Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Frika nga sulmet kibernetike, Presidenti kërkon kompjuter të sigurt për të mbrojtur sekretet shtetërore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Frika nga sulmet kibernetike, Presidenti kërkon kompjuter të sigurt për të mbrojtur sekretet shtetërore
AktualitetPolitike

Frika nga sulmet kibernetike, Presidenti kërkon kompjuter të sigurt për të mbrojtur sekretet shtetërore

Published: November 2, 2022
Shpërndaje

Presidenti Bajram Begaj është i pakënaqur me sigurinë e institucionit që ai ka marrë në drejtim nga paraardhësi Ilir Meta. Sulmi i hakerave në sistemet e policisë dhe ato të e-Albania ka alarmuar Kreun e Shtetit, i cili nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm i ka kërkuar para shtesë Kuvendit dhe Qeverisë për të mbrojtur sekretet shtetërore.

Florian Kali, Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë, tha: “Sot kemi vetëm një kompjuter që është kompjuter i klasifikuar. Unë mendoj që ta hapim më tepër sepse kemi dokumentacion të klasifikuar që prodhohet vetëm në një kompjuter në të gjithë institucionin. Dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, kthimi i godinës në parametrat e sigurisë të klasit A”. 

Të njëjtin shqetësim për sigurinë kibernetike ndajnë edhe deputetët e Komisionit të Ligjeve, ndonëse jo për dokumentat e klasifikuar. Sistemi digjital i ILDKPKI tërhoqi vëmendjen e tyre, që pasuritë e deklaruara të mos bien në dorën e kujtdo.

Bardhyl Kollçaku, deputet i PS, u shpreh: “Kemi dhënë autorizimin që të dhënat të jenë për autoritetet që duhet të njihen me to, por jo të dhënat të jenë në pazar”.

Ndërsa inspektori i ILDKPI, Arbër Basholli, tha: “Deri tani që flasim sistemi është i pastër, nuk kemi patur asnjë tentativë”.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë kishte probleme më bazike. Shkurtimi i fondeve nga Qeveria përmes akteve normative e kthen institucionin në debitor ndaj shtetit.

Emis Çërava, Sekretar i Përgjithshëm i KLP, theksoi: “Sot na kanë bërë që të mos kemi fonde edhe për nevojat bazike, siç janë utilitetet, dritat dhe uji”.

Shqetësimin për veprimin e qeverisë që shkurton në mes të vitit paratë nga buxheti i institucioneve, e kanë ngritur në Komisionin e Ligjeve edhe përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë së Posaçme.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 3, 2022 at 2:10 am

    Po deshet mire po nuk deshet jepni doreheqjen dhe vazhdoni ne jeten private pune

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren
  • Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  • Horoskopi 10 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
  • 10 nëntor 2026

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  2. Skypion on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  3. George on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  4. Torsten on I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndoqi hajdutin me Porsche deri në Austri
  5. cuckold.lululu.win on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?