Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Frika nga SPAK: Belind Këlliçi ‘zë mend’, deklaron pasurinë e partneres. Pranon se ka kryer vepër penale në 2021
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Frika nga SPAK: Belind Këlliçi ‘zë mend’, deklaron pasurinë e partneres. Pranon se ka kryer vepër penale në 2021
Investigim

Frika nga SPAK: Belind Këlliçi ‘zë mend’, deklaron pasurinë e partneres. Pranon se ka kryer vepër penale në 2021

Published: November 27, 2025
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi duket se ka ‘zënë mend’ pas thirrjes në SPAK vitin e kaluar si dhe pas raportimeve mediatike që konstatonin që Këlliçi nuk kishte deklaruar pasurinë e partneres së tij, Anna Shkreli.

Në deklaratën e tij të plotë të pasurisë si deputet të siguruar nga Prapaskena (deklarimi i plotë i pasurisë para fillimit të detyrës), ndryshe nga deklarata e 2021, Belind Këlliçi ka deklaruar pasurinë e Anna Shkrelit, me shënimin ‘bashkëjetuesja’.

- Publicitet -

Znj. Shkreli deklaron një apartament 127 m2, blerë në 2023, me vlerë 105 mijë euro, me burim kurisme. Ndërkaq, për vitin 2024 deklaron rreth 21 mijë euro ndarje dividenti si person fizik me nipt M01804027N, me objekt veprimtarie shtëpi botuese, librari, shërbim biblioteke dhe shërbime redaktimi.

Anna Shkreli rezulton ka përfituar edhe para publike nga disa ente shtetërore, si person fizik, konkretisht nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor.

Po pse Belind Këlliçi vendosi të deklaronte pasurinë e bashkëjetueses, kur e kishte mohuar para SPAK-ut si të tillë?

Në 26 dhjetor 2024, Belind Këlliçi u paraqit në SPAK, ku përpos të tjerave është pyetur edhe se pse nuk ka deklaruar pasurinë e Anna Shkrelit. Pas daljes nga SPAK ku u thirr nga prokurori Elvin Goga, Këlliçi mohoi bashkëjetesën me partneren. Këlliçi pretendoi se Ana Shkreli jeton me familjen e saj dhe kujdeset për t’a.

“Më është kërkuar për disa detaje të hetimit që të mos shprehem publikisht. Jam pyetur për çdo gjë, për partneren time që unë dal në media publikisht dhe them që nuk bashkëjetoj me të dhe nuk jemi bashkë dhe ajo po kujdeset për familjen e saj, për vëllanë e saj. Pyetem sikur kam deklaruar që them se bashkëjetoj me të”, tha Belind Këlliçi.

Po çfarë ka ndodhur që Belind Këlliçi vendosi të deklaronte pasurinë e bashkëjetueses?

Ka vendosur partnerja të mos kujdeset më për familjen e saj siç pretendoi Belind Këlliçi dhe të kujdeset për Belon apo Belo ka ndjerë frikën e veprimit të mundshëm të SPAK-ut?

Me deklarimin e pasurinë së bashkëjetueses në 2024-2025, a ka pranuar Belind Këlliçi se ka kryer vepër penale, duke mos e deklaruar pasurinë e saj në 2021 kur u zgjodh deputet dhe në vijim deri kur u la mandatin në 2023, ku humbi me 60 mijë vota në garën për Bashkinë e Tiranës?

Deklarata e plotë e pasurisë e Belind Këlliçit:

 

Copyright © 2025. All Rights Reserved by Prapaskena

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Skypion says:
    November 27, 2025 at 1:47 pm

    Cfare gallate!
    Edhe kur kujtoni se mund te kapni dike nga Opozita, prapeseprape del dikush nga socialistja. Partnerja e Kellicit eshte nga familje e njohur socialistesh.
    Natyrisht qe kete e them thjeshte per gallate, per te treguar sesa qesharake jane ata qe mundohen te gjejne qimen ne syrin e opozites; perndryshe zonja e Kellicit eshte e nderuar dhe e respektuar, dhe nuk ka as hijen me te vogel te problemit, pse eshte nga familje socialistesh; fundja ka edhe socialist te ndershem; nuk jane te gjithe 100% hajdute.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, ja thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir, koha e heshtjes ka mbaruar!
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?