

Frika e financimeve ruse, KQZ letër urgjente Parlamentit për të ndryshuar Kodin Zgjedhor

Published: October 5, 2022
Shpërndaje

Influenca ruse në Ballkan qoftë edhe nëpërmjet financimeve të partive ka detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ti drejtohet zyrtarisht Parlamentit, për të ndryshuar nenet e Kodit Zgjedhor.

KQZ i ka dërguar shkresë Kuvendit për disa rekomandime të pjesshme për ndryshime të kuadrit ligjor zgjedhor. Në mesin e 3 rekomandimeve përfshihen dhe rregullat e financimit të fushatës zgjedhore.

“Duke qenë se koha në dispozicion për zgjedhjet e radhës nuk lejon ndryshime themelore dhe mundësi për zbatimin e tyre, sugjerojmë të konsideroni për momentin rekomandimet vijuese: a. Të përcaktohen rregulla për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në median në internet (online), në rrjetet sociale dhe në median e shkruar.b.Të përcaktohen rregulla në lidhje me financimin dhe fushatën e subjekteve të identifikuara si “palë të treta“”, thuhet në shkresën e KQZ-së.

- Publicitet -

Raporti i agjencisë amerikane i dalë fundmi se Moska kishte financuar 300 milionë usd dhe përmendte se Partia Demokratike kishte përfituar 500 mijë usd në vitin 2017.

Pikërisht ky alarm i lëshuar përtej Altantikut bëri që ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim të zhvillonte një takim urgjent në KQZ me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike. Më pas Kim pati edhe takime në Kryesinë e Kuvendit, ku primare kishte ndryshimet në ligjin zgjedhor.

Propozimet e tjerë të KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që ndryshimet e Kodit Zgjedhor të bëhen dy tre muaj përpara zgjedhjeve lokale. Pra sipas kësaj llogaritje, Kuvendit i kërkohet që ato të miratohen deri në janar apo në shkurt.

Ndër propozimet e tjera të KQZ-së lidhen edhe ai i përdoret të aseteve të administratës publike në fushatat zgjedhore. “Të përcaktohet në mënyrë shteruese (nëpërmjet përkufizimit/ve) çfarë duhet të jetë e ndaluar për funksionarët publik në kuadër të fushatës zgjedhore, si dhe mekanizmat për verifikimin nga KQZ mbi përdorimin e aseteve publike dhe veprimtarinë e institucioneve publike”, thuhet në letrën e KQZ-së.

Mënyra dhe forma e organizimit dhe e funksionimit të komisioneve të qendrave të votimit (KQV) të komisioneve zonale të administrimit zgjedhor (KZAZ), si dhe e grupeve të numërimit (GN) duket se është një tjetër shqetësim për KQZ-në.

Me propozimin e tyre ky institucion ka si qëllim që të paktën në aspektin formalo-teknik të kemi një administrim më të mirë të procesit zgjedhor nga komisionet e niveleve të dyta dhe të treta.

“Përmirësimet që ne nxisim në lidhje me këtë aspekt, jo domosdoshmërisht ato duhet, apo mund t’i zhveshin partitë nga të drejtat që ato kanë sot në administrimin e zgjedhjeve, përfshi këtu edhe të drejtën për vendim-marrjen nga përfaqësuesit e tyre në këto komisione”, thuhet në letrën e KQZ. Më konkretisht sugjerohet që partitë të mos të kenë të drejtën e komisionerëve vendimmarrjes të plotë në nivelet e dyta apo të treta të komisioneve dhe të numërimit të votave, duke propozuar një formulë mikse mes partive dhe KQZ-së, ku vendimmarrjen ta ketë ky institucion.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hodhën shishe uji dhe vezë drejt Ramës, Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë Bardhin dhe Balliun
  • Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  • Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”
  • Si po futen në Shqipëri pesticide kineze e indiane, Ministria e Bujqësisë “mbyll sytë”
  • Hyrja në BE mund të mos hapë menjëherë tregun e punës për shqiptarët

Komentet e Fundit

  1. ANA on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Zgjohuni, lufta pa kompromis kundrejt c’do ekstremizmi e ben boten te paqeshme. on VIDEO: Tjetër sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur
  3. Zgjohuni, heshtja kundrejt bemave korruptive-kriminale t’ben fajtor on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  4. I pafuqishmi on Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  5. AI Music Creator on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?